Deklaratat e Ramës ndaj gazetarëve, Basha-Kryemadhi: Sjellje rrugaçërore

October 25, 2017 16:02

Deklaratat e Ramës ndaj gazetarëve, Basha-Kryemadhi: Sjellje rrugaçërore

 

Pas deklaratave të forta dhe fyese të Kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve jashtë Parlamentit, ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Basha e ka cilësuar si një banalitet rrugaçëror reagimin e Ramës.

“Sulmi agresiv, banaliteti rrugaçëror dhe kërcënimet kundër gazetareve faktojnë çekuilibrimin psikik që ka Edi Rama kur nuk arrin ta fshehë të vërtetën tronditëse as nga vetja e tij. I marrë peng nga Saimir Tahiri dhe i kthyer në një lolo nga kriminelët që i diktojnë vendim-marrjen politike, Edi Rama sot ka humbur çdo lloj ekuilibri psikik dhe njerëzor, ndaj po ushtron dhunë verbale kundër çdokujt që i duket se sfidon pushtetin e tij”, deklaroi Basha.

Basha shprehet se sulmi ndaj gazetarëve është dhunë jo vetëm ndaj tyre, por dhunë ndaj gjithë shoqërisë, e cila pa gazetarinë dhe pa fjalën e lirë përfundon në errësirë dhe skllavëri.

“Përgjigja më e mirë ndaj kësaj dhune, është kurajo për të zbuluar dhe thënë të vërtetën. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për të vërtetën dhe për kurajo përballë të keqes. Në betejën për liri, të drejta dhe dinjitet ne jemi të gjithë bashkë, unë dhe opozita jemi në krah të çdo gazetari kurajoz si ata që nuk e gëlltitën me turp rrugaçërinë e Ramës sot. Bashkë, nuk ka bandit as lolo banditësh si Edi Rama që mund të na trembë apo nënshtrojë”, shkruan Basha në “Facebook”.

Edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së kryeministrit Edi Rama me gazetarët.

Në një status në Facebook, Kryemadhi thotë se Rama përpiqet të intimidojë gazetarët dhe median që nuk i shërbejnë atij.

“I frikësuari i madh Edi Rama, pasi akuzoi dhe sulmoi për tre ditë me radhë akuzat e prokurorisë dhe prokurorët, sot në mënyrë të paprecedentë sulmoi gazetarët duke sharë dhe fyer në mënyrë të turpshme. Një kryeministër arrogant që fuqinë e gjen tek mandatet e blera me paratë e krimit sot shpalli si armiq dhe ata që për detyrë kanë t’i drejtojnë pyetje. Nuk e kuptoj ku e gjen këtë guxim një kryeministër në largim, që ndoshta nën efektin e lëndëve narkotike shfryu dufin dhe frikën para punonjësve të medias. Ai që u përpoq për ditë me radhë të intimidonte punën e prokurorisë sot bëri të njëjtën gjë me gazetarët dhe median që nuk i shërbejnë atij”, shkruan kryetarja e LSI-së.

Ajo i bën apel medias, organizatave të të drejtave të njeriut dhe Trupit Diplomatik në Tiranë të reagojnë. Drejtësia dhe media, thotë ajo, janë dy pushtete që “siç duket i ka ende jashtë kontrollit”.

“I bëj thirrje medias, organizatave në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Trupit Diplomatik në Tiranë të reagojnë për këtë sjellje rrugaçërore të një kryeministri që nuk ndalet për të patur pushtet mbi drejtësinë dhe median. Të vetmet pushtete që siç duket i ka ende jashtë kontrollit. Sot është një ditë e zezë për demokracinë në Shqipëri dhe si e tillë na takon të gjithëve përgjegjësia për të shkulur nga rrënjët këtë klikë kriminale që nuk kursen askënd”, shkruan Kryemadhi.

October 25, 2017 16:02
Komento

17 Komente

  1. Nuk ka faj rama October 25, 16:15

    Nuk ka faj rama,gazetaret ikin nga fryn era. Pse nuk shkoni ju gazetaret ne greqi te qani hallet me miliona shqiptare qe jetojne atje dhe me mijera neper burgje ,te cilet jane te pafajshem.Ju ngelet te gjithe mbrapa bythes se saliut.

    Reply to this comment
  2. Salehu Dixhital October 25, 16:17

    Ene motra i ka dale kurve …ka shkue me Lulin!

    Reply to this comment
  3. NjeQytetarOptimist October 25, 16:59

    Bjeri mjeshter, rriti dhe taksat e rrjetit.. Bejne leke te madh nga parazitet e kafeneve.. Bjeri mjeshter se kan mentalitet te prapambetur.. Do dru ky milet ndonjehere su pelqen cfare degjojn.. Llafazanet haha.. Hajde media hajde.. Bjeri ti biem..

    Reply to this comment
  4. Memoria Kombetare. com October 25, 17:08

    Ditëlindja e Monikës, biznesmenët dhuratë gjerdanin 250 mijë euro (PRILL 2012)
    ….
    Listë e gjatë biznesmenësh për të paguar superdhuratën. Familja Basha në krye të vendit
    (marre nga portali on line Memoria kombetare.com)
    (2012-04-14 )

    Një festë e shfrenuar luksi,
    me biznesmenë dhe politikanë,
    në një nga hotelet më të shtrenjta të kryeqytet,
    po vazhdon të trondisë opinionin publik për nga shifrat e bëra publike.
    Rreth 150 pjesëmarrës,
    prej të cilëve rreth 100 biznesmenë, janë ftuar të kontribuojnë për një dhuratë super të shtrenjtë që Monika Kryemadhi u ka kërkuar për ditëlindjen.
    Bëhet fjalë për një gjerdan që kushton 250 mijë euro, një shifër tronditëse që, u sigurua falë disiplinimit të biznesmenëve që do të çonin dhurata.

    Na u rekomandua që të mos blinim dhurata, por të lidheshim me organizatorin dhe të kontribuonim në euro, për të arritur kuotën që nevojitej, i tha një biznesmen pjesëmarrës anonim

    Disa biznesmenë janë ish miq të çiftit Meta, por të tjerë janë viktimë e rrethit të biznesit të tyre, që është nën kontrollin e Ministrisë së Ekonomisë. Shumica e tyre ishin njerëz që kanë përfituar koncesione, ose që kanë raporte me pushtetin e LSI-së në qeveri.

    Na u tha prerë që nuk duhet të blini dhurata pa pyetur, thotë një tjetër biznesmenë, të cilët qendrojnë anonimë nga frika. Na caktuan një koordinator dhe ne paguam aq sa kërkuan. Askush nuk lejonte dhurata pa marrë më parë miratimin, vijon ai.

    Luksit të shfrenuar dhe milionave i është shtuar dhe garnitura politike.
    Në krye të valleve ishte gjithmonë Aurela Basha,
    gruaja e Lulqim Bashës, familja e të cilit ja di për nder familjes Meta grabitjen e mandatit në Tiranë. Meta dhe Basha janë tashmë një pol pushteti brenda pushtetit të madh të PD-së,
    Surprizë ishte pjesmarrja në festë e Flamur Nokës.
    Flamur Noka, praktikisht sekretari organizativ në PD, ishte aty thuajse si përfaqësues zyrtar i PD-së. Berisha, i cili ka vizituar familjen Meta në ditët para se të zhvillohej gjyqi, nuk ka denjuar të provojë ëmbëlsirat e Monikës, siç kishte dëshirë ti provonte para gjyqit, ndoshta për shkak të pranisë së biznesmenëve dhe informacionit për luksin e shfrenuar.

    Si për ta bërë më groteske festën, një këngëtar kishte bërë një këngë kushtuar Monikës, dhe e këndoi bashkë me të, ndërsa një grup humoristësh ishin pjesë e zbavitjes së të ftuarve.

    Pjesë nga teksti i këngës kushtuar Monikës

    Dritë jap, kam ekzistoj

    Krijohet zhurmë dhe dëgjohet unë jetoj

    Unë isha jam dhe prapë, nesër do të jem

    Vërtet arrita por kam dhe shumë unë për të dhënë akoma

    Sepse unë jam fituese

    Sepse ju jeni një fitues

    Sepse ne jemi fitues

    Sepse të gjithë bashkë fitojmë

    Je yll bote

    Shenim;
    kjo orgji e Monika Obezes
    dhe Aurela Bashollandezes
    u be me rastin e kthimit te Ilir Metes nga Amerika
    ku ne shkembim te nje luge corbe te prishur..
    ..ju fshi nga regjistri videoja e Priftit
    dhe drogmeni Rrapo i LSI.

    Reply to this comment
  5. I.Troplini October 25, 17:27

    Shau dhe fyu?

    E degjova Kryeministrin, tu pergjigjej ne menyren e tij, pergjigjeve te disa personave qe mbanin disa mikrofona ne dore.
    Ka shume shqiptare, qe ne thelb, jane te te njejtit mendim me Z.Rama. NE NUK KEMI GAZETARE.
    Gjobevenes po, apo ushtare bajraktaresh, qe shtrihen me deshire ne llogoret e ndyra te luftes per vjedhje.
    Etika profesionale apo formati intelektual, jane fjale te huaja per sojin e ketyre mikrofonembajtesve.
    Ata qe ndihen te fyer nga nje konstatim i Edi Rames, nuk jane ndier te fyer kurre nga titullimet LAVIRE BULEVARDI te atij qe i frymezon sot, “ne rrugen e lirise”, nuk jane ndier te fyer kurre nga dhuna qe ai ushtronte ai ndaj gazetareve dhe djegjes se shtypshkronjave.
    Mbeshtetja e Lulit dhe Monikes per “gazetaret cilesore ne hall”, do te mbetet problem i tyre. Ai nuk eshte problem i shqiptareve.
    Gazetaria eshte ndryshe, Zonja dhe Zoterinj me mikrofone ne duar. Ajo,gazetaria cilesore, zakonisht, behet nga njerez me dinjitet, qe respektojne vetveten dhe nuk pranojne rolin e lolos per dy kacidhe, nga njerez te pergatitur profesionalisht dhe jo nga bartesit e pacavureve te “universitetit KRISTAL”.
    Edhe pse do ju duket sjellje harbute, kjo e Kryeministrit. E verteta, eshte ajo qe tha ai.
    E vetmja gje qe mund te kishte qene ndryshe, eshte koha kur e tha. E thene direkt pas asaj qe ndodhi ne kuvend, do i faturohet asaj, nga ata qe kane per mision deziinformimin.
    Ata gazetare te pakte ne Shqiperi, qe vertete e meritojne ate emer, kane nje raport te tille me veten dhe punen qe bejne, saqe te mos ndihen te fyer apo te permendur nga fjala e Kryeministrit. Te tjeret, te vazhdojne te mbajne mikrofonat dhe te perpiqen te largojne nga goja qimet e Sandrit apo Sanderve, para se te bejne “pyetjen cilesore” te radhes.

    Reply to this comment
  6. Mjer ky popull October 25, 19:11

    Memoria kombetare: Me ka len pa fjale komenti juaj.E di qe pas saliut dhe fatosit vin ilir meta ,per me te korruptuarit ne vend,por kaq fest e shfrenuar !!!! Nuk e imagjinoj dot , keta sillen sikur na kane mare peng

    Reply to this comment
  7. Lili October 25, 19:17

    Cfare gazetari kemi kur nje «  yll » i gazetarise politike shtron sofren mbi 2 vajza te zveshura ne kohen e shikueshmerise familjare ,e asnje gazete apo gazetare nuk reagon?
    Gazetari muti e bythes…
    Pak eshte cka ju thot ,o derra te gazetarise shqiptare
    #balanceton porc

    Reply to this comment
  8. Lili October 25, 19:20

    Moj monike,dite. E zezes keni kontribua,e jo pak,pikerisht ju te Lsise me pru ne pushtet,pra fajin kerkoje tek partia jote per vdekjen e demokracise se pa ndihmen tuaj kur Edi Rama nuk do ishte ba nje here kryeminister dje qe te vazhdoje dhunimin e demokracise sot…

    Reply to this comment
  9. DASHAMIRESI October 25, 19:21

    Gazetaret , ne pjesen dermuese te tyre , jane avangarda e shkaterrimit me themel te ketij vendi e populli ! Per ta , media , informacioni , arsimi , kultura , morali , tradita , historia , dinjiteti kombetar , gjuha shqipe , marredheniet me vendet e tjera , jane te gjitha ne sherbim te FITIMIT ! Eshte per kete arsye , qe populli e ka bere ate njesh me politiken dhe servile te neveritur te saj .
    E pare ne kete kend veshtrimi , une mendoj se E.Rama nuk eshte aspak i krahasueshem me moralin e gazetareve te tille . Ai ka nje ideal te admirueshem dhe lufton per arritjen e tij , cilado qofte kostua qe qendron pas tij , ndaj kush e ndjen veten shqiptar , eshte jetike per kombin , qe ta mbeshtesim me te gjitha mundesite. Ne jemi popull i vogel dhe nuk duhet bte matemi me hijen ne mengjesit dhe nuk e kemi luksin te kerkojme qimen ne veze , ne cdo hap qe hedh Edi Rama , se ai eshte njeri si gjithe te tjeret , dhe persosmeria nuk ka fund .

    Reply to this comment
  10. fteri October 25, 19:23

    ka shumë të drejtë E.Rama ,gazetarët jan llavazan,shpifsa ,pa integritet .Rrallë gazetar bënë atrikuj të thelluar dhe ngre probleme që i shërbejnë popullit.Vetëm llogje dëgjon ,sa të mërzinen edhe lajmet.

    Reply to this comment
  11. Arben October 25, 19:27

    OPO PRAPE SALIU I KA FAJET

    Reply to this comment
    • ATEISTI October 25, 20:58

      Jo vetem Saliu , por edhe shtaze si ti , qe i lepni te pasmet , vetem te jetoni pa punuar , por duke spiunuar
      ne favor te fqinjeve te Jugut e te Veriut !

      Reply to this comment
  12. DASHAMIRESI October 25, 19:30

    Kur te vlereson keshtu nje bandit dhe vrases i popullit te tij , bindet secili , qe Edi Rama eshte ne rrugen e duhur !
    Opozita eshte kriminalizuar aq shuuuuuume , sa qe behet e pa besueshme edhe kur tenton t`i afrohet apo te preke ndonje here te verteten ! Duke qene se jane familjarizuar kaq shume me kjrimin , ata e artikulojne ate , ne cdo 2-3 fjale qe nxjerrin nga goja . Etja per pushtet i ka verbuar aq sa nuk e kontrollojne dot me veten dhe , te vetmen shprese qe kane , eshte ajo e DESTABILIZIMIT te vendit .

    Reply to this comment
  13. Dono October 25, 20:20

    Gazetare me pantallona lekure, o Zot ruajna mend e krese!

    Reply to this comment
  14. info analitike October 25, 21:06

    Kur kryeminsitri eshte plehre natyrisht qe mediat do te jene kazan.

    Reply to this comment
  15. Z/K October 26, 00:49

    Nuk di se ma seriozitet Basha merr persiper te mbroj gazetaret.Sepse vizionari i tije Berisha i ka djeg e percollue zyret e gazetes dhe njerezit.
    Athue ka ndrrue krah ky soj robit nga vizionari i yll i tije.Qe ti besojme apo asht ne tapetin e mundjes e mundohet te vegjetoje ne opozite tue i kja hallin gazetarve qe dikur i dogji me terbim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*