Debutimi i Ronaldos, Verona ndërmerr masa antiterrorizëm

August 18, 2018 16:59

Debutimi i Ronaldos, Verona ndërmerr masa antiterrorizëm

Debutimi i sotëm i Cristiano Ronaldos në Romë pritet të marrë vëmendjen e të gjithë botës.

Tifozët do të mbushin plot e përplot shkallët e stadiumit “Bentegodi”, ndonëse çmimet e biletave për ndeshjen e Chievo-Juventus janë dyfishuar.

Skuadra mikpritëse e Chievos ka marrë të gjitha masat për një mbarëvajtje sa më të mirë të takimit.

Mes tyre përmenden edhe masat antiterrorizëm. E gjithë hapësira rreth e qark stadiumit është zbrazur, ndërsa tifozëve do t’i duhet të kalojnë disa kordonë policie, nën kontrolle mjaft të rrepta.

Situata paraqitet e ngjashme edhe në Romë, ku në mbrëmje Lazio do të presë Napolin në stadiumin “Olimpico”.

Kryeqyteti italian është blinduar nga forcat e policisë, të cilat kanë marrë masa të jashtëzakonshme për të shmangur përplasjet mes dy tifozërive.

Sezonin e kaluar, tifozët napolitanë shkaktuan shumë trazira në Romë, që u pasuan me akte vandale ndaj pronës publike.

s.a/dita

 

August 18, 2018 16:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*