Deflacioni nënshtron ekonominë, rritja e çmimeve vetëm 0.3% në mars

April 8, 2016 12:12

Deflacioni nënshtron ekonominë, rritja e çmimeve vetëm 0.3% në mars

Për të dytin muaj radhazi ndryshimi vjetor i çmimeve shënoi ritmet më të ulta të rritjes duke qenë me afër deflacionit se inflacionit, duke reflektuar një situatë të vobekte të konsumit.

INSTAT raportoi se në muajin mars 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0,3 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2 %.

Por teksa deflacioni duket se po nxitet nga rënia e çmimeve të transportit, veshjeve dhe qirave, nga ana tjetër çmimet e shportës, sidomos ato të perimeve janë rritur me ritme dyshifrore. Çmimet frutave u rriten në muajin prill me 28% dhe çmimet e zarzavateve me 8%.

Rënia e inflacionit në nivelet më ulta të dekadës duket së ka ardhur nga rënia e çmimeve në shërbimet e transportit me -0,28 pikë përqindje Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me rënie -0,18 pikë përqindje dhe çmimet e veshje, këpucëve dhe shëndetit kanë kontribuar me nga -0,09 pikë përqindje secili.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,81 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje.

Por tregjet me pakicës kanë raportuar një situatë të vështirë të shitjeve për muat e parë të vitit. Aq sa është lajmëruar edhe Drektoria e Përgjithshme e Taimeve e cila lajmëruar edhe një kontroll tjetër në terren për të verifikuar xhirot. (Lexo: Nisin mbylljet e dyqaneve, tregtarët raportojnë rënie të shitjeve me pakicë).

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,13 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar respektivisht me + 0,05 dhe + 0,03 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Mars 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 4,8 % pasuar nga grupi, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,6 %, grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike me 2,2 %, etj.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 28,1 %, pasuar nga nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet“ me 8,7 %, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,5 %, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 0,6 % etj.

 

April 8, 2016 12:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim