Deklarata e fortë e Topallit: Familja ime prej dy muajsh nën vëzhgim

July 4, 2017 19:43

Deklarata e fortë e Topallit: Familja ime prej dy muajsh nën vëzhgim

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka rrëfyer për herë të parë se prej dy muajsh, shtëpia e saj është vënë nën mbikqyrje dhe se çdo lëvizje e familjes së saj monitorohet.

Duke folur për Abcnews, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me deklaratën e saj të fortë, por tha se “dikush ka vënë një njeri për të parë lëvizjet e saj dhe të familjarëve”.

Topalli është shprehur se një sjellje e tillë mjerane nuk i është bërë familjes së saj as në diktaturën hoxhiste.

“Ka dy muaj që shtëpia ime ruhet nga njerëz që kush hyn dhe kush del të pijë kafe. Kjo është sjellja më mjerane.

Gjëja e vetme që më kujton, është Edi Ramën që sulmon Islamin. Unë ndoshta kam lindur e deklasume. Kjo s’ka ndodh as në komunizëm”, tha Topalli.

TOPALLI RRËFEN SHERRIN ME BASHËN: MË DHA TË DREJTË, POR PASTAJ…
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka rrëfyer edhe për sherrin me Bashën.

Ajo tha se gjithçka nisi në shkurt të vitit 2014 kur Basha bëri një urdhër që në zgjedhjet lokale të mos kandidonin kryetarë seksionesh që kishin humbur në zgjedhjet e 2013, deputetë apo edhe kryetarë seksionesh.

“Ky urdhër ishte i paprecedentë dhe unë i kam shkuar në zyrë dhe jam përplasur me të. Ai më dha të drejtë por urdhri qëndroi në fuqi dhe atë e shkeli vetë Basha, që është humbës në zgjedhje dhe rikandidon brenda partisë.

Sipas standardeve të Berishës atij nuk do t’i shkonte ndërmend që të rikandidonte”, tha Topalli.

 

July 4, 2017 19:43
Komento

6 Komente

  1. A July 4, 20:50

    Se ka kuptuar ZHELEFENA TOPALLI – COBA se çfare surrugatosh jane keto te PD-se me ne krye SALI BERISHEN dhe LUL BASHEN.
    Keshtu eshte kur perdoresh dhe se kupton. Keshtu eshte se edhe ti u bere si ato dhe harrove shoket dhe miqte e vertete. Permbi te gjitha jeni lloj mosmirenjohesish, keshtu eshte njehere i hipe dhe pastaj ta hipin.
    Po na qahesh kur ke qene, shtresen e ish persekutuarve dhe ish pronareve e ke lene ne balte dhe i tradhetove per interesat tuaja personale. Ik shif vehten moj zhgarravine. Keto jane shoket dhe miqte e rinj, moj derdimene. Tung.

    Reply to this comment
  2. TLN July 4, 21:33

    Zhelefina e henge dhe ti. Ta futi Sala sa krahu.

    Reply to this comment
  3. ate qe s'perfundoi robespieri, dhe vladimir iliçi, t'a perfundojne shqipot July 4, 22:55

    oh me ne fund nje shenje e mire . i gjithe populli duhet t’ju kete ne vezhgim . jane shenjat e nje “tetori” te dyte. te iliçit . duheni shuar me rrenje e me dege .

    Reply to this comment
  4. Furtuna July 4, 23:29

    Pse uluret mi zhelefine sa keq kur bie nga fiku.te behet ferra ibrahim. Pak ke bere ti i harrove bemat e tuaja.Po merr karmen qe ke krijuar.Prandaj pusho ul koken e largohu koha jote mbaroi.

    Reply to this comment
  5. Arber July 5, 00:17

    harrove zhelepine gangsteret qe u dergoje te tjereve kur ishe me Berishen ne muajin e mjaltit?!

    Reply to this comment
  6. Shallvarsi July 5, 08:37

    E kush do te ruaj ty ,ti je nje hic sic ke ke qene nje hic dhe ne Shkoder.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*