Dehen në dasmë, konfliktohen me mjekët dhe infermieret e spitalit të Korçës

Redaksia Online July 29, 2013 08:58

Dehen në dasmë, konfliktohen me mjekët dhe infermieret e spitalit të Korçës

Dy persona të dehur kanë debatuar me mjekët e spitalit të Korçës, ku janë paraqitur të dehur, pasi ishin kthyer nga një dasmë.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit në Spitalin Rajonal të qytetit të Korçës. Sipas policisë, pesë personat në fjalë kishin qenë në një dasmë në fshatin Vashtmi dhe ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi e kishin tepruar me alkool.

Ata kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin e më pas janë konfliktuar edhe me mjekët e infermierët,me pretendimin se nuk po u ofronin shërbimin e kërkuar.

Sipas njërit nga infermierët e spitalit, autorët e ngjarjes kanë hyrë edhe në dhomat e pacientëve duke thyer karrige, një situatë që ka krijuar panik tek të sëmurët.

Blutë e Korçës kanë arrestuar dhe shoqëruar në komisariatin e qytetit dy  agresorët.

 

Redaksia Online July 29, 2013 08:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*