Deklarata e Metës, deputeti i PS-së: Të shkojmë në zgjedhje

July 17, 2016 19:26

Deklarata e Metës, deputeti i PS-së: Të shkojmë në zgjedhje

Deklarata e kryeparlamentarit Ilir Meta gjatë mesditës së sotme ka nxitur disa reagime tek tuk të socialistëve, por ende asnjë zyrtare.

Deputeti socialist, Parid Cara shkruan në facebook se “reforma në Drejtësi duhet të miratohet, ose zgjedhjet e parakohshme të mbahen në shtator”.

Statusi i tij i plotë:

Reforma në Drejtësi nuk i shërben vetëm Partisë Socialiste, ajo është në interesin e gjithë shqiptarëve. Në këtë gjendje ku është katandisur Drejtësia, miratimi i saj është një urgjencë kombëtare, çdo ditë që vonohet, është në kurriz të qytetarëve dhe të akujt tjetër.
Kryeministri Rama po bën çdo përpjekje për të bindur Partinë Demokratike për ta votuar këtë reformë dhe propozimi i tij i fundit që ta shkruajë PD-ja draftin, është argument i mjaftueshëm.
Në kushtet që jemi, gjykoj se ka vetëm një rrugëzgjidhje.
Sipas gjykimit tim, personal dhe jo si qëndrim i PS-së, Kryeministri Rama duhet të çojë draftin në Kuvend në 21 korrik dhe të testojë se sa vota ka për Reformën. Nëse ne, deputetët, jemi aty për të shprehur vullnetin e qytetarëve shqiptarë dhe 91% e shqiptarëve duan reformën, ai draft miratohet.
Në të kundërt, nëse reforma nuk miratohet, deputetët dhe partitë që deklarohen në Kuvend pro reformës, duhet të jenë boshti i koalicionit të majtë në zgjedhjet e parakohshme.
Koalicioni i majtë duhet ta kërkojë në popull mbështetjen dhe numrin e mjaftueshëm të votave, 93 deputetë, që të miratojë Reformën në Drejtësi në Kuvend.
Nëse reforma nuk miratohet, vendi nuk mund të presë edhe një vit tjetër. Zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen në shtator, sa më shpejt të jetë e mundur.
Askujt nuk i shërben shtyrja deri në agoni e këtij procesi. Një vit me Qeveri teknike apo pa qeveri fare, do të thotë korrupsion në tatime, korrupsion në dogana, pasiguri për jetën, pasiguri për pronën, mungesë investimesh, rënie e besimit në ekonomi. Asgjë e mirë nuk i ndodh vendit në një vit me këtë gjendje.
Zgjedhjet e parakohshme, sa më shpejt të jetë e mundur. Qytetarët kanë të drejtë ta votojnë ata Reformën në Drejtësi.

July 17, 2016 19:26
Komento

5 Komente

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... July 17, 19:58

    Z.Parid ti shpreh dhe mbeshtet nje mendim mjaft te vyer, “zgjedhje te parakoheshme ne muajin shtator dhe koalicion me partite qe jane pro Reformes ne Drejtesi duke u vettetuar me votimin e 21 Korrikut”, ne menyre qe ky popull i nen shtruar per 26 vite nga Banda e Salehit te mos terhioqet zvarre edhe nje vit.

    Reply to this comment
  2. PO.PO July 17, 20:37

    Te lumte goja Parid ! Ja , ky eshte nje deputet i pergjegjshem , i logjikshem e dinjitoz , qe meriton respekt e duhet mbeshtetur , shembullin e te cilit duhet ta ndjekin edhe te tjeret .

    Reply to this comment
  3. Viva23 July 17, 20:47

    A jeni gati ju socialistet ta beni kete proces,se ky popull eshte lodhur me premrime boshe

    Reply to this comment
  4. kujtesa July 17, 21:05

    Deri diku jam dakort me Z.Cara.
    Gjeja qe me ndan me ate,eshte ideja e zgjedhjeve te parakoheshme(ato le te behen) me koalicion te gjithe forcat poltike qe do jene pro reformes!
    Nuk e di cfare ligj beresi eshte ky,kur shkon deri ketu!
    e si mundet qe Majlinda Bregu,Astrit Patozi, e te tjere nga PD te futen ne nje liste zgjedhore me te majten!
    Sepse deri tani,keto emra,te pakten ne dukje,jane pro Reformes.
    Pranimi i kesaj ideje do te thote qe kalimi i Kac Islamit me PD,si rezultat i mbajtjes se qeverise se Berishes ne pushtet me ato vota,ishte veprimi me i mire i mundeshem.
    Reforma duhet te miratohet sic e ka lene USA dhe BE,ndryshe,zgjedhje te parakoheshme dhe secili te marri te tijat.
    Kete here eshte momenti i duhur per te ndare shapin me sheqerin!

    Reply to this comment
  5. demo July 18, 04:46

    Miratohet me shumice te thjeshte,si te gjithe presidentet e vucidolit.Rama ta dergoje REFORMEN ne REFERENDUM POPULLOR po deshi 91%.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim