Deklaratë të thjeshtuar të TVSH-së për biznesin e vogël

April 19, 2018 17:09

Deklaratë të thjeshtuar të TVSH-së për biznesin e vogël

 

Bizneset e vogla, të përfshira së fundi në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar do të plotësojnë një deklaratë të thjeshtuar në Tatime, e të ndryshme nga ato që plotësojnë ndërmarrjet e mëdha dhe të vogla.

Ka qenë Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero, ajo që njoftoi se brenda Korrikut, të vegjëlve do t’i vihet në dispozicion deklarata dhe ndihma për ta plotësuar atë.

Deri tani janë 9970 biznese, të cilët janë përfshirë automatikisht në skemën e TVSH-së, në bazë të vetëdeklarimit të xhiros që kanë bërë vitin e shkuar.

Drejtorja e Tatimeve tha se, pavarësisht përfshirjes së tyre në këtë Tatim, fokusi i administratës do të jenë të mëdhenjtë dhe jo gjobitja e të vegjëlve.

Nëse në tre muajt e parë të vitit bizneset dyndën kërkesat për çregjistrim dhe kalim në status pasiv, tashmë Tatimet raportojnë një rënie të numrit për këto veprime. Plotësimin e deklaratës së parë të TVSH-së, bizneset do ta bëjnë në 14 Korrik.

l.h/ dita

April 19, 2018 17:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim