PARAPRAKE / Asnjë parregullsi, mister 20%-shi mori vetëm kuotën e vet normale

July 2, 2019 17:28

PARAPRAKE / Asnjë parregullsi, mister 20%-shi mori vetëm kuotën e vet normale

Shefja e kreut të misionit vëzhgonjës doli dje prapa mediave, deklarojnë Gojët e Liga dhe u kërkoi reporterëve të kthehen nga ajo, sepse kishte diçka për të thënë.

Më poshtë disa prej vëzhgimeve paraprake të OSBE-ODIHR:

-Gjiri i Lalzit ka dalë yll. Disa punonjës të mitë që shkuan, ishin knoq. Takuan dhe presidentin, që u sugjeroi një bar ku bënin frape të mirë. “Mos shkoni te kafja e Bilalit, se ta fut,” u tha presidenti.

-Vetë zgjedhjet nuk e morën dhe aq shumë në konsideratë interesin primar, atë të komisionerëve. Dhoma pa kondicioner, ose me kondicioner të lodhur 9 mijë BTU, birra të vakëta dhe pica të lira për turp të zotit.

-Komisionerët nuk kishin mundësi reale për të zgjedhur kujt do t’ja merrnin paratë, pasi fleta e votimit kishte vetëm një kandidat. Edhe në ato fletë ku kishte dy kandidatë, më shumë gjasa kishte që komisionerët të mblidhnin lekë për t’ja dhënë si ndihmë sociale kandidatit të dytë, sesa t’i merrnin ndonjë gjë derëziut.

-Punonjësit e administratës publike u përballën me presione nga bashkëshortët-et se ku do t’i çonin fëmijët për fundjavë. Në mënyrë krejtësisht të njëanshme, këtë përballje në masën 99% e fituan bashkëshortet.

-Intepretimi i ligjit zgjedhor nga Dennaro del Bimbo ishte… si të thuash… shumë horizontal dhe madje i kithët… më duhet pak kohë për të gjetur një fjalë që nuk fyen dikë, se ky raport është publik… Ooo KQZ zeza ç’të gjeti… Nejse.

-Fakti që partia Biba Demokratike më parë kishte regjistruar kandidatët e vet në KQZ sesa ishte regjistruar në gjykatë;

si dhe fakti që shumë kandidatë të Bibës akoma dhe sot ende nuk e dinë që ishin në garë;

plus faktit që ata që e morën vesh dhe donin të tërhiqeshin, nuk u lejuan e madje u tallën nga anëtarët e KQZ me shprehjet “iii ça lepuri”, “do të ç’regjistrohesh se s’ke b…thë, hë?”, apo “Po rri o vlla njëherë, se mos ke punë tjetër gjithë beharit,” etj;

këto fakte pra, nuk prishin ndonjë punë sepse Shqipëria është vend i vogël, të gjithë njihemi me njëri-tjetrin, pse ta prishim zemrën për vogëlsira bre byrazer?

-Dhe e fundit, paraprakisht mund të themi se megjithë llogjet, akuzat dhe debatet te emisioni i Tur Zhejit, kryetari Rama pak a shumë mori 20%.

Sipas të gjitha statistikave, kjo është përqindja e tij e natyrshme mesatare shumëvjeçare, madje e pa-axhustuar me inflacionin. Kështu që tek e fundit, zoti Rama ka marrë veç pjesën e vet, okej?

*****

SHËNIM: Gojët e Liga është një rubrikë satirike pro raporteve paraprake

July 2, 2019 17:28
Komento

3 Komente

  1. qytetar July 3, 16:24

    hahahahahahahahahahahaha madheshtore Tamam humor pederesh

    Reply to this comment
  2. Gazoza July 3, 21:40

    Fiks e paska thone vezhgusja: Perqindjen e vet ka marre!!!!

    Reply to this comment
  3. Magjia e Gonxhe Bojaxhi tek varri i ZOGISTIT Enver eshte shpetimi July 5, 11:30

    hahahahahahahahah CIRK NE KOLONI

    Demokracia ku vendos shumica me vot hahahahahahahaha

    Nderhyrja RUSE. Kjo eshte ambasadorja ruse.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*