Degjeneron në dhunë protesta në Athinë

December 6, 2015 19:09

Degjeneron në dhunë protesta në Athinë

Një protestë e paralajmëruar prej grupimeve anarkiste në kujtim të ekzekutimit të 16-vjeçarit Aleksis Grigoropullos 7 vite më parë, ka degjeneruar në akte dhune, të cilat ende vazhdojnë në qendër të Athinës.

Anarkistët hodhën dhjetëra koktel molotov kundër forcave të rendit, të cilat u përgjigjen me gaz lotsjellës.

Disa makina dhe dyqane janë dëmtuar nga gurët e anarkistëve, ndërsa policia ka kryer shumë ndalime nga radhët e tyre.

Qendra e Athinës i ngjan një zone lufte. Në lagjen Eksarxia ndodhen forca të shumta policie, të cilat po kryejnë spastrimin e zonës nga anarkistët.

December 6, 2015 19:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*