Dekada Rome, Veliaj: Të vendosur për të përmbushur kushtin e pestë të BE-së për statusin

January 31, 2014 15:40

Dekada Rome, Veliaj: Të vendosur për të përmbushur kushtin e pestë të BE-së për statusin

Ato njësi vendore që nuk arrijnë t’i menaxhojnë si duhet çështjet e banesave sociale apo fëmijët e rrugës, do t’u rishikohen kompetencat. Kështu është shprehur ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Ndërministror për Dekadën Rome. Ky këshill mblidhet dy herë në vit, por kjo ishte hera e parë e riaktivizimit të tij pas një periudhe 1-vjeçare.

Në mbledhjen e Këshillit Ndërministror, i cili u kryesua nga ministri Veliaj, morën pjesë zëvendësministrat e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Arsimit, Shëndetësisë, Punëve të Jashtme, Integrimit Evropian, Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Ministria e Transportit, si dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit.

Duke vënë në dukje se kushti i pestë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian është një pikë ku Shqipëria nuk duhet të dështojë, ministri Veliaj tha se reforma të ngjashme me dixhitalizimin e ndihmës ekonomike priten edhe nga ministri të tjera lidhur me aksesin në arsim, shëndetësi apo banesat sociale. “Refuzoj të pranoj se jetojmë në një vend ku njësi të pushtetit vendor si Bashkia e Tiranës, nuk menaxhojnë dot një bulevard kur bëhet fjalë për çështjen e fëmijëve të rrugës. Refuzoj të pranoj se jetojmë në një vend i cili synon statusin e kandidat për t’iu bashkuar BE-së, por nuk menaxhon dot 450 banesa sociale. Ajo që ndodh në Tiranë apo në bashki e komuna të tjera të vendit, është një shfaqje e shëmtuar”, deklaroi  Veliaj.

Sipas tij, në rastet kur njësitë vendore nuk menaxhojnë dot çështjen e fëmijëve të rrugës apo strehimin dhe banesat sociale, ky ndërministerial do të ndërhyjë me vendimet e tij. “Jemi dakordësuar me kryeministrin dhe disa prej ministrave të linjës që të mos fshihemi pas pengesave burokratike për të toleruar një situatë që sot është bërë e patolerueshme”, shtoi ai.

 

January 31, 2014 15:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*