Dekada e sëmundjeve, depresionit dhe kequshqyerjes për shqiptarët

February 3, 2019 09:34

Dekada e sëmundjeve, depresionit dhe kequshqyerjes për shqiptarët

Në dhjetë vitet e fundit, shëndeti i shqiptarëve dhe stili i jetesës është përkeqësuar në drejtim të sëmundjeve jo të transmetueshme. Janë rritur prevalencat e obezitetit, hipertensionit, diabetit, kancerit etj.

Një anketë e udhëhequr nga Instituti i Shëndetit Publik dhe INSTAT te 15,800 persona në vitin 2018 gjeti se shqiptarët vuajnë rëndë nga shëndeti mendor. Gati 60- 70% e të anketuarve kishin kaluar një përvojë depresioni dy javë para anketës, teksa 18% e grave dhe 13 % burrave ishin në depresion gjithë kohës.

Vitin e kaluar, 1 në 5 femra dhe 1 në 6 meshkuj të moshës 15-59 vjeç raportuan se ishin diagnostikuar me të paktën një sëmundje jo të transmetueshme (kardiovaskulare, neoplazma, diabeti etj.)

Periudha e tranzicionit ka ndikuar negativisht te shëndeti i popullatës për disa sëmundje si kanceri, ato kardiovaskulare dhe shëndeti mendor, prevalencat e të cilave po rriten vit pas viti, për shkak të regjimeve ushqimore të gabuara, mungesës së aktivitetit fizik dhe urbanizimit me shpejtësi të vendit.

Studimi i thelluar mbi gjendjen shëndetësore të popullatës evidentoi se sëmundshmëria në vendin tonë është e nëndiagnostikuar sidomos për sëmundjet kardiovaskulare dhe depresionin.

Prevalenca e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit në vend është duke u rritur. Në vitin 2017 ato ishin përgjegjëse për 70% të vdekjeve në vend sipas të dhënave zyrtare, ndërsa në vitin 2008, këto sëmundje ishin përgjegjëse për 52% të jetëve të humbura.

Trendi i hipertensionit në Shqipëri është përkeqësuar për meshkujt dhe femrat në 10 vitet e fundit. Sipas anketës së vitit 2018, prevalenca e hipertensionit është 24.3% për femrat kundrejt 20% më 2008, për meshkujt është rritur me rreth 10 pikë përqindje në raport me 2008. Qarku i Fierit ka numrin më të madh të meshkujve me hipertension.

Anketa gjeti një gjendje të rënduar të shëndetit mendor. Rreth 70 për qind anketuarve gra dhe 57% e burrave pohuan se kanë kaluar një përvojë depresioni gjatë dy javëve para studimit. Nga këto 13% e grave dhe 18 meshkujve të moshës 15-59 vjeç ishin shumë depresiv dy javë para sondazhit.

Krahasim me të dhënat e 2018-s për shëndetin e popullatës tregon se obeziteti është rritur më tej për femrat. Përqindja e meshkujve mbipeshë ose obezë ishte 53% në vitin 2018, e njëjtë si në vitin 2008, ndërsa përqindja e femrave mbipeshë ose obezë është rritur nga 39% në 2008 në 45% në vitin 2018.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë se, sfida e kohës është të zvogëlohen faktorët e rrezikut që lidhen kryesisht me ushqyerjen, dietën dhe aktivitetin fizik, duke u kushtuar vëmendje të veçantë vajzave dhe grave, teksa është vënë re rënie e lehtë e konsumit të duhanit dhe alkoolit. Studimi për shëndetin e popullatës evidentoi se shqiptarët nuk janë konsumatorë të rregullt të frutave dhe perimeve dhe nuk ushtrojnë aktivitet fizik.

Hipertensioni në rritje, është i nëndiagnostikuar

Nga 2008 më 2018, prevalenca e hipertensionit të matur u rrit nga 20% në 24% në mesin e femrave të moshës 15-49 vjeç dhe nga 28% në 38% tek meshkujt në të njëjtën grupmoshë. Hipertensioni është shkaktari kryesor për sëmundjet e zemrës, gjithashtu dëmton trurin, duke shkaktuar vdekje ose dëmtim të përhershëm fizik. Të anketuarit u pyetën nëse kishin marrë ndonjëherë diagnoza nga një profesionist shëndetësor për hipertension. 13% e grave raportuan se janë diagnostikuar me tension të lartë para sondazhit, ndërsa 4% e burrave të së njëjtës moshë raportuan se kanë marrë diagnozë.

Por anketa për shëndetin e popullatës u shoqërua me matje të drejtpërdrejta ne terren, dhe u gjet se rastet me hipertension ishin shumë të larta se diagnozat e raportuara nga të pyeturit. Hipertensioni i matur gjatë anketës ishte prezent në 24% të grave dhe 38% e meshkujve të moshës 15-49 vjeç.

Matjet e hipertensionit në anketë gjetën se vetëm 1/4 e grave të dhe 1/5 e burrave kishin qenë më parë diagnostikuar me hipertension.

Përhapja e hipertensionit bazuar në diagnozat mjekësore të mëparshme rritet ndjeshëm me moshën. Gratë me status arsimor të përparuar kanë qenë më të prira për të marrë diagnozë nga mjekët profesionistë të fushës në raport me gratë me arsim fillor, por kjo ndasi nuk është shumë e madhe për meshkujt e së njëjtës grupmoshë.

3% e popollatës vuan nga paaftësia kronike

Në gjuhën e mjekësisë, paaftësia kronike është gjendje fizike ose mendore që vështirëson ose bën të pamundur aktivitetin normal të një individi. Një person mund të lindë me një aftësi të kufizuar, ose mund t’i pësojë nga sëmundjet ose aksidentet.

Në paaftësinë kronike përfshihen edhe personat që vuajnë nga depresioni kronik apo çrregullimi bipolar. Por në anketën e shëndetit të popullatës 2018, depresioni është trajtuar veçmas në mënyrë më të zgjeruar. Prevalenca e aftësisë së kufizuar kronike është 3% për gratë dhe 2% për meshkujt 15-59 vjeç. Rreth 4% e grave dhe 3% e burrave raportuan se nuk mund të punojnë për shkak të aftësive të kufizuara. Dobësimi i shikimit raportohet nga 3% e grave dhe 1% e burrave 50-59 vjeç, ndërsa dëmtimi i dëgjimit raportohet nga 1% e grave, por në më pak burra.

Prevalenca e aftësisë së kufizuar ishte më e lartë në zonat rurale tek meshkujt, por për femrat, ndryshimi është më i ulët.  Prevalenca është dukshëm më e lartë në kategoritë e arsimit të ulët. 7% e femrave dhe 11% e meshkujve me arsim fillor 4-vjeçar ose më pak raportojnë një paaftësi, krahasuar me 1% të të anketuarve me universitet.

Për të pasur një vlerësim të incidencës së lëndimeve dhe sëmundjeve të papritura, të anketuarve ju kërkua nëse 2 javë para sondazhit (shtator 2007 për sondazhin e vitit 2008- shkurt 2018 për sondazhin e 2018) kishin pasur ndonjë sëmundje të papritur ose lëndim, të tilla si gripi, diarreja, prerje ose fraktura të kockave.

U gjet se gripi dhe të ftohtit e zakonshëm ishin sëmundjet më të shpeshta të përmendura, të raportuara nga 12% e femrave dhe 7% e meshkujve. Vetëm 1% e grave dhe burrave raportuan dhimbje koke në 2 javë para studimit. Sëmundje të tjera kishin një prevalencë edhe më të ulët. Përqindja e të anketuarve që kanë raportuar lëndime fizike, siç janë thyerjet e eshtrave ose çarjet, është gjithashtu më pak se 1%.

70% e shqiptarëve kanë kaluar përvojë depresioni

Depresioni është një gjendje komplekse mendore dhe emocionale, e lidhur zakonisht me të qenët i trishtuar, humor të keq që ndikon për keq te produktiviteti mendor dhe lëvizjet. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përqindja e popullsisë globale me depresion vlerësohet të jetë 4.4%. Ky proporcion ndryshon sipas gjinisë dhe moshës.

Në përgjithësi, prevalenca e depresionit ka tendencë të jetë më e lartë në mesin e grave në moshë. Ekspertët e Shëndetit Publik pohojnë se diagnostikimi i depresionit si një çrregullim mendor kërkon shqyrtim të përpiktë profesional. Ekspertët kanë vënë re re se çrregullimi i depresionit është nënraportuar për shkak të stigmës të lidhur me këtë gjendje.

Për shkak të këtij kufizimi, rezultatet e anketës 2018 nuk përfaqësojnë matje të saktë të prevalencës së depresionit në Shqipëri, por vetëm një vlerësim të përqindjes së njerëzve që raportojnë se janë ndier në depresion në kohën e intervistës. Për të bërë një vlerësim rreth depresionit, të anketuarit u pyetën: “A jeni ndier në depresion gjatë dy javëve të fundit?

Për të siguruar një tjetër tregues më të veçantë të depresionit, të anketuarit u pyetën nëse ata janë diagnostikuar nga një mjek. Në këtë rast, prevalenca e raportuar e diagnostikuar mbi depresionin pasqyron një kombinim më të saktë të gjendjes reale të popullatës me depresion. Rreth 70 për qind anketuarve gra dhe 57% e burrave pohuan se kanë kaluar një përvojë depresioni gjatë dy javëve para studimit. Nga këto 13% e grave dhe 18 meshkujve të moshës 15-59 vjeç ishin shumë depresiv dy javë para sondazhit.

Nga ana tjetër, 31% e grave dhe 43% e burrave thanë se nuk kanë përjetuar depresion dy javë para studimit, por nuk e përjashtuan të kaluarën. Kur u pyetën nëse kishin kryer vizitë te një mjek profesionist për depresion, 2% e grave dhe 4% e burrave u përgjigjën pozitivisht. Të dhënat e gjetura nga anketa në raport me diagnozat tregojnë se depresioni është një sëmundje e nëndiagnostikuar në vendin tonë.

Për të dyja gjinitë, depresioni rritet me moshën dhe është më i lartë në zonat rurale dhe më i ulët në kategorinë e personave me arsim të lartë.

Rreth 22% e grave me arsim 8-vjeçar ndiheshin shumë në depresion dhe 9% e tyre janë diagnostikuar me depresion, teksa ndër ato me arsim universitar, këto përmasa ishin shumë më të ulëta. Gjendja ekonomike është një faktor themelor që çon në depresion. 14% e grave në rangun më të ulët të pasurisë kanë përjetuar depresion për shumë kohë dhe 4% kanë raportuar se janë në depresion gjithë kohës edhe gjatë periudhës së sondazhit.

Në mesin e grave në kategorinë më të lartë të pasurisë, prevalenca e depresionit është më e ulët.

Stili i jetës, rreth 80% e shqiptarëve nuk bëjnë aktivitet fizik

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për shkak të mirëfunksionimit të zemrës, si dhe të gjithë trupit. Ushtrimet fizike gjithashtu janë me shumë dobi edhe për shëndetin mendor. Për të vlerësuar nivelet e ushtrimit aerobik në një javë tipike, të anketuarit u pyetën nëse bënin aktivitete si ecja, çiklizmi, lojëra etj., në një javë të zakonshme.

Në përgjithësi, 12% e femrave të moshës 15-49 vjeç raportojnë se bëjnë një lloj forme të stërvitjes aerobike 5 deri në 7 ditë të javës, 4% i bëjnë këto ushtrime 3 ose 4 herë në javë, 3% i bëjnë ato 1 ose 2 herë në javë dhe 82% nuk bëjnë ushtrime aerobike asnjë ditë.

Ndër meshkujt në të njëjtën moshë, 11% ushtrojnë 5-7 herë në javë aktivitet fizik, 7% ushtrojnë 1 deri në 4 herë në javë, dhe 76% nuk bëjnë asnjë lloj ushtrimi aerobik. Praktika e ushtrimeve aerobike ndryshon në mënyrë të konsiderueshme sipas prefekturave. Proporcioni e grave që ushtrojnë 5-7 ditë në javë është 19% në Tiranë, krahasuar me 3% në Durrës dhe 2% në Shkodër. Teksa arsimi shihet të ketë ndikim në këtë drejtim pasi 13% e femrave me universitet angazhohen në stërvitje aerobike 5-7 ditë në javë. Në mënyrë të ngjashme, 14% e meshkujve me arsim të lartë ushtrojnë aktivitet fizik rregullisht për 7 ditë të javës.

Shqiptarët, drejt obezitetit pa kontroll

Dieta e pakontrolluar dhe mungesa e aktivitetit fizik po i çon shqiptarët me shpejtësi drejt obezitetit. Kjo situatë bëhet shkak, ndër të tjera, ndaj ekspozimit kundrejt sëmundjeve vdekjeprurëse. Një anketë e Institutit të Shëndetit Publik dhe INSTAT gjeti se në 2018, rreth 45% e femrave dhe 53% e meshkujve në moshën 15-49 vjeç ishin mbipeshë ose obezë. Gjysma e femrave të moshës 15-49 vjeç kanë peshë normale, 4% janë të dobëta dhe 45% janë mbipeshë ose obeze.

Përqindja e femrave të moshës 15-49 vjeç nën peshë është rritur lehtë nga 3% në 2008 në 4% më 2018. Në të njëjtën periudhë, përqindja e femrave mbipeshë u rrit nga 39% në vitin 2008 në 45% më 2018. Përqindja e femrave mbipeshë ose obeze rritet ndjeshëm me moshën, nga 14% te femrat e moshës 15-19 vjeç bë 75% te femrat e moshës 40-49 vjeç.

Ndërsa përqindja e femrave që janë mbipeshë ose obeze zvogëlohet me rritjen e nivelit të arsimit, nga 49% në femrat me arsim fillor dhe 4-vjeçar në më pak se 35% në mesin e atyre me universitet. Ndërmjet meshkujve 15-49 vjeç, 39% kanë peshë normale, 2% janë nën peshë dhe gati 60% janë mbipeshë ose obezë. Përqindja e meshkujve në moshën 15-49 vjeç nën peshë u rrit lehtë nga 1% në 2008 në 2% në 2018. Përqindja e meshkujve mbipeshë ose obezë mbeti e pandryshuar në 53%.

Ashtu si edhe te femrat, përqindja e meshkujve që janë mbipeshë ose obezë rritet ndjeshëm me moshën, nga 14% që është obeziteti në moshën 15-19 vjeç, shkon në 76% te meshkujt e moshës 40-49 vjeç. Përqindjet e meshkujve me peshë normale janë më të larta në zonat rurale (48%) sesa në zonat urbane (43%). Përqindja e meshkujve mbipeshë dhe obezë është më e ulët në nivelin e ulët arsimor dhe më e lartë në nivelet më të avancuara të arsimit. Afërsisht 60% e meshkujve me universitet dhe në kuintilin e lartë të pasurisë janë mbipeshë ose obezë./ monitor

l.h/ dita

February 3, 2019 09:34
Komento

8 Komente

  1. U ankuam nga shiu dhe rame ne breserin e 30 vjeteve February 3, 10:05

    Ashtu sic rritet pasuria e familjeve mafioze berishovic meta e te gjithe horrave politikan,ashtu edhe shtohen semundjet dhe vuajtjet e popullit qe po vidhet e roberohet ne keto 30 vjet.

    Reply to this comment
  2. Arben February 3, 11:10

    Ne 11 dekada qe valevisim flamurin me sorre ne mes,

    me thoni nje dekade qe kemi pare nje dite te bardhe

    dhe mbyllet muhabeti????!!!!!

    Reply to this comment
  3. burimi i gjithe Fatkeqsive semundjeve e mjerimit te shqiptareve jane pikerishte banda e politikaneve pd-lsi konkretishte February 3, 11:16

    kanceri qe po zhduk shqiptaret jane :

    3 -FAMILJET MAFIOZE ( TERRORISTET ISLAMISTE)

    SALIH RRAHMUT BERISHOVIC

    ILYER MAHMUT META

    LYLZIM BYTHQIM BASHOVIC

    ————————————————————-

    NQS NUK ZHDUKEN KTO FAMILJE

    KANCEROGJENE NGA AJO TOKE

    DO ZHDUKEN VET SHQIPTARET

    Reply to this comment
    • mirel February 4, 06:37

      u lodhe lumadh, kancerin po e importon Ramuti nga Serbia, per nder te Vucicit dhe te shitjes se Kosoves. NJe rruge e dy pune, shqiptaret i helmojne dhe Kosoven e rimarin.
      Shtoji vicat sa te duash te Basha, por Basha tani eshte vic i djegur, vici i radhes eshte Ramutovucici

      Reply to this comment
  4. mateo February 3, 13:54

    Lavdi demokracise kapitaliste!
    Jemi vendi ku kemi kryeministrin me te mire te ketyre 100 viteve te fundit!
    Jemi vendi ku kemi kryebashkiakun me te sukseseshem ne bote se per Europen nuk pyesim!
    Jemi kryeqyteti qe kemi kreyebashkiakun me te qeshur ne bote,por qe na fut gishtin prapa!
    Kemi kryebashkiakun me te sukseseshem ne bote,se nuk ka tjeter qe ta konkuroje,se nuk ka lene njeri tjeter te afirmohet,se edhe per nje wc del vete ne media!
    Kemi kryebashkiakun e vetem ne bote qe u shperndan “fukarenjve” me kollare,kapele republike,faqe te kuqe,floke te lyer,me canta 5 mije euro,me IFONE 7,me 5 unaza floriri ne dore.
    Ne mencat sociale te kryebashkiakut guzhinjer nuk ka asnje jevg apo arixhi qe te hane aty se ata jane bere biznesmene qe shesin kanoce tek plehrat!

    Reply to this comment
  5. MH February 3, 14:09

    Ne asnji menyre dhe mundesi nuk i pranoje keto te dhena stastisikore.Ne vuanim “tmerresisht” ne ate sistemin e shkrumuar monist.Ishim kombi ma “fukara” i botes.Percafuame sistemin me rrendiment te larte.Ku jo vetem kemi te drejten me llap c’kado qe ai tjetri nuk na linte as te pjerdhnim sic pjerdhim sot.Por kemi te garantuara ushqimet qe nese na mungojne per momentin ne shtepi i drjetohemi dyqaneushqyesve ku te ngopin me tu paraqit vetem keto dyqane duan dicka fare fare te vogel, rregjistrimin emer mbiemer dhe adresen e plot banimit.
    Ne kemi vuajtur si dreqi.Ma keq se Krishti ne kryq.Nuk gezonim lirin si sot.Ne kerkonim te drejta edhe per rritjen e semundjeve e ne vecanti ato te cilet nuk i njihnim,sot i kemi me bollek ti dashurojme sic i dashuronte dhe i dashuron perendimi skute e m’skute.Ndryshej nuk kuptohet aspak sistemi teper human alla perendimore.Nese ne kete sistem do eleminohen( gje qe nuk mund te ndodhe) semundjet dijeni mire se kemi kalue pa ditur ne sistemin monist qe i bente diktature STOP semundjeve dhe ushqimeve te pa kontrollume qe sot rendin revan revan me rrofte liria.Kuptohet demokratike jo moniste.Kete te fundit e kemi varros per 7 pale qefe.Nuk ka kthim mbrapa.

    Reply to this comment
  6. MH February 3, 14:10

    Ne asnji menyre dhe mundesi nuk i pranoje keto te dhena stastisikore.Ne vuanim “tmerresisht” ne ate sistemin e shkrumuar monist.Ishim kombi ma “fukara” i botes.Percafuame sistemin me rrendiment te larte.Ku jo vetem kemi te drejten me llap c’kado qe ai tjetri nuk na linte as te pjerdhnim sic pjerdhim sot.Por kemi te garantuara ushqimet qe nese na mungojne per momentin ne shtepi i drjetohemi dyqaneushqyesve ku te ngopin me tu paraqit vetem keto dyqane duan dicka fare fare te vogel, rregjistrimin emer mbiemer dhe adresen e plot banimit.
    Ne kemi vuajtur si dreqi.Ma keq se Krishti ne kryq.Nuk gezonim lirin si sot.Ne kerkonim te drejta edhe per rritjen e semundjeve e ne vecanti ato te cilet nuk i njihnim,sot i kemi me bollek ti dashurojme sic i dashuronte dhe i dashuron perendimi skute e m’skute.Ndryshej nuk kuptohet aspak sistemi teper human alla perendimore.Nese ne kete sistem do eleminohen( gje qe nuk mund te ndodhe) semundjet dijeni mire se kemi kalue pa ditur ne sistemin monist qe i bente diktature STOP semundjeve dhe ushqimeve te pa kontrollume qe sot rendin revan revan me rrofte liria.Kuptohet demokratike jo moniste.Kete te fundit e kemi varros per 7 pale qefe.Nuk ka kthim mbrapa..

    Reply to this comment
  7. MH February 3, 15:50

    Hiqeni njerin koment te mos ekzistoin binjake.Nuk asht kushedi se cfare ky koment.Gabimi u krye sepse ju sec ngatrroni me pranim a mos pranim komentit per tu afishue.Tue mendu se nuk kaloj ia mshova edhe njihere postimit.Mundesisht hiqeni njerin koment.Ia u di pernder.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*