Degjeneron në dhunë protesta e PD, deputetët godasin policinë

March 28, 2016 11:32

Degjeneron në dhunë protesta e PD, deputetët godasin policinë

Protesta e Partisë Demokratike kundër këndit të lojërave të fëmijëve te parku i Liqenit ka nisur me incidente, ku deputetët demokrate dhe gjithe drejtuesit me te larte te PD, duke përdorur imunitetin politik kanë sulmuar policët.

Protagonist është bërë kryetari i grupit demokrat, deputeti Edi Paloka, i cili ka goditur dhe dhunuar fizikisht efektivët e policisë që po mbrojnë kantierin e ndërtimit të këndit.

Paloka i shoqëruar edhe nga deputetë të tjerë të PD-së, Gent Strazimiri, Gerti Bogdani, si dhe dhjetra militant politikë të kësaj force politike të ardhur kryesisht nga Kamza dhe Bathorja, pasi kanë sulmuar policinë dhe me statusin e të paprekshmit, kanë prishur më pas edhe gardhin e rrethimit të këndit.

Por duket se ata kanë mbetur vetëm, pasi pjesa tjetër e qytetareve te Tiranës janë distancuar nga këto veprime dhe i kanë braktisur deputetët demokrat.

Ajo që bie në sy gjithashtu gjatë kësaj proteste është fakti se shumica e deputetëve që protestojnë sot për parkun e këndit të fëmijëve nuk janë të zgjedhur të qytetit të Tiranës, por kryesisht vijnë nga zona si Lezha, Tropoja, Kukësi, etj.

Gjithashtu gjatë kësaj proteste është vënë re se pavarsisht se reagonin në emër të interesave ambientaliste, protestuesit demokratë kanë shkaterruar e thyer dhjetra pemë të mbjella në atë zonë te parkut.

March 28, 2016 11:32
Komento

1 Koment

  1. maks March 28, 11:37

    po ju polica ku i kini duart futuni nji hu ketyre hajduterve te pedese

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*