“Deklaratën e pasurisë ma ka plotësuar vjehrra…”, a do shkarkohet prokurorja e Shkodrës?

April 17, 2018 14:15

“Deklaratën e pasurisë ma ka plotësuar vjehrra…”, a do shkarkohet prokurorja e Shkodrës?

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mund të shkarkojë nga detyra Prokuroren e Shkodrës, Besa Nikehasani për shkak të probleme të saj me deklarimin e pasurisë.

Figura e Prokurores u mor në shqyrtim me përparësi për shkak se ajo kandidon për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Vendimi për Nikehasanin do të jepet ditën e enjte.

Sipas relacionit të përgatitur nga KPK lidhur me pasurinë e prokurores thuhet se të dhënat e marra nga ILDKP-ja e nxjerrin të pastër.

“Prokurorja ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, nuk e ka fshehur. Nga shqyrtimi rezultoi se kishte burime financiare të ligjshme”, – thuhet ne raportin e ILDKP-së.

Por vetë KPK-ja ka bërë hetimin e saj të thelluar nga ku del se Prokurorja ka disa pasuri problematike si blerja e një apartamenti në Tiranë prej 90 mijë eurosh dhe shlyerja për vetëm 10 vite, 1 apartament dhe 2 garazhe në Lezhë si dhe 1 makinë 19 mijë euro të blerë me argumentin se i duhej për shkak se ka 3 fëmijë dhe lëviz shpesh nga Lezha në Shkodër.

Ndërsa vetë Prokurorja gjatë kësaj seance u shpreh se “…për dy garazhet nuk i kam fshehur, por i kam deklaruar në vitin 2009.

Është një lapsus, por vlera 90 mijë euro është për banesën dhe 2 garazhet. I bleva garazhet, por s’e dija sa m2 do ishte. Noteri ka bërë një lapsus për një marrëveshje përfitimi që ne kishim brenda familjes nga shitja e një toke.

Njëherë ma ka bërë vjehrra deklaratën e pasurisë.

Nuk kemi pasur certifikatë pronësie për apartamentin e vjetër në Lezhë prej 130 m2. Ka qenë me leje ndërtimi që nga viti 2004.

Kemi blerë makinë të shtrenjtë për sigurinë time pasi dy herë na kanë përplasur me makinë… Ajo nuk është makinë luksi.

Nuk kemi pasur qëllim të fshehim pasurinë. Në 20 vite dy herë kam shkuar me pushime.

Jam e hapur për çdo pyetje.

Kemi harruar të deklarojmë shitjen e një makine Golf 3. Por e ka deklaruar pastaj burri. Në 2003 na kanë vënë tritol tek makina.

Kërkoj të konfirmohem në detyrën time duke i qëndruar shpjegimeve që bëra për pasuri të justifikuar për burime të ligjshme…”.

Besa Nikëhasani fillimisht është emëruar prokurore në vitin 1993 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, nga viti 2004 ajo mban pozicionin e prokurores së Apelit në Shkodër.

a.s/dita

April 17, 2018 14:15
Komento

3 Komente

  1. Nje lezhjan: April 17, 15:23


    Kjo parukjerja e Shkodres a e ka vjehrin?
    Dmth..Vjehra eshte e ve,vejushe?

    Reply to this comment
  2. Lili April 17, 15:38

    ‘Udi edhe tritol ne makine i paskan vu…
    Ndonje afere jo te mirereguluar se perndryshe qytetarit normal askkush nuk i ve tritol..
    Edhe pas nenave,na dolen vjerrat fajtore..

    Reply to this comment
  3. Dn April 18, 20:54

    Imagjinoni ju t’i japim fatin e drejtesise nje njes qe as nuk di apo nuk do me mbush deklarzten e vete te pasutise?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*