“Dëgjo pak, o pushkë!”

February 3, 2016 11:40

“Dëgjo pak, o pushkë!”

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe në një reagim në FB, thotë se të majtën e ka bindje dhe nuk është në PS për teka personale apo për karrierë.

Megjithëse nuk i drejtohet askujt me emër, Braçe thekson se nuk merr urdhra nga askush për të folur.

Deputeti duke iu drejtuar përsëri një personi që nuk i përmend emrin, i thotë se nuk ka formuar partinë e Berishës dhe karrierën nuk e ka prej miqve apo shokëve.

Postimi i plotë i Braçes në FB

DEGJO PAK, O PUSHKE!!
As do e merrja mundimin ti shkruaja keto radhe, nese ajo qe paralajmerova dje, shpifja, fyerja, shantazhi nuk do ishin me germa te medha sot;

Po patjeter o pushke;

Une nuk krahasohem me kend, nuk e kam as deshire e as qellim.
Jam thjesht ai qe me njohin;

Nuk kam themeluar partine e Berishes; kam 24 vite ne Partine Socialiste te Shqiperise dhe ndjehem shume mire me zgjedhjen qe kam bere;

Nuk e kam te majten, partine, instrument kariere, permbushje te tekave te mia personale; e kam te majten bindje, ideologji, zgjedhje;

Nuk jam kaq, pra nuk e kam ate qe e quani “kariere” as prej kusherinjve, as prej “shoqnise”, as prej marreveshjes mes shokeve udheheqes; e kam prej punes, punes nga atje poshte, rruga e organizata, baza i themi ne e me te cilen tallesh gjeresisht ti dhe ca shoke te tute nga “elita”, e kam prej votes, madje i renditur nder me te votuarit edhe pse me qendrime teresisht kritike e “jashte sistemi” sic etiketonte mu kjo “elita” ne cdo rast;

Nuk bej kompromis per parime, pavaresisht ne kane menduar e vepruar ndryshe nga une, nuk kam lene shoke rruges kur jane cenuar parimet; pyet o pushke, se do te thone qe ne ate mbledhjen e fundit te 2013-tes, ate para se ciles ti lajmerove me gezim se une nuk do te isha me kandidat per deputete, une nuk kam folur per vete, por per parime, sipas bindjes sime te shkelura per disa ne liste e per disa jashte liste;

Nuk e kam stacion interesash Partine; i jam mirnjohes pa fund per mundesine qe me ka dhene per te sherbyer, si i majte; padiskutim cdo socialisti kudo, posacerisht ne berat, Fier e Lushnje, Divjake gjithashtu dhe, mundohem te jem cdo dite me ta, problemet e tyre, duke mundur te zgjidhe, por me shume duke degjuar, pa fund duke degjuar;

Pikerisht se i jam mirnjohes cdo socialisti, respektoj pa fund secilin nder ta, refuzoj qe partia te perdoret si shesh beteje per interesa kariere te gjithkujt; e refuzoj me te gjithe forcat e mia kete shfaqje te shpifur ku partia, cdo socialist ka detyrimin te degjoje e resopektoje ambicien e gjithkujt, pa marre pas respektin ndaj probleme, halleve, angazhimit, kontributit por edhe vendimit te cdo socialisti.
Keshtu e mendoj une, e per kete si kam marre kurre leje kryetareve apo kryeministrave.
Te pakten kete gabim sduhej ta kishe bere o pushke;

Une nuk marr urdhra per te folur, them ate qe mendoj pavaresisht ne te pelqen ty apo secilit qe permbush interesat e tua kete here, si cdo here.
Sa per Berishen, e leme ketu kete ceshtje!!

Shih 24 vitet e mia ne politike, ta thashe njehere-une nuk kam dale nga partia e Berishes, dhe kupton sa gabim ke bere.
Ose e di cfare;
Shko e pyet Berishen njehere.
Ne fund,
Po ta perseris dhe ty;
Popullizmi e vret te majten.
E di si?
Si ne Greqi!!
Aaaa ti nuk e di ceshte e majta?
Ke te drejte!! Cu lidh ju me te majten? Asgje!!
Thjesht interesi per te perfituar nga pushteti!!

February 3, 2016 11:40
Komento

8 Komente

  1. info analitike February 3, 11:51

    Ke te drejte o Erjon te gjithe tashme po te njohin per nje palaco llomotites.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA February 3, 12:39

      Erioni eshte nje Njeri parimor!
      Ndoshta eshte nga te paktit ne PS, qe e thote mendimin e tij pro te Majtes dhe e zbaton e mbi te gjitha LUFTON PA KOMPROMIS PER IDEALET E SE MAJTES!
      ERIONI JETON THJESHT, PA SALLTANETE DHE KJO E BEN TE RESPEKTUAR NE SYTE E OPINIONIT PUBLIK!…
      Kjo eshte arsyeja pse Saliziu dhe qorrat e tij e sulmojne Erion Braçen!…
      Ne se PS-ja do i kish gjithe funksionaret e saj si Erioni, ajo do kish edhe me shume perkrahes se saj!…
      Respekte Erion per Fjalen tende te lire dhe te Vertetë!

      Reply to this comment
      • Vëzhguesi F. February 3, 15:04

        Ne nje mendje me ty miku im N.!
        Por je munduar kot te replikosh kete derdimenin e Berishes ketu me lart qe del me nofka te llojit pordhi kali!
        Hahaha!
        E konsideron veten informues madje dhe analist, nje cope kllouni topisto-berishist qe kerkon te beje te pamvarurin.
        Erion Braçe nuk eshte palaço dhe as llomotites, por nder te vetmit politikan shqiptar, qofte majtas dhe qofte nga te djathtet e sajuar, qe eshte sa i vertet po aq dhe me kembe ne toke.
        Vetem palaçot bythelepires mund ta etikojne si palaço. Erioni ka te drejte qe i drejtohet me kete nofke socialberishistit Ben Blushi, apo qofte dhe ndonjerit qe qendron me lart se ky, pavarsisht se nuk ia permend emrat.
        Nuk eshte keq kur vret dy zogj, ose me sakt dy pallonj me nje gur.
        Ben Blushi e ka bere zakon qe ne intervalin kohor midis dy romaneve duke abuzuar me mandatin qe i kane dhuruar, te kercase si pushke, por si pushke e llojit te veçante, pushke jevgu.
        Kujton ky Benushka, kryeredaktori i pare i Rilindjes se Derrave, se ky popull ka harruar se nga ç’lloj veze e qelbur politike ka dale, nga veza qe ka dale Saliu dhe te gjithe lumpenet qe e kane ndjekur dhe e ndjekin pas.

        Reply to this comment
      • elio February 3, 16:01

        Ti nuk qeke mire…perrvec se teseres, mavi te qenka bere truri…Erioni yt ka nja 4 legjislatura qe zgjidhet, dhe jo per parimor por per lepirje..Tani po i lepihet (dhe c’fare te lepire) Rames..me tej te shohim se per te lepire ka…Chihuahua i Rames…Ky gazetari qe pellet..(me fal kollitet si chihuaua) eshte shkaktar i shkaterrimit te gazetes se partise se tij kur e vune redaktor..e dijne te gjithe c’fare malli eshte..

        Reply to this comment
  2. Albi_I February 3, 11:57

    Problemi mer Brace eshte qe dhe ai Rama ka qene ne PD, me shume se Blushi qe ishte vec student. Edhe ai eshte “elitar” e nuk i behet vone shume per popullin po pushtetin e kapi me gazetar-ndertuesit e Tiranes.

    Per te tjera, votim po kerkon i shkreti. Asgje me shume se rregullat. Pastaj mos e voto, po te drejten per te garuar mos ja hiq.

    Reply to this comment
  3. demo February 3, 12:05

    Mua me duket se e ka me Edin.Ai shkoi te themeloje PD,por e perzuri Berisha.Edin e katapultoi Nano minister ne PS dhe ne 2004 e anetarsoi ne PS.Edi ne Paris me thonj paprere dhe Eduard Selami ne Amerike i perzene nga gruaja,rrinin e prisnin nje ftese nga Berisha.Por Edit i ra nje bingo dhe fitoi nga Nano.

    Reply to this comment
  4. Nazim February 3, 14:34

    Te lumte penda o Brace se Ben Blushi vertet eshte nje elitar e nuk ja ka haberin per hallet e popullit se nuk i ka dhembur ndonjehere ne jete, as nga ana ekonomike dhe as nga ndonje drejtim tjeter.

    Dhe pa bere asgje si deputet i zones se tij, duke marre leje krijuese si shkrimtar me rrogen si deputet, duke bere llogje edhe kur vjen ne kuvend, rri llomotit, dhe do qe te jete dhe kryetar pa le.

    Por per nje gje ka te drejte ben blushka, pamvaresisht nga motivet qe niset:

    Zgjedhjet per kryetar nuk jane bere gjithe keto vite dhe per kete ju duhet te reflektoni si i majte dhe anetar jo i thjeshte i PS. Analizoni shkaqet, dhe a do jene ndryshimet qe priten ne kongres nje ndryshim qe do t’i ndihmoje PS apo do jene ndryshime qe do akomodojne Edi ramen, dhe si do te funksionojne keto ndryshime kur te vije nje tjeter kryetar partie? Dhe bej pyetje vetes, A do te krijojne rrezikshmeri per krijimin e unit te individit keto ndryshime ne te tashmen dh ene te ardhmen, dhe a duhen aprovuar?

    Se jemi djegur nga njerez qe rrine per nje kohe te gjate ne nje post.

    Reply to this comment
  5. A.GRAMSH February 3, 15:02

    LEI FENI BRAÇE,
    Lerja facebook-un femijeve e pleqve me alzajmer qe kthehen femije po pas 2 vjet e gjysem del nga parlamenti i ‘leshit’ te Topalles ku vegjetojne 25 vjet vetem parazite Berisha,Blusha,Bode,Bleda,Beogradas..
    Shko direkt ne baze jo vetem ne Lushnje dhe degjo e pastaj spjegoi popullit qe perjeton mjerimin e elektoratit te zhgenjyer e konfuz vetem 2 fjale te perkthyera ne shqip: ZGJEDHJE dhe ZGJIDHJE!
    Me zgjedhje populli shqipetar kupton qe 25 vjet as voton e as votohet edhe kur voton TA QI 25 vjet ne krah te sales i del KA QI, edhe kur ka votuar BU SHI ne krah te Fevziut 25 vjeti ka dale BLU SHI!
    ZGJIDHJA!?Mjaft na çate menderen me statute parije apo partije e bagetije kur vendit e popullit i mungon 25 vjet shteti e statuti i shtetit i quajtur KUSHTETUTE eshte kthyer ne leter higjenike e Blushave Ramushave e Berishajve e tere nomeklatures se Mihal Bishave!
    Arrin ta kuptosh pas 25 vjetesh diletantizmin,donkishotizmin e antishqipetarizmin e ‘kolegeve’ te tu te ‘menjgjer’ qe kerkojne te mashtrojne nje popull qe ka humbur gjitheçka me ‘karroten e gomarit’ se na qenkerka shkelur satatuti i zgjedhjes se KRYE.ARIT!?Kaqe idjot e pandehni kete popull!?RREVOLUCION KULTUROR NE KRYE TE ISTITUCIONEVE NJERES TE PUNES E INTELEKTUALE QE DINE TE MBJELLIN E KORRIN INTELEKTUALE ME ORIGJINE NGA FSHATI SI MESONTE KONFUÇI,MJAFT ME ÇOBENJ QE DINE VETEM TE MJELIN!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*