Deklaratat e Berishës shkaktojnë furtunë në shtypin grek

Redaksia Online November 29, 2012 13:03

Deklaratat e Berishës shkaktojnë furtunë në shtypin grek

Shtypi grek është përfshirë në një furtunë pas deklaratës së Berishës, e cila shkaktoi edhe anulimin në momentet e fundit të vizitës së ministrit të jashtëm, Avramopulos, në festën e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Gazeta “Protothema” e ka cilësuar deklaratën e Berishës si “incident diplomatik greko-shqiptar dhe përkeqësim të papritur të marrëdhënieve greko-shqiptare, të cilat janë si zhiva, ftohen lehtë dhe nxehen po aq lehtë”.

E përditshmja “Ta Nea” shkruan: “Berisha provokon: Shqipëria e Madhe fillon nga Preveza”, duke cituar bashkëngjitur edhe sqarimin e zëdhënëses së kryeministrisë. Ndërsa sipas gazetës “Efimerida”, “deklaratat e Berishës krijojnë pretendime territoriale të Shqipërisë ndaj Greqisë”.

Gjithashtu, reagime ka pasur edhe nga disa parti greke, kryesisht ato ekstremiste.

Ndërkohë, vetë Berisha ka sqaruar nga ana e tij se deklaratat për bashkimin kombëtar janë bërë në kuadër të motos së shqiptarëve “Të bashkohemi me njëri- tjetrin, të bashkohemi me Europën”.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me mungesën e Avramopulosit në festimet e 100-vjetorit, Berisha është përgjigjur shkurt: “Miqtë shkëlqejnë gjithmonë me mungesën e tyre”.

Redaksia Online November 29, 2012 13:03
Komento

1 Koment

  1. nik May 26, 14:28

    Berisha plak dhe i prishur qellimisht leshon kesi deklaratash qe te demton Ramen. Natyra e tij e lige e ka ushqim shpifjen. Turp per nje ish kryetar ; eshte bere nje zevzek dhe kancer i Shqiperise

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*