Degjeneron protesta e opozitës, grushte mes protestuesve

April 3, 2019 12:15

Degjeneron protesta e opozitës, grushte mes protestuesve

Protestuesit e opozitës janë përplasur me policinë duke u përpjekur që të çajnë kordonin dhe të hyjnë drejt Parlamentit.

Prej disa minutash protestuesit mes të cilëve dhe shumë ish-deputetë janë shtyrë me kordonin e policisë si dhe kanë hedhur gurë e kapsolla ne drejtim të këtyre të fundit.

Por gjatë këtij momenti protesta ka degjeneruar dhe protestuesit janë përplasur me njëri-tjetrin.

Një grup protestuesish kanë goditur me grushte një person tjetër i cili ndodhej në protestën e opozitës duke e larguar atë nga protesta.

Personi i goditur sipas një grupi protestuesish, pretendohet të jetë i inflirtruar nga policia.

Ndërsa një pjesë tjetër e protestuesve e ka mohuar një gjë të tillë duke theksuar se ai është protestues i opozitës i ardhur nga Elbasani.

o.j/dita

April 3, 2019 12:15
Komento

10 Komente

  1. Taku April 3, 12:30

    Kope shpellaresh pa çoban.

    Reply to this comment
  2. SB April 3, 12:36

    Hahahahaa lufte brenda llojit.
    Kokat nje ore e me pare !

    Reply to this comment
  3. Hosteni April 3, 12:36

    Ehhhh o “gjigand” , o “lider boteror”, nuk te mjaftojne vetem komentuesit me pagese te Endri Fuges, tani sul edhe qente sulmues ne terren.

    Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit April 3, 12:56

      O Hosten! Ata komentuesit ne Facebook mbas visites ke Bruno Vespa qe ju perveshen Palloshit ku ti fusim? Kush i organizoi ? Se qe ishin te sajuar merret vesh se s’kishin aktivitete te meparshme ne Facebook ishin komplet te rinj te sajuar per ” protesten” masive ne rrjetet sociale.
      Varja atij e varja ktij!

      Reply to this comment
    • Epiriiiiii April 3, 14:07

      Tamam Hosteni…….., po Gajasni Shqiptar e Nderkombetar me Budalleqet tuaja, per fat te keq qe Budallèqet tuaja nuk jane Satirè por Çmenduri Njerzore

      Reply to this comment
      • Hosteni April 3, 17:52

        @Epiri
        Se kush po i gajas nderkombetaret, po e shoh me syte e mi. Kam 26 vjet qe jetoj jashte Shqiperise. Edhe se kush po i gajas shqiptaret brenda vendit e di, se edhe ate e shoh me syte e mi sa here qe jam ne Shqiperi. Cmenduri njerezore eshte militantizmi i verber i shume e shume shqiptareve, mediave, etj. qe me hir apo me pahir kerkojne ne menyren me qesharake te manipulojne opinionin publik. Kuptove ?

        Reply to this comment
        • Populli April 3, 21:02

          Pse more Hosteni komentuesit i quan te Endri Fuges?
          Nuk kuptoni qe populli do tjeter gje nga ajo qe i ofron pushteti dhe aq me pak ate qe i offon opozita! Populli do drejtesi dhe ligj. Do integrim dhe zhdukjen e kesaj klase te korruptuar majtas e djathtas.
          Po edhe sikur komentursit te jene njerez te Fuges , eshte me pak i demshem komenti ne kete forum apo kur i sulen si qen te terbuar ambasades amerikane ne faqen e saj zyrtare kafshet e pyllit te shqupit?

          Reply to this comment
  4. Hazeri April 4, 02:06

    Ore …aman kush di gje per “malokun dixhital”..c’u be..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim