Dëfrim Kasmi u vra nga një ish-polic grek. Emrat e organizatorëve

February 2, 2018 13:26

Dëfrim Kasmi u vra nga një ish-polic grek. Emrat e organizatorëve

 

Policia e Tiranës ka deklaruar zyrtarisht se ka arrestuar vrasësin e Dëfrim Kasmit, që u ekzekutua në një atentat mafioz më 29 janar.

Ekzekutori direkt është shtetasi grek Efthimios Efthimiu, banues në Arta të Greqisë.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu deklaroi se shtetasi grek ka qenë efektiv i forcave speciale greke nga viti 1992 deri në vitin 2012.

Deklarata e policisë:

Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;

 –Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;

-Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;

– Melton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

 Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.

Ky operacion është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 29 Janar 2018, ku në rrugën “Petro Çani” u vra me armë zjarri shtetasi D.K.

Shtetasi i shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Shtetasi Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Shtetasi Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes.

Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

– 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit

– 4 armë automatikë

– 2 snajper

– 4 pushkë automatike

– 1 armë antitank me 2 predha

– 1 bombë me telekomandim në distancë

– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol

– 4 radio marrëse

– 1 dron

– 110 kg kanabis

– 2 maska

Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurtë.

a.s.dita

February 2, 2018 13:26
Komento

7 Komente

  1. “greqia” e sotme eshte e = me ISIS keshtu eshte krijuar February 2, 14:00

    Qirjet “grek” te vrasin nga frika dhe mbrapa shpine, se ball per ball nuk kane guxim te shohin ne sy. Shqiptaret kurre nuk kane pasur mbrojtje nga shteti i tyre.

    Reply to this comment
  2. Siguria ne rende te Dites February 2, 15:21

    te rritet kontrolli i gjithe shtetasve te huaj ne Shqiperi ,
    ashtu si veprohet ne gjithe Europen ,per te rritur sigurine e shoqerise dhe vendit .
    Dihet qe kte situate te dobet ,sigurimi qe exziston ne Shqiperi e shfrytezojn ne menyren me te brutale ,mafioze europiane ,te maskuar nen veprimtari te ndryshme . Kushe di ky gabeli Grek mundet te jete edhe atentatori mafioze i Shantos . Asnji cudi !
    Shtetti shqiptare duhet te zgjohet dhe tregoje prezenc kudo ,ne rruge , institucione ,kudo dhe ushtroje nji kontrolle e verifik specifik per gjithe te huajt qe jetojne ne shqiperi ,per te rritur sigurine ne vend .Boll bete naivin para te huajve .Mos harroni se kur shkoni ne vendet e tyre ,ju kerkojne te zhvisheni nudo ,ne emer te sigurise .E njejta gje duhet te jete edhe nga institucionet e Shtetit Shqiptare .Kontroll kudo e intensive ne cdo banese te te huajve ,qe neser mos te jen pjes e ndonji pse jo grushti shteti .
    Xhafiu duhet te vere ne veprim gjithe policine cdo dite ,te ushtrojne kontrolle e mbajne Protokolle per cdo te huaj etj .Keshtu veprojne shtetete qe Duan siguri ne vendin e tyre .

    Reply to this comment
  3. dhe idiotet e dites : dilni me tezen: "lavdi, krimineleve tane te dashur" ???? February 2, 16:54

    degjo ti pleher isisi, qe fshihesh pas termit anti issi-st; edhe sikur vet pllum xhufi te jesh, ne kete fushaten tende kriminale “anti greke”, ne fakt anti kristiane….. ne se nje dite, do te kete sado pak drejtesi, ti do te mbytesh me denimin kapital : peshtyma pa fund…. surratit si prej….qeni .

    Reply to this comment
  4. Gjyq per Presdentet kryeministrat ministrat e tranzicionit ! February 2, 17:42

    Ky paka qene nje grup terrorist mafioz me nje arsenal te mire qe do ta kishte zili islamiket ne siri Pyetja eshte kur do te kapen keto lloje armesh prej ketyre grupeve ? pasi ne Shqiperi ka shume ! Degjohet dheshkruhet me media per dite ! A eshte Shqiperia nje vend I sigurt ku mund te jetohet normal ?!! Shteti duhet te bej hapa te shpejta sa nuk eshte vone ! Se pari te goditen politikanet kriminel dhe abuzues me fondet publike sepse keto grupe kane lidhje edhe me politiken e vjeter qe kane pat dhe kane pushtet ne sitemin e drejtesise !
    Jetojme gjithshtu te rrethuar nga shtete qe gjithshtu kane grupe te rrezikshme politike ordinereqe lidhen me vendasit shqiptaret !
    kETAJANE METE RREZIKSHEMSE SHQIPTARET !

    Reply to this comment
  5. shqip February 2, 18:50

    Po pse s’tregoni kush ishte viktima ? Ishte nje kriminel i juaj i …”dashur” ? Yt, perverse . Thjeshte kriminelet …asgjesojne njeri tjetrin . Populli do thoshte…koken hengshin . S’ka rendesi kush eshte e nga eshte . le t’i qaje kush i ka pjelle …qener qeveritar e kalemxhinj, shikoni popullin e pa fajshem, qe po ulerin nga papunsia e pa drejtesia juaj pa kriminelet i kane zgjedhe vete ato rruge ..
    .

    Reply to this comment
  6. Pellazgos February 3, 12:49

    Te propagandosh dhe te krijosh urrejtje per Greqine ne nje vend fashist dhe myslimane eshte normale ne “Shqiperi”.
    Vete titulli i propagandes mediatike e tregon me se miri.
    Kush eshte Autori i vrasjes ai qe eshte i paguar apo ai qe paguan ne kete rast?
    Ky eshte thjesht nje vegel,por eshte mekaniku ai qe e rregullon apo e prish makinen,nuk eshte vegla.
    Mirepo kur kjo semundje eshte kultivuar me 5 shekuj eshte shume e veshtire te luftohet.
    Kjo eshte dukur edhe ne kohen e komunizmit kur dikujt p.sh ne Tirane,Shkoder,Cerrik apo Elbasan atyre qe ishin Greke qe qellimisht quhen Minoritare se nuk ka gjuhe Minoritare por Greke,u thonim hej Greko pa gje te keqe.
    Apo kur vinin nga jugu p.sh nga Korca ne futboll,erdhen keta greket e Korces!
    Sot keta jane “shqipetare” per Sulejmanet qe u “ndryshon” emrat Greku ketyre “shqipetareve”.
    Mirepo kjo vazhdon dhe thellohet ne perceptimin e qelimshem politik kur nacionalizmi fiton terren.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*