Deklarata e Osnabrück / Arsimi Profesional, Denaj: Të angazhuar për ta siguruar për të gjithë

December 1, 2020 15:28

Deklarata e Osnabrück / Arsimi Profesional, Denaj: Të angazhuar për ta siguruar për të gjithë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj mori pjesë në Ceremoninë e Miratimit Virtual për Deklaratën e Osnabrück, mbi arsimin dhe formimin profesional, si një mundësi për rimëkëmbjen dhe kalimet në ekonomitë digjitale dhe të gjelbra. Deklarata e Osnabrück, nxit bashkëpunimin midis të gjitha vendeve partnere në Procesin trepalësh të Kopenhagenit, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë kësaj ceremonie, Denaj u shpreh se, Ministria që ajo drejton mbetet e angazhuar për të siguruar arsimin profesional për të gjithë.

“Arsimi dhe Formimi Profesional është thelbësor, jo vetëm në modelin tonë ekonomik, por edhe për të mbështetur qytetarët tanë që të qëndrojnë në tregun e punës. Ne mbetemi të angazhuar për të siguruar arsim profesional të suksesshëm për të gjithë dhe për të dhënë kualifikime me kosto të përballueshme nga çdo familje apo klasë shoqërore”, theksoi ministrja.

Denaj shtoi më tej se, tre sfidat kryesore të MFE-së, janë ruajtja e stabilitetit makro-fiskal, mbështetja e sektorit privat dhe aftësitë e nevojshme për tregun e punës. Sipas saj, qeveria shqiptare është zotuar të transformojë ekonominë shqiptare nga një ekonomi e varur nga importi, në një ekonomi që bazohet në krijimin të vendeve të punës dhe rritjen e produktivitetit.

“Si i tillë, ne kemi njohur gjerësisht nevojën për të adresuar në mënyrë sistematike punësimin duke ri-orientuar sistemin e arsimit dhe trajnimit drejt nevojave të tregut të punës. Arsimi dhe Formimi Profesional cilësor ku ndërthuret trajnimin teorik me praktikën në punë është një nga mjetet më të rëndësishme që do të përdorim për të rimëkëmbur ekonominë tonë pas pandemisë dhe për të siguruar kalimin në një ekonomi digjitale dhe të gjelbër”, tha Denaj.

Ministrja e mbylli fjalën e saj duke falënderuar  Presidencën Gjermane të BE-së për këtë Ceremoni Virtuale, si dhe për përpjekjet për të siguruar hapa konkretë për një rimëkëmbje përmes Arsimit dhe Formimit Profesional.

j.l./ dita

December 1, 2020 15:28
Komento

2 Komente

  1. lejlek December 1, 16:13

    Z ministre Ju si moshe i perkisni atij te kohes se internetit, dhe kjo eshte nje ane e mire .Shume flitet per largim te rinise apo te trurit.
    Delitante politike thone do i kethejme te rinjte nga perendimi….Keto jane vetem politike. Ekspertet tuaj te ekonomise a jane te mjaftueshem per ridimensionim te ekonomise?
    Une them jo.
    Shtete te fuqishme perendimore kane ngritur nje strategji moderrne te zhvillimit te tyre ekonomik nepermjet teknologjise se kohes qe po ta degjosh me veshet e tu ; te ngjajne me “vrimat e zeza”te hapesires nga menyra se si ata kerkojne dhe perpijne trurin intelektual nga e gjithe bota .Midis tyre jane edhe nga bijte tane qe tregojne .Pra duhen derguar ne perendim njeres me tru te studjojne drejtimet ne fusha ku punojme te rinjte e tyre…..dhe te kerkohen sektore te vecante te tyreper te punuar nga Shqiperia.Nje futbollist shitet …po nje mjek…po nje inxhinjer …e sate tjere largohen .Dixhitalizimi i vendit i pa lidhur me njeritjetrin nuk i sherben askujt bile behet qesharak ne syte eintelektualeve te mirfillte.Mos trumbetoni kotesine.

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic December 1, 23:05

    Masat e qeveris per rihapjen e shkollave profesionale munde ta krahasojem me nje rilindje te ketyre profesioneve.
    Berisha ne strategjin e tije antishqiptare krahas shkatrrimit te ekonomise i mbylli edhe shkollet profesionale..
    Kjo tregon se ai e e kishte ne strategji shpernguljen e shqiptarve.
    Sote shqiperia po rilinde.Krahas shkollimit do te lindin edhe vendet e punes ku inisiativa private me nxitjen e Qeveris do te beje te mundur rilindjen e industrise.
    Kjo eshte strategjia e Edi Ramas qe ju kundervi Berishes ne te gjith prapsirave te tije.!
    Prandaj Edi Rama ka shum arsye per te kerkuar edhe nje mandat te trete.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim