Deklarata e zv/ministrit Koçi, shpërthen babai i Behramit

March 31, 2015 16:49

Deklarata e zv/ministrit Koçi, shpërthen babai i Behramit

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Gani Koçi, sulmon futbollistin Valon Behrami pas deklaratave të këtij të fundit se nuk është kosovar i Zvicrës, por zviceran.

“Po, ke të drejtë Valon Behrami, se axhë e ke Avdi Behramin një ish inspektor i lartë i Sigurimit Shtëtror të ish Jugosllavisë! Për ty nuk ka fe as atdhe as flamur shqiptar”, shkruan zëvendësministri nga profili i tij në Facebook.

Por, ky pretendim i Koçit është cilësuar i turpshëm prej babait të Valonit. Ragiç Behrami,i ka kërkuar qeverisë së Kosovës të distancohet nga zyrtari i lartë i saj.

“Ajo çka e ka thënë ai zëvendësministër është e turpshme, siç është vetë ai i turpshëm. Nuk e di as çka ka dashtë me thënë, kur asnjëherë s’kemi pasur lidhje me Serbi. I qoftë turp atij dhe Qeverisë së Kosovë që angazhon asi njerëz në udhëheqësin e shtetit. I bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, sepse aty ka edhe njerëz të ndershëm, të distancohen prej tij”, deklaroi për “Zërin” babai i Valon Behramit.

Ai tha se pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA do të merret vesh se kush është patriot e kush tradhtarë.

“Pasi të pranohet Kosova në UEFA e FIFA ai njeri i turpshëm do ta shohë se kush është patriot e kush është tradhtar. T’i vijë turp që mundohet ta njollosë një karrierë të një djali që nuk di asgjë tjetër, veçse të luajë futboll, të krenohet me prejardhjen e tij shqiptare dhe të jetë korrekt me një shtet që e ka sjellë deri këtu”, është shprehur Behrami.

“Kur unë kam ardhur në Zvicër, e kam pas vetëm një çantë me vete. Zvicra më dha gjithçka, mua, familjes time dhe Valonit. Valoni e ka për obligim ta ndihmojë vendin që i dha gjithçka. Valoni dhe shokët e tij nga Kosova e ndjejnë më së shumti mungesën e himnit të vendit të tyre, andaj sulmohen. Ndërsa, tani sulmohen edhe nga pseudo-patriotët e Kosovës. Le t’i vijë turp çiftit të tij, por Valoni gjithmonë do të vazhdojë ta dojë vendin e tij, Kosovën dhe do të vazhdojë me përpikëri t’i kryejë obligimet morale ndaj Zvicrës”, përfundon Behrami.

March 31, 2015 16:49
Komento

8 Komente

  1. Lezha March 31, 17:22

    Shko o mut kur te pranohet kosova ka Vetem nje komtare ashte shiprija je shiptare lune per shiprine kosova ishalla e pranojne po kosova ka Serb magjyp qdo shiptare I kosoves duhet te luje per shiprine si po bajne shume djem te mire te kosoves djali jot e ti jeni veq per pare jeni

    Reply to this comment
    • KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) March 31, 22:16

      Valoni mban emrin shqiptar dhe kjo mjafton per te tregu prejardhjen e tij,
      Por kur ai luan per Zvicren nuk ka perse te bej shqiponjen.
      Kujdesuni per rinin shqiptare ne Kosove e Shqypni qi po bohet viktim e droges dhe fondametalizmit islamik e mos prisni tua pregadisn te huajt futbollistat e ju ti gjeni gati.
      TURP per kete zv-minister qe merret me nje djal te ri qe flet si qytetar europian.

      Reply to this comment
    • Epiriíiiiiiii April 1, 02:26

      Aiiiiiiii…… Akoma ke kemba e urës ju????? Varu mo leshte Behrameve&Co ata e bënë zgjedhjen, ju prifte e mbara. KOSOVA e ka Kombetaren e saj Kuq&Zi kush dëshiron eshte i mirseardhur. Tung lale

      Reply to this comment
  2. Drenicak March 31, 17:39

    Valoni gabon rend qe u fut ne ujra qe si takojn .
    Dy agjallart e tina kane qen puntor te sherbimit policor jugosllav Avdiu ka qen nen komanden e regjionit te Mitrovices i ka tredhe demostruest e vitit 1981 ndersa vllau tjeter ka qen komandir policije ne qytetin Obiliq po ashtu edhe ky ka qen shume i ashper me shqiptar.
    Ne Drenicakt e njofim ket familje shume mire sepse jane nga fshati Baks i skenderajt dhe e dim mire se qfar kan vuajt njerzit nga kjo familje.
    Valoni kurr nuk ka guxu mi tregu prejardhjen nga vjen por gjithe ka then qe eshte nga Mitrovica per te humbur gjurm.
    Tash une dua ti dal ne mbrojtje Valonit shtrohet pytja qfar faj ka ky per agjallaret e vet….
    Prap me shqiptar eshte Valoni se sa Mergim Mavraj qe eshte arabofil ose taliban i budallakavt spakut Valoni eshte dhe e mbron mendimin qe eshte europjan.

    Reply to this comment
  3. labinot March 31, 18:09

    Behrami dhe te tjere kosovare qe luajne per Zvicren,ata qe luajne per Gjermanine,etj.jane te respektuare te nderuar,se nuk kane tradhtuar kerkend.Kurre,asnjehere,nje shqiptar kosovar,nuk do te paguaje autobuze me homogjene per ti shkeputur nje krahine shqiptare atdheut te tij.Kete nuk e ben kurre kosovari.Tradhetaret kerkoni atje ku jane dhe jo ne Kosove,se e kane lare me gjak kete toke.

    Reply to this comment
  4. kushtrimi March 31, 21:49

    po pse merreni me behramin akoma. humbje kohe. le te rrije atje ku eshte,kemi kombetaren tone qe cdo here e me e forte po behet.
    behrami as grua shqipetare nuk gjeti por mori nje te huaj. jo per gje por tregon qe nuk ka ndjenjat kombetare dhe mos prisni gje prej tij.

    Reply to this comment
  5. Ervin April 1, 08:39

    Me fal po ky babai ca po sqaron se Valoni ishte shume i qarte “Nuk jemi shqiptare qe te festojme me shqiponjen por jemi zvicerane dhe festojme me franga”. Bravo i qofte per qartesine ne mendje, tani ne te s’emes Valonet dhe shoket e tyre qe mohojne kombin se nuk i kerkoi njeri te ishte shqiptar me zorr. Bravo Kuq e Zi, endrra vazhdon. Ka shume me teper nje kualifikim i shqiptareve me leke borxh se sa dhjete te zviceraneve me canta me leke.

    Reply to this comment
  6. Flamurtari April 1, 09:01

    Valon Berhami, nuk është shqiptar.

    Valon Berhami mund të jetë kushdo, por shqiptar ai nuk mund të konsiderohet. Këtë ai e ka pohuar vetë me deklaratat e tij. Kjo nuk do asnjë koment.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*