Deklarata e Barbarës para vdekjes: Bush është kështu sepse kur isha shtatzënë me të pija alkool

April 19, 2018 17:01

Deklarata e Barbarës para vdekjes: Bush është kështu sepse kur isha shtatzënë me të pija alkool

 

Barbara Bush, bashkëshortja e një presidenti amerikan dhe nëna e një tjetri vdiq në moshën 92-vjeçare.

Ish-presidenti amerikan George H. W Bush duke kujtuar bashkëshorten me të cilën kaloi 73 vite të jetës së tij tha: “E kam ditur gjithnjë se Barbara ishte gruaja më e adhurueshme në botë, dhe në fakt e ngacmoja atë duke i thënë se e kisha kompleks një gjë të tillë”.

Ndërsa djali i saj George W Bush rrëfeu dje një detaj në një intervistë me Maria Bartiromo e Fox Business Network.

“Një ditë para se nëna ime të ndërronte jetë unë e vizitova në spital. Nisëm të bisedonim. Ajo po më ngacmonte mua dhe unë po ngacmoja atë. Në moment, në dhomë hyn doktoresha dhe nëna i thotë:

E di pse George ka dalë kështu si ka dalë?

Doktoresha fillimisht u pezmatua. Ngaqë s’dinte ç’të thoshte, ngriti supet.

Nëna vazhdoi: Sepse gjatë kohës që isha shtatzënë me të, unë pija alkool dhe tymosja cigare rregullisht.”

l.h/ dita

April 19, 2018 17:01
Komento

1 Koment

  1. MH April 19, 19:28

    Nane feqene ne kujtimin e fundit per djalin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*