Deeuroizimi/ Eksportuesit, Ramës: Efekti negativ në ekonomi, 140 mln euro

April 27, 2018 18:34

Deeuroizimi/ Eksportuesit, Ramës: Efekti negativ në ekonomi, 140 mln euro

 

Efektet negative të procesit të deeuroizimit kanë vënë në alarm Qendrën Shqiptare të Eksporteve dhe Albanian Food Industry.

Në një letër dërguar Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, ministrit të Financave dhe për dijeni të kryeministrit Edi Rama, shoqatat vërejnë se efekti negativ në ekonominë e vendin arrin në 14 miliardë lekë, afërisht 140 milionë dollarë.

Sipas analizës së shoqatave, përmes zhvleftësimit të euros me afër 4%, në ekonomi do të mungojnë afro 7 miliard lekë nga eksportet në qarkullimin e brendshëm, afro 3.5 miliard lekë nga remitancat dhe rreth 3.5 miliard lekë nga turizmi.

Nëse euro do të vazhdonte të ruante të njëjtat nivele ndaj lekut, arkës së shtetit do t’i mungojnë rreth 26 milionë euro taksa, ndërkohë që vetëm për këtë vit, deeuroizimi do të vërë në pikëpyetje hapjen e të paktën 3500 deri në 7000 vende të reja pune.

Dy shoqatat nënvizojnë se koha vërtetoi paralajmërimet e biznesit se procesi i deeuroizimit do  penalizonte rëndë industrinë e eksporteve, të turizmit dhe shtresën me vulnerabël të popullsisë që jeton me remitancat.

Dy shoqatat i kërkojnë autoriteteve ngritjen e një ekipi pune për menaxhimin e situatës së krijuar nga ky zhvlerësim i përshpejtuar i aftësive eksportuese të vendit tone dhe rënies së parave në qarkullim për gjithë ekonominë.

Ato kërkojnë gjithashtu që Banka e Shqipërisë të bëjë publike strategjinë e deeuroizimit si dhe të japë shpjegime për flukset hyrëse të pashpjegueshme të kësaj monedhe në tre muajt e parë të vitit, shkruan Scan tv.

a.s/dita

April 27, 2018 18:34
Komento

6 Komente

  1. Arben April 27, 20:16

    ore, edrama po ul euron, per te shlyer kredite duke zhvatur shqipetaret, ju pirdhni kot

    Reply to this comment
  2. XXXL April 27, 20:27

    Po kur EURO bente ligjin ne treg dhe ishte ne kuota te larta, persa keto dy pis Shoqata nuk u ndjene dhe te na tregonin sa ishin superfitimet e tyre.
    Shoku eshte ekonomi tregu nuk ja u zgjidh shteti keto pune, apo kur u laget bytha kerkoni ndihme.
    Keto pis-shoqata ponojne vetem ne marrje, ne dhenie nuk u eshte mesuar t’u punoje dora.
    Nashi perballuni me ligjet e tregut e mos na cani me trapin, pis milet. Oh sa per te qesh.

    Reply to this comment
    • Arben April 27, 20:44

      i larte apo i ulet, cmimon e vendos tregu i lire.

      sot qe flasim kemi nje zhvatje masive te parave te shqipetareve mga edrama

      Reply to this comment
      • intelektuali April 28, 07:33

        Lere kete dallkaukun gjigand trupeshk te llomotise per ekonimine e tregut se aq i thote toci i debilit te lindur, sepse ne te gjithe vendet e Tregut te lire Shteti ka mekanizma per te nderhyre kur zhvleftesohet valuta e hauaj, le te kujtojme luften e dollarit me euron pse jo edhe me jenin japonez dhe nderhyrjet e eksperteve te Thesarit Federal te SHBA ne treg per te minimizuar efektet negative te eksporteve amerikane ne Bote kur dollari ishte mjaft i larte qe i bente mallrat amerikane teper te shtrenjta dhe jo konkuruese ne Evrope dhe Japoni si tregjet kryesore te SHBA.

        PSE NUK NDERHYN BANKA E SHTETIT NE SHQYPNI?

        sepse:

        Kush ta beje? Ministri Ahmetaj me shkolle filoqyli, apo Edi Rama pa shkolle fare?

        Reply to this comment
        • Arben April 28, 13:31

          O SHQIPETAR, BANKA E SHQIPERISE PO E ZHVLERESON, SA TE PLOTESOJE EDRAMA
          SHUMEN E KESTIT TE KREDISE, TA BLEJE ME TE LIRE, SE ASHTU ESHTE NJE MUHABET.

          POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK

          E HA TE GJATIN SI GJITHMONE.

          Reply to this comment
  3. QEVERIA: April 27, 22:56


    -Nga kane hyre tere keto EURO?Mos beni pyetje koti…!
    Ne vetem blejme EURO dhe na intereson ti blejme sa me lire.Sa te presim ne ti mbledhim ato nga taksat apo xhirimi i ekonomise e kemi me lehte keshtu.
    Sepse kete behar do te kemi shume shpenzime.. Kemi festen e hapjes se negociatave…Do te kerceje qeni i kallajxhiut…!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*