Deklarimet në ILDKP, ja pasuritë e Visho Ajazit, Didit, Llallës e Spiropalit

June 30, 2014 10:53

Deklarimet në ILDKP, ja pasuritë e Visho Ajazit, Didit, Llallës e Spiropalit

Përmes deklarimeve në ILDKP është hedhur dritë mbi pasuritë e drejtuesve të institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri.

 

 Visho Ajazi Lika

Kryetari i SHISH, Visho Ajazi Lika, në deklaratat e tij për pasurinë për vitin 2012 rezulton se ka investuar fondin e pensionit në një kompani në Kanada, në vlerën 1500 dollarë kanadezë.

Një vit më vonë, ai ka fituar më shumë se 66 mijë dollarë nga ky investim.

Në deklaratën e pasurisë të vitit 2012, Visho Ajazi deklaronte 950 dollarë kanadezë në bankë dhe 453 dollarë të tjerë në CIBS Stock Investment.

Një vit më vonë pasuria e tij ka shkuar 29 mijë dollarë kanadezë dhe 14 mijë dollarë amerikanë.

Po në këtë vit, kreu i SHISH ka deklaruar shitjen e biznesit për 12 mijë dollarë kanadezë dhe marrjen e një kredie bankare prej 100 mijë dollarësh kanadezë.

Në Shqipëri, Visho Ajazi Lika ka marrë 5 milionë lekë të reja kredi për të blerë një apartament në vitin 2011, kohë kur u kthye për t’u emëruar zv/ministër.

Pjesa tjetër e deklaratës së pasurisë përbëhet nga paga dhe honoraret në dy detyrat e mbajtura prej tij si zv/ministër i Teknologjisë dhe Inovacionit dhe shef i shërbimeve sekrete.

 

Artan Didi

Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKP thotë se ka blerë një sipërfaqe prej 1500 metrash katrorë në fshatin turistik të Dhërmiut për 600 mijë lekë të reja dhe ka shpenzuar 500 mijë lekë të reja për ndërtimin e shtëpisë, e cila është ende në vazhdim.

Në vitin 2011 ka blerë një apartament prej 140 metrash katrorë, me vlerë 150 mijë e 620 euro.

Më tej Didi deklaron se në periudhën janar- qershor ka qenë në SHBA, ku ka përfituar 10 mijë e 800 dollarë.

Gjithashtu, ai ka për të shlyer një kredi prej 4 mijë eurosh të marrë në vitin 2008 dhe 20 mijë euro nga një kredi e marrë në vitin 2010.

 

Adriatik Llalla

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, në deklaratën e tij të pasurisë shkruan se në vitin 2012 ka paguar 2 milionë e 200 mijë lekë për të blerë një apartament me sipërfaqe 67.2 metra katrorë në plazhin e Durrësit.

Në të njëjtin vit, kryeprokurori deklaron edhe 170 mijë e 107 lekë llogari rrjedhëse dhe një tjetër prej 900 mijë lekësh.

Për vitin 2013, pasuria e kryeprokurorit është pakësuar dhe ai ka mundur të kursejë vetëm 500 mijë lekë të reja nga pagat.

 

 Artan Lame

Kreu i ALUIZN-it Artan Lame në deklaratën e tij të pasurisë shkruan se zotëron  një koleksion armësh të vjetra, një tjetër dekoratash dhe medaljesh dhe një të tretë me uniforma dhe pajime ushtarake.

Ai zotëron një apartament në Tiranë prej 165 metra katrorë, të blerë në vitin 2013 për 64 mijë euro, një apartament në Qerret të Durrësit, i blerë për 45 mijë euro në vitin 2007.

Gjithashtu Lame ka blerë një makinë 6 mijë euro dhe zotëron një llogari bankare prej 500 mije lekësh të reja. Ai deklaron se përapara se të vihej në krye të ALUIZNI-t ka përfituar 22 mijë dollarë nga një projekt i SOROS për trashëgiminë kulturore dhe se ka për të shlyer 1 milionë lekë nga një kredi prej dy milionë lekësh të reja.

 

Briseida Shehaj

Briseida Shehaj, drejtoreshë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në deklaratën e saj të pasurisë shkruan se zotëron një apartament në Vlorë me vlerë 40 mijë euro, të blerë me dy kredi nga Banka e Shqipërisë në vlerat 1 milion e 259 mijë e 27 lekë dhe 4 milion e 449 mijë e 81 lekë.

 

Elisa Spiropali

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, ka një shumë prej 15 mijë euro cash të kursimeve ndër vite.

Zotëron një makinë tip “Opel”, të blerë nga kursimet për 200 mijë, gjithashtu zotëron edhe një makinë “Mini Cooper”.

Të ardhurat e siguruara ndër vite nga angazhimet në firmën ligjore “Lanser& Kubitsche”, Neë York 2005- 2006, lëvizja Mjaft, 2006- 2009, instituti “Agenda”, universiteti “UFO”, 35 mijë euro.

 

Bujar Leskaj

Kryetari i Kontrollit të Shtetit, Bujar Leskaj e ka shtuar pasurinë e tij me një truall në Tiranë, të blerë për 46 mijë dollarë./ MAPO

 

 

 

June 30, 2014 10:53
Komento

9 Komente

  1. ma gjej dhe nje mu June 30, 11:07

    Duke pare vleren e objekteve te blera , bie ne sy apartamenti Lames 165 m2 per vetem 64 000 Euro. Paska blere me 500 euro m2 ne 2013??????? Hajde ILDKP hajde hapni gazeten celesi dhe shikoni se aprtament 165 m2 e ka vleren minimumi dy fishin e deklaruar

    Reply to this comment
    • arjani June 30, 12:47

      ske faj ti robo qe thua ma gjeni dhe nji mu..se u bo tirona si manhattan..kryeqyteti me i piste ne bote..tani qe mbaroi lazarati do shikoni cmimet e m2 te banesave ne tirane..dhe 500 jane shume..tirona nje qytet pa infrastrukture adresash akoma..qelbsillik..pisllik..dhe e doni 2000 euro/m2?..apo dhe ti i perket atyre te lazaratit?..

      Reply to this comment
      • Endri June 30, 13:38

        O robo nuk po u fliste per sa duhet te jene cmimet e m2 ne tirane por sa jane realisht. Dhe nje apartament me 380 euro/m2 ne tirane nuk eshte degjuar ka 10 vjet e jo me ne ditet tona. Po mire e ke ti qe te gjitha i shef politike.

        Reply to this comment
  2. shqiptari June 30, 11:11

    shqiperia ne gjndje mizerabel mjerane dhe keta hajdute te pasuris kombetare shikoi para pa asnje dite pune miliona hajdute te babziture spiune dhe agjenta te armiqvete shqiperis turp qe ska asnje shqiptarepo veten te pabese dhe hajdut

    Reply to this comment
  3. Naci June 30, 12:56

    Po ky Didididii ku i beri keta para kaq shpejt…apo nje pjese eshte marre nga vrasja qe beri ne 97….Llala.. Shehu…po kjo Spiropali varfanjakja na krahasoi Ed Ramen me Skender Beun..Noli etj….Spiropali si engjull si je me nje brave qe te ben cdo celes,besoj se ne fund te ketij viti buzeqeshja per te te ardhurat personale do te fluturoj.. Gjate kesaj kohe si engjull si je mos te mungoj lepirjet ndaj Ed Rames…Good luck girl.

    Reply to this comment
  4. stroka June 30, 14:20

    Harrojini te gjitha.
    Me interesante jane investimi nga Visho Ajazi i 1500 dollarëve kanadezë, te cilat brenda vitit iu bene 66 mije. dollare, afersisht 40 fishuar brenda vitit dhe dukje investuar 1400 dollare paska fituar brenda vitit 43 mije dollare. Me keto rezultate jashtetokesore kete njeri do ta kishte grabitur Wall Street-i. As nje legjende e Wall Street-it si Peter Lynch I magellan Fund nuk e ka arritur dot Visho Ajazin si investor.
    Ketu nuk eshte vetem Visho Ajazi qe tallet me popullin por edhe zoti Ganaj, qe nuk i verifikon sepse fitimet nga investimet ne cdo firme ne bote jane lehtesisht te verifikueshme.
    Kjo eshte fare e thjeshte: t’i kerkohet t’i dokumentoje ato fitime.

    Reply to this comment
  5. info analitike June 30, 15:35

    Sa me fat qe kane lindur keta pushtetaret qe i blejne pasurite e paluajtshme me gjysmen e cmimit te tregut. Kushedi pse nuk i qellon i njejti fat edhe qytetareve te thjeshte???

    Reply to this comment
  6. kris June 30, 18:22

    mos eshte tranferuar Sudja ne Kanada

    Reply to this comment
  7. anvangardi June 30, 18:43

    TE MYKURIT PER PASURIM TE NDYRE

    Lapsusi i dhenjes se informacionit per serbo-boshnjakun Visho Ajazi nga gazeta Tema dhe jo e zakonte nga DITA eshte thjesht nje lapsus i mosnjohjes se tipologjise se investimeve.

    Nuk behet fjale per fitim ne nje vit nga nje investim fillestar prej 1500 $, por per shtimin e shumes me 64.500 $ te tjere ne fondin per pension shtese te vrakaçorit Ajazi, para te cilat nuk deshmon nga vijne.
    Duke qene se si idiot qe eshte per punen qe paguhet me parate tona, “nuk paska informacione per vrasjen e Santos”, te vjedhe parate eshte nje mjeshter.

    KLSH-ja duhet te hetoje per perdorimin e shumave “sekrete” qe ka ne dispozicion si SH.I.SH. – si jane perdorur dhe kush eshte “shperblyer” per informacione qe nuk ka !

    Laskaj, nje tjeter qelbesire, keto te dhena duhet ti veje ne dispozicion te publikut ashtu siç jane dhe pa ndermjetes gazetare te MAPO-s apo te DITA-s se Thanos tek shurrtorja e Edi Rames.
    Ne burg Edi Rama futi nje hajdut veprash arti, ketu nje fare Lame posedon nje koleksion armesh te vjetra nga gjyshi i tij ilirjot Pirro i Epirit.

    Gjermeni eshte e djallezuar pas blerjes se arit, Mrika e Ministrise se Mbrojtjes nuk tregon ku i merr mijera eurot i biri student ne Universitetin e Firences, gati te gjithe ministrat çmenden pas Benzave te tipit te fundit, te blere me nje te dhjeten e vleres reale.

    Kulmi eshte me Linden e Edi Rames, me fitim kolosal, nga nje truall me pak se 200 m2 te kete fituar mbi 400.000 $ . As ne kohen e proibicionizmit, gangseret e Çikagos me pijet kontrabande nuk fitonin kaq shume.

    Pastaj i ndrituri Ahmetaj me Totozanin dhe Bujarucin e presidences, qe fitojne para nga telefonatat dhe honoraret e udhetimeve jashte shtetit !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*