Deklarata e deputetit: Mbajeni mend, do të ketë vrasje mafioze politike! Kulmi ironisë, ambasadori britanik, shok i Lulit dhe i Monës flet për integrimin

February 22, 2021 11:37

Deklarata e deputetit: Mbajeni mend, do të ketë vrasje mafioze politike! Kulmi ironisë, ambasadori britanik, shok i Lulit dhe i Monës flet për integrimin

Deputeti Ralf Gjoni e ka cilësuar si fabul, apo përrallë integrimin e vendit drejt BE-së, ndërkohë që rreshtoi edhe disa nga arsyet se pse kjo gjë nuk do të ndodhë.

Gjoni madje shtoi, se në të ardhmen do të ketë vrasje mafioze politike në Shqipëri si në Siçilinë e viteve ’70. Po ashtu Gjoni sulmoi edhe ambasadorin britanik, ku tha se ky është kulmi i ironisë që flet për integrimin e Shqipërisë drejt BE-së.

‘Ministrja Xhaçka, unë e kuptoj pozitën tënde si ministre për të folur për momentin. Ne momentin e kemi humbur prej kohësh si Shqipëri për të shkuar në Europë. Ne kemi qenë të fundit gjithmonë, të fundit edhe në Integrim dhe në realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta. Këta bajraktarët tanë e kanë kthyer si një fabul imagjinare integrimin. Në fakt sllogani duhet të ishte ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Sot kush ka dy parë tru e di shumë mirë që integrimi drejt BE është një përrallë, që nuk e beson kush. Ky këshilli integrimit të BE-së, më duket si filmi Taulanti kërkon një motër. E krijuan për ti dhënë një vend Majlinda Bregut, të krijonte një vend kundër Lulzim Bashës, tani nga motra e madhe kalojmë tek motar e vogël, tek Rudina Hajdari.

Më duket ky si ai këshilli 5 qershorit, hajde gallatë hajde! Kjo është të vësh duart në kokë dhe të ulërasësh. Mua më dhëmb kur shoh sesi klasa politike tallet me integrimin. Integrimi është një fabul e ngecur. E nderuar Rudinë, integrimi është një fazë e ngecur në një rrjet e thurur në katër fije, është refuzimi i BE-së, për të integruar vendin tonë. nuk ka oreks BE për zgjerim. Nga 5 Oltë e dashur shkojnë 15 kushte, do të shkojë 150 kushte, vetëm që të zgjasin llastikun e fazës imagjinare për shqiptarët. Fija e dytë është kriminalizimi i politikës.

Është bërë shumë më keq sot, sepse influencojnë votimin këtu ne Kuvend dhe do të vazhdojnë që të ushtrojnë të njëjtën influencë në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk ka votë të lirë më 25 prill, është një dhuratë që opozita e bashkuar ja ka bërë Edi Ramës. Kështu që bashkë do ti shërbejnë njëri- tjetrit për të siguruar vazhdimësinë pushtetit. Mbajeni mend por Shqipëria do të mbizotërohet nga vrasje mafioze politike si në Siçilinë e viteve 70. Kulmi i ironisë, është ambasadori i britanik del lartë e poshtë shoku i Lulit dhe i Monës dhe flet për nevojën e integrimit drejt BE-së. Kulmi i ironisë, është turp sepse po ju garantoj që Berlini dhe Parisi vënë duar mbi kokë teksa shohin se ambasadori i Londrës mbështet kauzën e integrimit’, tha Gjoni.

o.j/dita

February 22, 2021 11:37
Komento

19 Komente

  1. Arben February 22, 11:56

    Mire qe e kuptove me ne fund

    Shqipetaret jane Osmanllinj.

    Reply to this comment
  2. Filoeuropiani February 22, 12:02

    Keta si Ralfi llapin gjithe diten por nuk leshojne as edhe nje propozim. Shaj majtas e shaj djathtas. Sot i qenka sul imperialisteve engleze.
    I paskan humb kokrrat e misrit Ralfit.

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati February 23, 02:32

      Per anglezet thote shume mire ai–Eshte qesharake te flasi Anglezi per integrim ne BE ,
      kur anglezi per vete ka iku nga BE –Eshte kompelt tallje trapi kur thueht nga Anglezi , ceshtja e integrimit

      Mos themi pastaj qe Anglezi tallet, sepse vete nje perfaqsues i larte i politkes Angleze,
      tha qe “Shqiperia futet ne BE, kur kryesine e BE-se ta kete Turqia”

      Pra ne kete rast ky depudeti ka plotesisht te drejte

      Fjalet e Anglezit jane nje ironi e qelbur , dhhe bravo i qofte ketij depudeti qe e adreson kete problem

      Dhe dihet qe BE tallet me ne, se ata nuk e pertypin dot qe nje popullsi ne shumice myslymane t ejete anetare e BE-se,
      dhe duhet qe politka jone te talli rocken me keta gjytyremet e BE-se kur vijne e flasin ketu

      Te pakten mire qe nuk na fusin, po tallni trapin me ta mor vella, i diskretitoni me ironi , tallni koqet dhe mos i merni fare seriozisht ata dylberet e BE-se

      Se nuk diskutohet fare fare qe ata nuk kane repsekt per ne,
      ndja edhe ne duhet tu kthejme reston bajgave

      Reply to this comment
      • Filoeuropiani February 23, 16:39

        Mondi i ke thene trurit ik e pirdhu me duket. Po USA di gje pse na do në BE?! Variantet e tjera babuç jane Rusia dhe Turqia. Per inglizin me mirë eshte BE-ja.

        Reply to this comment
  3. Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” February 22, 12:31

    Në dhjetorin e vitit 2013,Edi Rama i kërkoi Ministrisë së Jashtme Britanike të mos i hapte negociatat me Shqipërinë.Në Dhjetorin e Vitit 2013, në Bruksel do të mblidheshin Kryeministrat e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, për të vlerësuar, midis të tjerave, edhe përparimin që kishin bërë vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zgjerimit.Ishte një rast i artë për Shqipërinë, pasi ishim në momentin më të përshtatshëm për të bërë hapin e radhës drejt ëndrrës tonë të 12 Dhjetorit.
    “Ta bëjmë Shqipërinë si Gjithë Evropa!Arsyet ishin se Parlamenti i mëparshëm kishte miratuar 3 ligjet të cilat e mbanin peng çdo hap avancues të vendit drejt BE-së, të mbajtur në sirtar nga Edi Rama; Së dyti, deri në atë kohë Shqipëria kishte bërë hapa shumë të rëndësishëm në të gjitha reformat ndër të cilat bllokimi deri në zero i trafikimit të njerëzve, drogave dhe armëve që e pat zanafillën në Moratoriumin e Skafeve i cili i la nëpër mole mjetet e shpejta të lundrimit që sulmonin brigjet evropiane të Italisë dhe Greqisë; Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe dhënia e së drejtës së Lëvizjes së Lirë të qytetarëve shqiptar drejt Zonës Evropiane ‘Shengen’ e ndihmonte këtë proces.Përveç të tëra këtyre, në verën e vitit 2013, kur Partia Demokratike i humbi zgjedhjet e Qershorit, qeveria e kohës kishte organizuar Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme dhe u realizua kalimi i butë i pushtetit nga Partia Demokratike tek Koalicioni i ri i majtë që doli nga zgjedhjet e atij viti.Në Tetorin e Vitit 2013, Ministria e Punëve të Jashtme më dha instruksionet e nevojshme për të marrë informacionin e duhur nga Foreign Office Britanik se çfarë qëndrimi do të mbante Britania e Madhe në Takimin e Dhjetorit të atij viti në Bruksel, në lidhje me Shqipërinë.Në cilësinë e Ambasadorit, vajta në zyrat e Foreign Office në Londër dhe takova Drejtorin e Drejtorisë së Zgjerimit Ballkanik, Xhekings, të cilit i parashtrova kërkesën që kisha dhe natyrisht i kërkova mendim se çfarë qëndrimi do të mbante vendi i tij në atë takim Kryeministrash?Anglezi, i ftohte siç ishte, më tha se Britania nuk ka ndonjë vërejtje esenciale për Shqipërinë e momentit, sikundër që nuk është edhe ndonjë entuziaste e madhe për pranimin e saj.Megjithatë, më tha, duhet të dini se përpos hapave shumë pozitivë të kohëve të fundit, sidomos realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të pa kundërshtuara nga opozita, shoqëruar me kalimin e butë të pushtetit në duar të tjera, kjo është pasuar edhe me një fluks të ri emigrantësh të cilët e kanë sulmuar Britaninë dhe kjo nuk është shenjë e mirë. Në fund ai më tha se, nëse asnjë vend i BE-së nuk e kundërshton përparimin tuaj, Britania do të votojë pro në linjë me të tjerët.Nëse ndonjë vend evropian që është edhe më i cenuar sesa ne nga fluksi i ri i emigrantëve shqiptarë që është rritur dramatikisht këto muajt e fundit, atëherë ju nuk do ta keni as votën tonë. Gjithsesi, shtoi ai, neve nuk do të jemi flamurtarët e ndonjë pengese për juve.Disa ditë më vonë, të atij Tetori, mora një telefonatë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë z Engjell Agaçi, i cili me më kërkoi që të aranxhoja një takim të KM-së Edi Rama me Drejtorin e Zgjerimit në FCO.I thashë se do të punoja për atë takim. Ai më kërkoi që takimi të bëhej në zyrën e Drejtorit, z. Xhekings. Unë i thashë se një takim i tillë nuk mund të kërkohej në zyrën e atij personi sepse ky do të ishte një gjah i madh për shtypin londinez. Ai e pranoi vërejtjen dhe më pyeti: Po ku ta bëjmë takimin atëherë? Në ambasadë i thashë. Zyra e çdo funksionari të shtetit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe në çdo vend të botës është ambasada.Jo, mu përgjigj zotëria, Kryeministri nuk pranon të vijë në Ambasadë. Atëherë i thashë vendosni juve. Mirë më tha se të telefonoj prapë. Mbas pak më tha se KM do ta takonte zotërinë të cilin tha se e kishte shok (se ku ishin bërë shokë ata kurrë nuk e mora vesh pasi anglezi kurrë nuk më kishte thënë se njihej personalisht me ndonjë zyrtar shqiptar) në hotelin Goring ku do të qëndronte KM në pasditen e datës 22 Tetor 2013.E bisedova çështjen me Xhekings dhe natyrisht që ai e pranoi ftesën e KM. Takimi u zhvillua në mungesën time, si çdo takim tjetër që KM zhvilloi ato ditë në Londër.Në ikje nga Londra, KM sajoi një nga ato gënjeshtrat e tij si puna e Orës së Presidentit Bush dhe urdhëroi një gazetar me emër J. M., që të stigmatizonte Ambasadorin shqiptar në Londër pasi sipas tij ‘unë nuk i kisha siguruar eskortë mbrojtje në sorrollatjet e tij nëpër Londër, gjë që nuk ishte nën përgjegjësinë time, pasi vizita e tij nuk shënohej si vizitë zyrtare me ftesë të shtetit britanik dhe si e tillë nuk merrej nën mbrojtjen e Shërbimit të Mbrojtjes Diplomatike angleze’.Ky ishte edhe skupi mediatok që sajoi pas një vizite turistike e cila i kushtoi buxhetit shqiptar 3.800 sterlina – rreth 5.000 Euro vetëm për një kalim në sallonin e VIP-it të aeroportit Gatëick ose dymbëdhjetë herë më shumë se bileta e avionit.Më vonë gazetari më kërkoi ndjesë në një bisedë në rrjetin social, të cilin e ruaj edhe sot. Ai më tha se isha i shtyrë të sajoja një gënjeshtër të tillë, për të bërë të paktën një lajm nga Londra në atë vizitë të KM.Në Dhjetor të vitit 2013 në Bruksel u mblodhën Kryeministrat e BE-së sipas planit të mëparshëm. I pari që e mori fjalën dhe e sulmoi Shqipërinë në mënyrën më të papritur ishte Kryeministri Britanik David Kamerun. Ai mbajti një fjalim më të gjatë sesa duhej rreth emigracionit shqiptar dhe sesi Shqipëria nuk përmbushte asnjë kriter për të avancuar drejt negociatave më BE-në.Kur e pashë Kamerunin në atë diskurs aq negativ u shokova. Ishte krejt e kundërta e asaj që kisha dëgjuar nga Drejtori i Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Të nesërmen menjëherë i kërkova këtij të fundit një takim. Ai më priti si përherë, i qetë, pa i lëvizur asnjë fije muskuli në fytyrë.Pyetja ime e parë ishte: Çfarë ndodhi me neve i nderuar Drejtor?Z. Ambasador më tha, përse nuk erdhe në takim me Kryeministrin e vendit tënd? Aty u biseduan gjëra të rëndësishme për këtë çështje. Qëndrimi ynë ishte kërkesë e KM tuaj, me të cilin ju nuk ishit në takim. Kredoja e këtij hapi të madh që do të bënte Shqipëria drejt BE-së në këtë Dhjetor, nuk kishte përse t’i shkonte qeverisë së mëparshme.Paçi fat në takimin e Pranverës!Këtë histori e kam mbajtur me vete dhe më ka vrarë shpirtin sa herë kam parë se si ky njeri jo vetëm nuk e ka dashur afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian por e ka penguar me çdo kusht si në rastin në fjalë. Të gjithë ata që habiten përse sot pas shtatë vitesh neve jemi katërmbëdhjetë vjet më larg se sa ishim në vitin 2013 le ta gjejnë përgjigjen pikërisht këtu.Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa 12 Dhjetor 1990 – 2020! Mal Berisha. Autori është ish-Ambasador i Shqipërisë në Britaninë e Madhe

    Edvin D’Rama është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

    Reply to this comment
  4. faro February 22, 13:31

    Si ky duhet ta godasin masivisht këtë ambasador, që e ka kaq të lehtë të na bej për budallenj. Si ka.mundesi ta mbajne ambasador këtë person krejtësisht të pamoralshëm. Tek ne kërkon BE kur e di gjithë Bota se vendi I tij ka votuar BREXIT.
    Kaq për budallenj na mban kjo ambasade?

    Reply to this comment
  5. Juda i morri 30 asprat February 22, 13:51

    Juda i morri 30 asprat , keta do te jene ajka e PS lum si ne qe do te kemi keta 2 deputete poliedrike , ka mundesi qe ne 4 vjet te degjojme ndonje perle nga ata, nese flasin ndonjehere

    Reply to this comment
  6. K February 22, 14:36

    Mos u cuditni! Europa do te kete ne shtet te korruptuarit sespse i terheqin per hunde! A ju kujtohet Arvizu qe perveshi menget te zgjidhte Lulin!

    Reply to this comment
  7. Adih February 22, 14:44

    I nderuar Z.Ralf Gjoni .Ne populli Shqiptar e kemi kuptuar prej shume kohesh ,se banda e PPSH e ndare ne tre pjese ,nuk e do Shqiperine te inkuadruar ne BE .I tremben BE ,arsyeja eshte shume e thjeshte ,se ne momentin kur Shqiperia pranohen ne kete union te BE ,ketyre dobicave hajdute, pernjehere i fillon diktati i ligjit transparenca e ligjit i BE . Pse o zoti Ralf, aq budallenj i ben ti keta hajdute ordinere .Pse kane interes keta bandite ti filloje kontrolli ,qe i kane te gjitha vjedhjet me ze e me figure ,me firma e me vula te thata e te njoma ?? Keta ordinere qe tallen me popullin dele qorre i premtuan qe do vendosnin listat e hapura ,premtim si nga PS e PD e pastaj e drodhen si kurvat mender per edukaten .Keq e me keq ,po perdhoset deshira dhe interesi i popullit per demokratizimin e Shqiperise .Vazhdon diktatura ,me keqeardhje te dhimbeshme . .

    Reply to this comment
  8. Gazi February 22, 15:22

    Ah sikur te të lexoja dot njëherë deri në fund ty, gurzi rraqja, ta dija ça muti ishe, kafshe app njeriu.

    Reply to this comment
  9. Trapajane February 22, 19:07

    Si femra histerike qe kane kohe pa …q…e.

    Reply to this comment
  10. asd February 22, 21:17

    Ky ka menyra infantile per tu bere interesant. Gjoja.
    E mori perpara edhe Britanine e Madhe. Ky sumcja.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim