Deklarata e Vuçiç në Kosovë, presidentja kroate: Po flet për veten

September 11, 2018 11:16

Deklarata e Vuçiç në Kosovë, presidentja kroate: Po flet për veten

 

Gjatë vizitës në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka lartësuar figurën e kriminelit, kasapit të Ballkanit, Sllododan Millosheviç.

Ai ka vazhduar të përdorë retorikën nacionaliste duke thënë se Serbia do t’i mbrojë serbët në Kosovë, ndërsa ka thënë se në të kaluarën serbët kanë vdekur për Kninin, për Sarajevën e për Prishtinën.

E pas deklaratave të Vuçiçit, ka reaguar presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

“Flamuri kroat është valëvitur në Knin dhe para se të flasë Vuçiç dhe flamuj blu do të jenë edhe në të ardhmen”, deklaroi presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç për DNEVNIK.hr, duke komentuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Kosovë.

Më tej, ajo ka thënë se nuk do ta lejojë Vuçiçin që të përzihet dhe të përcaktonte agjendën politike në Kroaci dhe se ai duhet të injorohet.

“Unë nuk do ta lë Vuçiç që të imponojë tema, as të zbresë në nivelin e atij komenti në fjalimet e tij. Ai po flet për veten”, tha presidentja kroate.

a.s/dita

September 11, 2018 11:16
Komento

7 Komente

  1. Arben September 11, 13:32

    POLITIQENET SHQIPETAR, KUR U LARGUA VUCICI

    DOLEN NGA BODRUMET KU ISHIN FSHEHUR.

    SHYQYR QE DOLI DIKUSH TA KUNDERSHTOJE

    KETE ZAGARIN E MILLOSHEVICIT.

    Reply to this comment
    • Grek = turk = serb September 12, 08:54

      Dhe te parin njeri qe mori Vuçiç dhe ju ankua ishte ai sullmuty yt i Turqise. Se aleat me te eshte Vuçiç. Ai sullmuti i Turqise gjen turkoshane trushplare ne Shqiperi e Kosove e mendon se do beje te njejten gje qe benin sullmutet osmandhjere dikure kur per interesat e tyre me Rusine sa here ua fuste ne goje Rusia sic po ben tani, shisnin tokat shqiptare sic bene me 1878 e me pas.
      Vuçiçin e dime qe e kemi armik por atij gjarperit te Anadollit sullmutit Eedogan si tja bejme se sla turkoshan pa nxjere tv per te ofenduar patriotet dhe heronjte tane. U vret syte patriotizmi dhe trashegimia tone kombetare turkoshaneve osmandhjere se duan te na kthjene ne kohen e injorantit Haxhi Qamil dumbabistit. E kane pengese patriotizmin shqiptar keta bashibozuke. Pttuu fare muti. Njesoj jeni shkja e turk.

      Reply to this comment
  2. Dr. Veip (Vehip) Proda September 11, 15:41

    Zoti Aleksandër Vuçiç,
    Ç`deshe që shkove në Kosovë, tani që ishe “zotuar” për marrëveshje me shqiptarët?! Ç`deshe mor i “uruar”? Kosova t`i nxorri jashtë “zorrët e barkut”, ta tregoi fytyrën ashtu si e ke! Sa shkele në Kosovë të zuri “gjaku”, t`u zgjuan “xhindet millosheviciane”, të mbështollën vargojtë e “Serbisë së Madhe”, përndryshe të “Serbisë Qiellore”. Të tradhëtoi ndërgjegja jote dhe në vend që t`u kërkoje falje shqiptarëve, për krimet e përbindshmë të makinës mishngenëse serbe në Kosovë, i bëre ditirambe kryekriminelit të njerëzimit, Sllobodan Millosheviç, dishepull i të cilit tregove se je!
    Me qendrimin që mbajte në Kosovë, dy ditët e vizitës atje (9 dhe 10 Shtator) tregove se je pasardhës i “denjë” i Aleksandër Rankoviçit dhe i Sllobodan Millosheviçit, pa hyrë më thellë te paraardhësit e tjerë kriminelë serbomëdhenj. Me fjalën tënde në Kosovë, u dhe mesazhe kobndjellëse popujve të Serbisë dhe fqinjëve të sa, rreth ëndërrës që të është fanepsur e rizgjuar, për krijimin e “Serbisë së Madhe”; për adhurimin që tregove ndaj kriminelëve serbë të të gjitha kallëpeve deri te “lideri i madh Millosheviç”, i cilësuar kështu prej teje. Kulmi ishte motua që u dhe “patriotëve” të tu, në Kosovë e jashtë saj: “S`kemi asgjë për të cilën të kërkojmë falje apo për të cilën të na vijë turp”. Një delir patologjik kriminal! Në se BE-ja dhe SHBA-ja nuk të panë ashtu si je në të vërtetë, dhembjekoka e tyre do të jetë afatgjatë, pse jo edhe me fatalitete të reja.Kurse, politikanët shqiptarë, gjithandej ku janë, të mos e fusin kokën në rërë si struci.
    Zotëri,
    Mblidh mendjen tënde të kokës, mblidhu mendjen sivëllezërve të tu! Jo më thellë në histori, Aleksandër Rankoviçi, me kundërshqiptarizmin dhe arrgancën kriminale të tij dhe të pasuesve të tij, e shpuri Kosovën drejt autonomisë dhe drejt dobësimit të lidhjeve me Serbinë; Sllobodan Millosheviçi, me genocidin kundërshqiptar të ushtruar prej falangave që drejtoheshin prej tij, e shpuri Jugosllavinë në varr dhe Kosovën e nxorri shtet të pavarur; ti, me të njëjtën mendësi, do ta shpiesh Serbinë te krijesa me emrin “Pashallëku I Beogradit”. Këtheje mendjen sa s`është vonë, nxirr mësime nga historia dhe mos shiko endërra më Dushanë e Pashiçë, me Rankoviçë e Millosheviçë! “Serbia e Madhe” a “Serbia Qiellore”, ka shkuar tashmë në humbëtirë. Mos e harro këtë, në se e do me të vërtetë popullin tënd, në se nuk të ka kapluar aspirimi vetvrasës për kolltuqe, pasuri e lavdi…!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 12, 09:18

      xhaxhi Dr. Veip (Vehip) Proda
      ke shumë të drjtë për vuçin,” Kosova t`i nxorri jashtë “zorrët e barkut”, ta tregoi fytyrën ashtu si e ke! “,por ke harruar se ai është gjithashtu budalla sepse dogji dhe shqipot që punojnë për të!!
      dogji ata që deri dje e paraqitën si një shpëtim jo vetëm për sërbët por dhe për shqiptarët!për ata që thanë se “duhet ta kapim këtë moment,të mos e lëmë të ikë se në mars na vijnë zyrtarë në BE që nuk dihet se çna sjellim”,
      kështu o xhaxhi Dr. Veip (Vehip) Proda,kur flet për një çështje përmëndi tërë anët e saj!!medalja ka tre anë(teorikisht),kurse një çështje,sidomos në raste të tilla,ka aq shumë anë sa vështirë ti numërosh!ti,si ne të tjerët, nuk mund ti përmëndësh të tëra,por të paktën disa!ti ke përmëndur vetëm një anë!atë që të leverdis,o që vetëm ta kap mëndja!!
      anën e tradhëtisë së politikës kosovare,të shqipove të kosovës,se sërbët nuk mund ti quaj tradhëtarë,punojnë kundër shqiptarëve,nuk e përmënd!bën sikur e harron!!ndoshta për ta mbrojtur herën tjetër kur të dalë me një variant më të mirë përpunuar!!dhe më pas ta “harrosh” kur të ketë dështuar!!

      Reply to this comment
  3. fery September 11, 20:27

    Ne Kroaci , zyrtaret serb gjithmone e kane honger pasulin njinga nji , nga nji kokerr sepse , kroatet edhepse edhe vete sllav, kure si kane lejuar serbet te sillen si kapadahij , tamam ne bire te miut gjithmone i kane fute
    Ne kosove me ne shqiptaret , serbet gjithmone e kane mbushe lugen e pasulit buze me buze sepse , kane marre info nga shqipefolesit qe i ka patur brenda andaj ata kane ditur si te ia bejne …per me te ardhur gjynah !

    Reply to this comment
  4. info analitike September 12, 04:41

    Po kriepsikoja pse nuk flet nje fjale, atij nuk i pushon goja pa dhene mend kudo. Cuditerisht ne mete rast per te disaten here radhazi hesht.

    Reply to this comment
    • Babalja September 12, 10:42

      Kur flet ju saliqenet thoni: “Foli dhe ky lideri i Ballkanit” kur nuk flet thoni pse sflet.
      Megjithate e doni mendjen e tij. Po nuk keni faj. Nga kush do merni mendim ju ? Nga Luli?

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*