Deklarata e fortë e Selamit: Nuk kam votuar Berishën në 1991, por më pas

July 13, 2017 22:24

Deklarata e fortë e Selamit: Nuk kam votuar Berishën në 1991, por më pas

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami, ka folur për marrëdhënien e tij me ish-kreun e PD-së, Sali Berisha. Në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi në “News24”, Selami tha se nuk ka votuar Sali Berishën kur u zgjodh kryetar i PD në vitin 1991, dhe kur grupi i mocionisteve e votoi Sali Berishën.

“Grupi i mocionistëve’ që u formua më vonë, votoi për Sali Berishën, ai u zgjodh edhe pa votën time, dhe unë e respektova dhe bashkëpunova ngushtë dhe mirë me të.

Nga largimi i mocionistëve më vonë humbi Partia Demokratike dhe jo mocionistët. Unë kam pasur një bashkëpunim të suksesëshëm me Berishën. Unë mendoj që Berishën e mbivlerësoni dhe e mbingarkoni më shumë se ç’duhet.

Unë i sfidova autoritetin e Berishës në atë kohë, ai u kthye në një lider autoritar dhe humbi një shans të madh. Në atë kohë situata na rrëshkiti prej duarësh, kjo është brenga ime e madhe.

Dështimi i referendumit, aty nisi kthesa e tmerrëshme”, u shpreh Eduard Selami.

July 13, 2017 22:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*