Deklaratat e Berishës për 21 janarin, Ndreu: Lajthitje, është i destabilizuar

March 6, 2018 17:32

Deklaratat e Berishës për 21 janarin, Ndreu: Lajthitje, është i destabilizuar

Lajthitje i cilëson deputeti i PS, Pjerin Ndreu deklaratat e Berishës një ditë më parë kur u shpreh se pas 21 janarit do vriste me snajper Edi Ramën, nëse ai do tentonte të organizonte sërish një demonstratë përpara Kryeministrisë. I ftuar në emisionin “45 minuta” me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Ndreu u shpreh se 21 janari është një njollë e zezë e cila do e ndjekë Berishën derisa të vdesë.

Çfarë mund të jetë veçse një lajthitje, është i destabilizuar. Ai është një njollë e zezë që do ndjekë derisa të vdesë. Është alarmante sesi një njeri vret katër veta të pafajshëm, me 2 mijë lekë të vjetra në xhep dhe është i qetë. Pretendon se do ishte edhe ky që do tërhiqte këmbëzën”, u shpreh Ndreu.

“Deklarata e Berishës për 21 janarin, thotë se “kam dhimbje për viktimat, por nuk kam asnjë lloj shqetësimi, u sulmova në zyrën time, garda bëri ligjin, në mos Garda do ishte gishti i Sali Berishës që do qëllonte”…çfarë gjuhe është kjo?”, vijoi Ndreu.

Ka qenë Rama i kërcënuar në atë kohë?

Këto janë folklor trimërie që i shpik Berisha me shokë, ka qenë i tulatur dhe i frikësuar, nuk është aq trim sa thotë. Unë kam dhimbje për ato viktima. 21 janari ka qenë një protestë e cila pati ato uljet dhe ngritjet e veta, por të bëhen vrasje në fund të protestës, kur po shpërndahej, kjo ndodh vetëm në shtetet më diktatoriale në botë. Nuk më habit deklarata e Berishës, ai ka kohë që është i destabilizuar në deklaratat që bën. Ndjej dhimbje edhe për median, se ju nuk bëni gjë tjetër veçse e merrni si deklaratë dhe nuk bëni analizë. Ai vret njerëz dhe thotë se do tërheq këmbëzën. Mua më shqetëson interpretimi që i bëhet dhe hapësira që i jepet një vrasësi që ka vrarë katër vetë. Cili nga këta të katërt ka bërë një veprim të paligjshëm.

Kur do hapet hetimi për 21 janarin?

S’keni parë gjë akoma. Mos kini merak.

o.j/dita

March 6, 2018 17:32
Komento

5 Komente

  1. Xha Spiroja March 6, 18:01

    More zotëri. Ndjeu nuk ju kuptoj pse e mbroni vrasësin? Ai deklaron publikisht që do vriste kryetarin e opozitës, kurse ju në vend që të bëni padi penale., e favorizonin duke e quajtur të.lajthitur etj. Këto lloj qëndrimesh nuk interpretohen ndryshe veçse keni frikë të bëni denoncimin dhe kallëzimin penal. I lumtë sallës u a ka mbledhur të gjithëve . Bën dhe flet si i do menderja dhe ju qorroviteni mbas tij. Bravo se kështu delidhje që ai ka për të gjithë ju nga një provë të fortë.për kallëzim penal.
    Xha Sproja

    Reply to this comment
  2. interesant , si e shofin Deklaraten Pushtat vet ! March 6, 18:07

    mORe zoteri Mashtrues ne Pushtet ,

    keni 5-vjet ne Pushtet ,

    dhe vazhdoni te kendoni te njejtin Refren :

    “””””””””””””””””S’keni pare gje akoma “””””””””””””””””

    Cfar duhet te shikojme me ne si popull ?

    krye Hajnin qe beri corb politiken shqiptare

    ju PS-istat e Graduat juuuuuuuuu President !

    (pasi Video-ja e tij me bllok ne dor ,kur i kerkonte vetem nji Firme a Tenderi 700.000 €
    shkaktoj Revolten qytetare dhe salih berrisha exzekutoj 4-demostrues ,)

    nderkohe qe juuuuu PS-istat sot gezoni Postet ne Pushtet .

    Cfar ka ngelur me akoma me i bo ktij populli
    ju mashtrusat politikane ?

    T’ju shofim ne noj Feste Orgjie bashke ne presidenc me prsidente muta-n -sali berrishen -bashen -Ramen – bushatin – cizmemadhen e pas saj veshgjatin ????

    ju jeni Fatkeqsia e Shqiperise te gjithe bashke .

    Nuk keni faj juuuu jo !

    Aty ne ate vend mashtrusish ,qe e kann shitur Shqiperine ,
    ben pun vetem vetgjyqesia .Po kushedi ndoshta sdo Jet e larget dita dhe Hakmarrja e ktij populli do bjere mbi cdo politikan ,sidomos kryeputanave te kombit

    Reply to this comment
  3. Jimi March 6, 20:29

    Jo mor Ndreu jo. Te destabilizuar jemi ne qe po e durojme shume kete kodosh plak, i cili pas gjithe atij terrori dhe atyre masakrave qe i beri ketij populli gjat sundimit te vete, ka edhe guximin ta sfidoj ate! Kur edhe tani qe ben kete sfide, duart ende i kullojne gjak njerezish te pafajshem. Ketij Duartes shqiptar ky popull duhet ti tregoj vendin. Mbase revolucioni i tetorit,per brezat te cilet nuk e jetuan ate epoke,beri masaker ndaj familjes se Romanoveve duke e shfarrosur ate, madje duke egzekutuar edhe femijet e tyre!? Por duket qe gjerat duhen pare ne kohe dhe ne zhvillim!? Urrejtja per masakrat te verboka shikimin!

    Reply to this comment
  4. tir March 6, 22:59

    O Pjerin po vertet nuk po te kuptoj. Berisha po te thote te verteten e ti perpiqesh ta zbukurosh e ta lehtesosh. Me kete politike te ps-se e moret Shqiperine ne qafe

    Reply to this comment
  5. Kuq e zi March 7, 01:58

    Mua me duket si paralajmerim per ramen
    Nqs une digjem ty te pret plumbi
    Sepse kur ai thote mund ta vrisja e ka fjalen per nje mundesi qe se ka perdorur ende pra qendron pezull

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*