Deklaratat e Ramës nga Berati për ndihmën ekonomike, Basha: Mos e lejoni t’u kërcënojë me bukën e fëmijëve

February 24, 2018 13:25

Deklaratat e Ramës nga Berati për ndihmën ekonomike, Basha: Mos e lejoni t’u kërcënojë me bukën e fëmijëve

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi pwr deklaratat e kryeministrit Edi Rama nga Berati, ndërsa akuzoi kreun e qeverisë  se gënjen kur thotë shqiptarët refuzojnë vendet e punës dhe kërkojnë ndihmë ekonomike.

Në një dalje për mediat, Basha tha se heqja e ndihmës ekonomike për 19 mijë familje është një vepër kriminale.

“Rama e bën këtë gënjeshtër për t’i shpëtuar një fakti të dhimbshëm dhe përgjegjësie të Edi Ramës. E para nuk ka vende pune, ekonomia në krizë, fryma armiqësore ndaj biznesit, TVSH që tani pritet t’i vihet mbi shpinë sipërmarrjes së vogël. Nuk ka vende pune në Berat, në asnjë vend, asnjë qytet të Shqipërisë. Përkundrazi, vendet e punës po mbyllen. Shumica dërrmuese e këtyre familjeve nuk kanë asnjë mundësi tjetër përveç ndihmës ekonomike. Ku janë këto vendet e punës që nuk i marrin shqiptarët, se pranokan më mirë dy thasë miell se sa 300-400 mijë lekë në një vend normal pune. Sigurisht që nuk janë dhe nuk janë as në fantazinë e Edi Ramës. Ai abuzon dhe fsheh të vërtetën dhe kjo është një vepër kriminale”, tha Basha.

Protestat do të ketë tha Basha, teksa u bëri thirrje shqiptarëve të mos kërcënohen me bukën e gojës së fëmijëve.

“Mos e lejoni t’u kërcënojë me bukën e fëmijëve tuaj, merreni fatin tuaj në dorë e mos lejoni të vazhdojë kjo farsë e shëmtuar. Ne nuk do t’i ndahemi asnjë sekondë kësaj emergjence. Përballja do të jetë në Parlament e kudo, ndaj i bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë në nevojë ekstreme mos t’i nënshtrohen fatit, të ngrenë zërin”, tha Basha.

a.s/dita

February 24, 2018 13:25
Komento

7 Komente

  1. Ida February 24, 13:43

    Mos lejoni t”ju varsin ne bulevard, dhe te mos ndeshkohen!

    Reply to this comment
  2. N.V. February 24, 13:50

    Aman ore beni Kryeminister kete Karabushin, qe ti beje Topin Shqiperisë, siç ja bëri Tiranës!….

    Reply to this comment
  3. KOZi February 24, 14:22

    Lulzim Basha a e di qe perfaqeson nje force politike te djathte!? A e di ai qe e djathta ka nuanca konservatore !? Problemet e ndihmave sociale, problemet e shtresave te pa privilegjuara,probleme race,ngjyre e gjer LGBD a si quhen jane probleme te se majtes. Perse u krijuan sindikatat dhe partite e majta ne Europe. Per te sgjidhur problemet sociale.
    U hoqen ndihmat,-le ti heqin – mos u prononco, jane kategori shoqerore qe trajtohen nga e majta.
    Kur do zini vendet ne politike sipas programeve dhe statuteve. Ose na thote Basha qe PD eshte e majte>…….tung…….gallate

    Reply to this comment
  4. Ju jeni qelbesirat e ketij kombi ! Ju talleni ! February 24, 14:29

    Kjo gjendje ne fakt eshte gropa qe u keno pregatitur qysh kur ishit ne pushtet, pra keni lene mbrapa nje gope varri dhe tani kerkoni logari kryeministrit te radhes perse ? Sepse nuk e keni hallin te zgjidhni problemet e varferise se shqiptareve sic nuk i keni zgjidhur edhe kur ishit ne pushtet, por e keni hallin te pushteti ! Ju keni deshtuar lerjani popullit vet ta zgjidh hallin me qeverine dhe kryeminisrin , lereni popullin rehat, se do ta gjej zgjidhjen me qeverine por edhe me ju ! Kurre me ju ne pushtet sepse ju nuk keni programe as projekte sesi do ta zgjidhni kete problem qe vete e keni krijuar ne vite !
    Varferia shqiptareve dhe e ketyre fatkeqeve eshte nje krijese e juaja e politikave qe ju keni krijuar me kohe , Politkave te skemave te mashtrimit me pasurite e qytetareve shqiptar ! Ju politikanet jeni krijuesit e skemave te mashtrimit ne te gjitha fushat, por sidomos ne ate te pronave, pronave publike private qe jane sot me shume probleme, skema mashtrimi me sherbimet publike sherbimet ndaj qytetarit ! Ju nepermjet skemave te mashtrimit, nepermjet shume mekanizmave te sofisitkuar,keni grabitur popullin dhe jeni pasuruar ! Shikoni hendekun midis jush dhe popullit te varfer ! Ju jeni qelbesirat e ketij kombi !

    Reply to this comment
  5. Dhimbie e madhe POPULL February 24, 14:47

    Mjaft me me deklarata/ po me kazma me lopata…

    Dimbie e madhe POPULL.

    Reply to this comment
  6. Dhimbie e madhe POPULL February 24, 14:48

    Mjaft me me deklarata/ po me kazma me lopata…
    zoterinj ne jeni te tille !

    Dhimbie e madhe POPULL.

    Reply to this comment
  7. Ohoooo February 24, 18:47

    Kur do e ngreme ate cadren per sivjet o .z. Kryetar Basha..’…
    Te rrime nja tre muaj te tjere ,se u kenaqem vjet ,,,,,,
    Po per qofte si do ja bejme.?
    Se na iku dhe Eduart Halimi ,,,,,
    Keshtu na dhe fjalen vjet ,apo harrove,,,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*