Deklarata e Kotzias, reagon Meta: Ushtria shqiptare e di kufirin e saj

November 15, 2018 18:58

Deklarata e Kotzias, reagon Meta: Ushtria shqiptare e di kufirin e saj

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, i cili tha se, se ushtria helene nuk njeh kufirin mes Shqipërisë e Greqisë.

Sot qarkulloi një lajm që shpresoj të jetë fake-news, ku një ish-ministër i një vendi fqinj që thoshte që ushtria e këtij vendi nuk njihte kufijtë e Shqipërisë. Ne duhet të jemi të qetë edhe kur këto lajme janë të vërteta dhe kur janë fake-news. Këtu është roli i mediave për të mbajtur një distancë ndaj çdo manipulimi që rrit retorikën dhe na largon nga bashkëpunimi.

Në rastin se është fake-news, të gjithë duhet të punojmë që lajme të tilla t’i izolojmë. Në rast se është i vërtetë, natyrisht çështja është edhe pak më serioze. Natyrisht, nuk jam i shqetësuar për arsye që edhe si komandat i Forcave të Armatosura, ushtria shqiptare e di kufirin e saj dhe nuk ka asnjë pretendim ndaj një vendi tjetër si vend demokratik që jemi. Jam i shqetësuar pasi duhet të theksojmë gjuhën e bashkëjetesës.

Së dyti, Ballkani është një rajon shumë i trazuar, historikisht, etnikisht dhe ka vetëm një rrugë për të ecur përpara dhe të gjithë të përdorim standardet evropiane me pakicat. E vetmja zgjidhje është bashkëjetesa dhe harmonia dhe t’i qëndrojmë asaj me të cilën është themeluar Evropa”, tha kreu i Shtetit gjatë një aktiviteti.

v.l/ Dita

November 15, 2018 18:58
Komento

6 Komente

  1. fery November 15, 19:19

    Sa te lumtur do te ishim sikur edhe presidenti i Kosoves Thaci ti thote Vuciqit si i tha presidenti i Shqiperise Meta greket Kotsias , por jo edhe pse Serbija mbane pretendime te hapta teritoriale ndaje Kosoves dhe soldateska e saje kryen manovra provokuese ushtarake ne teritoret ku banoje shqiptaret Presheve dhe bashnjaket Sjenice , Tutin dhe Pazarin e Ri duke demonstrira force dhe shkatuar frige te banoreve te atyre aneve. Presidenti i Kosoves e ka nda mendjen e tij te korigjimit te kufirit qe ne shqip perkthehet si falje teritori te Veriut te Kosoves Serbise

    Reply to this comment
  2. gjermani i fundit November 15, 19:40

    Hopppaaaaa, rrup-sup ia beri grekut komandanti i pergjithshem gjeneral-kapedan Ilir Metja. Ky eshte president dhe s’e di akoma nese lajmi eshte i vertete(?!) Apo i rreme.

    Reply to this comment
  3. Fukarai i Bashir ed November 15, 20:18

    Ti je komandant pa ushtri, prandaj MOS ma ben trimin.

    Reply to this comment
  4. mirel November 15, 21:49

    Kjo eshte pergjigje per shqiptaret sigurisht, se Ushtria shqiptare nuk e di ku i ka kufijte detare, qe kur Berisha i hoqi per ti dhene detin Greqise.
    Dhe me e bukura as Ramuti nuk i ka rivendosur kufijte detare.
    Pyesim Meten tani, e di gje ne ka apo jo Shqiperia kufij detare?
    Apo po behen akoma bisedime te fshehta per ndonje nderhyrje tjeter te vogel? Sigurisht me te mire nga Berisha..

    Reply to this comment
  5. fery November 16, 00:05

    Gazeta franceze “Le Mond” e i ka kushtuar një shkrim “incidentit” të ndodhur në tribunën e personaliteteve me rastin e përkujtimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore të shënuar më 11 nëntor.
    Jo pak njohësve të kulisave diplomatike u ra në sy fakti se presidenti i Serbisë ishte deklasuar në një tribunë të rangut të dytë, kurse homologu i tij kosovar, Hashim Thaçi renditej përkrah Putinit, Merkelit dhe Trampit.
    Turpërimi dukej edhe më i madh po të mendohet se Serbia nuk e njeh Kosovën”, komenton gazeta.
    Diplomatët francezë janë justifikuar se ky ishte një gabim protokolli dhe këtë qëndrim ka mbajtur edhe ambasada franceze në Beograd shkruan e përditshmja që kujton se sipas historianëve Serbia është një nga vendet që ka pësuar më shumë humbje gjatë luftës së madhe dhe një e treta e ushtrisë së saj u shfaros gjatë këtij konflikti.
    Por sipas gazetës, serbët mendojnë se shfajësimi francez është i pabesueshëm dhe në këtë “lojë vendesh” asgjë nuk ka qenë e rastësishme.
    Gazeta boton citimin e presidentit Vuçiq që thoshte se aty në tribunën ku e kishin vendosur ai nuk iu besonte syve për atë që shikonte, duke ulur shikimin përdhe dhe duke kujtuar sakrificat e serbëve gjatë luftës.
    Le Monde” citon gjithashtu edhe spekulimet që vazhdojnë në Beograd se përse mund të ketë ndodhur ky deklasim i Vuçiqit në raport me Thaçin dhe e mbyll shkrimin e saj me një premtim të presidentit serb: “Kur Macron të vijë në fillim të dhjetorit në Serbi, unë do të ftoj mija vetë që ta përshëndesin, që ai të kuptojë se ç’është mikpritja serbe dhe si e shohim ne miqësinë e vërtetë

    Por ,ne Kosove se krejte ne fund , pasi te nenshkruhet marreveshja mese Kosoves dhe Serbise , Vuciqi qe ne Paris ishte ne rednim e fundit do te ike me nji COPE TOKE te Kosoves kurse Hashim Thaci na doli nevreshin e dyte do te na le me gishta nd goje
    Kjo u pa edhe me rastin e kthimit te eshtrave te Isa Boletinit ( disa vite me pare ) nga Vlora ne fshatin Boletin te Komunes se Zveqanit e cila eshte ne Veri te Kosoves kur , presidenti Thaci doli haptas kunder kthimit te eshtrave dhe rivarrosjes se Prijesit te Kosoves Isa Boletinit sepse , doli ne shesh se ai qyshe ateher kishte nda mendjen
    Veriun dhe Komunen e Zveqanit bashke me fshatin Boletin te ia fale Serbise

    Reply to this comment
  6. Kuq e zi November 16, 04:51

    Ushtria jote gjer ne tufine shkon meqe keni 30 vjet qe po e shkaterroni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin