“Pse Deklarimi Vjetor është një taksim i ri i të varfërve”

November 19, 2019 18:07

“Pse Deklarimi Vjetor është një taksim i ri i të varfërve”

Nga Klodian Tomori

 

Degjova drejtoreshen e Tatimeve dje te justifikonte detyrimin e qytetareve te dypunesuar per te bere deklarim vjetor, dhe rrjedhimisht per te paguar me shume taksa, si nje mase qe nuk synon rritjen e barres, por barazine ne treg.

Mire shume. Tani, mblidhni pak te gjithe mendimtaret qe keni ne qeveri dhe na zgjidhni pak kete ekuacionin!

Rasti 1:

Një qytetar punon vetëm një muaj në vit dhe pjesën tjetër të vitit rri i papunë. Gjatë këtij muaji ai bën dy punë të ndryshme nga të cilat siguron në total 3.5 milionë lekë të vjetra. Për këtë nivel të ardhurash, taksa që ky qytetar do të paguajë në shtet është 616 mijë lekë të vjetra.

Rasti 2:

Një qytetar tjetër bën vetëm një punë, por punon në të gjithë muajt e vitit. Ai paguhet 300 mijë lekë në muaj ose 3.6 milionë lekë të vjetra në vit. Taksa që ky qytetar paguan në shtet është zero.

Pra, qytetari që merr 3.5 mln lekë rrogë ne vit paguan 616 mijë lekë taksa. Ai që merr 3.6 milionë lekë rrogë ne vit paguan zero taksa. Pyetje për qeverinë: Po kjo është e barabartë?

Morali i fabulës:

Taksa progresive dhe barazia nuk shkojnë asnjëherë më njëra tjetrën. Progresivizmi është trade-off mes barazisë dhe dhembshurisë. Është një konsensus, ku shoqëria cënon barazinë dhe drejtësinë për të ndihmuar pjesën më vulnerabël të saj, pra për të mos lënë njeri pas.

Koncepti strikt i barazise eshte taksa lump sum. Madje as taksa e sheshte nuk eshte, por lump sum, pra taksa per koke ku cdo njeri paguan te njejten takse fikse. Por meqense tregu, aftesite, rrethanat dhe fati bejne qe nje pjese e individeve te mbeten pas apo te bien ne mjerim, shoqeria ben kete konsensus. Dhembshuri ne kurriz te barazise dhe drejtesise.

Ah dhe nje gje. Mos genjeni me here tjeter kur sillni shembuj me njerez qe paguhen 2.5 milione leke ne muaj. Sepse te gjithe ata qe kane page mbi 1.66 milione leke ne muaj e kane prej vitesh detyrimin per te bere deklarim vjetor te ardhurash. Ky rregullimi i fundit eshte per taksuar fukarenjte.

 

*****

Autori është gazetar që mbulon çështje të ekonomisë dhe financave

November 19, 2019 18:07
Komento

20 Komente

  1. Punetori me meditje: November 19, 18:17

    Ndoshta gazetari nuk di aritmetike…!?
    Me mire eshte te na citoni ligjin se llogarite i bejme vet.
    A ka ndonje llogaritar ne xhiro kendej pari?

    Reply to this comment
    • E verteta Fare November 19, 19:06

      Komunist plehrë

      Reply to this comment
      • mergimtari. November 19, 21:20

        Po u pergjigjem une që punoj diku këtej nga perendimi. Të gjithë duhet të paguajne taksa. Edhe Ai që mer 100 mij leje ne vite. Si paguhet taksa ketej. Deri né 5 mij euro né vit paguan total 8%. Né jetë 8% futet taksa per pension. Taksa per mjeksine. Taksa Si e ardhur dhe taksa e bashkise. Ka edhe taksa të tjera sipas shteteve. Nga 8001 euro deri né 15 mij euro paguhet 23% taks per të ardhura. Nga 15001 deri 28 mij euro taksa eshte 27%. Nga 28001 deri 45000 euro taksa eshte 33% dhe mbi 450001 e siper taksa shkon 44%. Ti mund të punesh nje Pune e mer 200 mij euro ne vit. Taksa eshte me skalione. Mund të jesh nje Pune mer 20 mij euro. POR ke 4 shtepi Te lëna me qera. Secila shtepi Te jep të ardhura nga 5 mij euro ne vit. 4 shtepi per 5 mij euro secila baras me 20 mij. Plus rrogen tende 20 mij baras me 40 mij euro ne vit. Do paguash takse per 40 mij euro.

        Reply to this comment
  2. detto tra noi November 19, 18:44

    O gazetari Tomorri meqe mbulon ceshtjet e ekonomise dhe financave, a na thua dot nje shtrese shoqerore, nje kategori a c’fare do quaje qe te kete patur ndonje perfitim ne ekonomine e vet ne kete qeveri te Rames?
    (sigurisht, duke perjashtuar perfituesit e koncesioneve)

    Reply to this comment
  3. Shefqet Cela November 19, 18:56

    Keqardhje për nivelin e gazetarit!
    Deklarimi vjetor është për gjithë të ardhurat i vitit; pamvarësisht se punon një muaj apo 22 muaj.

    Reply to this comment
    • Pirdh pirdh se lirohesh November 19, 19:30

      O bole Tomori. Nuk ke kuptuar asgje se ceshte thene.
      Perpiqu ta kuptosh njehere pastaj shkeuaj. Ben dhe ironi bolja. Ca botoni medioker ekonomike dhe ju te gazetes nuk ju mar vesh.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 November 20, 10:21

        o Pirdh pirdh se lirohesh
        jo të gjithë jemi të qut me i kuptu të gjithë gjonat!!!
        aq më pak replikën tënde!!
        psh unë e kam kuptuar si çeti!!
        flitet për deklarim vjetor të ardhurash!pra sa ke fituar në vit!
        rasti i parë thotë ke fituar 3.5 mln total,në një muaj, që është i barabartë me deklarim vjetor 3.5mln!!
        rasti i dytë është ke fituar 3.6mln total,në 12 muaj,që është i barabartë me deklarim vjetor 3.6mln!!
        unë po fus rastin e tretë,3.7mln total,pa asnjë sekondë punë,pra mund të jenë qira banesash,aksione, etje.sipas autorit i vjen që ky person meqënëse nuk paska punuar asnjë ditë nuk duhet të paguaj tatim??
        për mendimin tim janë të dy të barabartë dhe duhet të paguajnë të njëjtën taksë!!
        si e thotë dhe mërgimtari,duhet të paguhet për të ardhurat vjetore dhe jo për punët që bën dhe me sa orë i bën paratë!!
        në këtë duhen futur dhe shpenzimet,pra humbjet që i ke të detruara për shkak të punës!!
        kërkuam kapitalizëm?!
        këto janë të mirat e të këqijat!!
        dikush duhet ta hajë në mendere që të kënaqen të tjerët!!
        paratë që fryjnë xhepat e dikujt duhet të dalin nga xhepa të tjerë që çfryhen!!
        në rastin tonë kemi qeverinë,nuk ka rëndësi se kush është,që vendos taksa mbi taksa dhe vjedh për vete!!
        para disa kohësh patëm një diskutim me një debil që thoshte “se borxhi shtetror nuk është se duhet ta paguajmë ne”!!ky debil,pavarsisht se ja kujtova unë,harron se taksat e reja,rritja e të vjetrave,nuk është gjë tjetër veçse detyrimi për të paguar borxhin shtetror!!
        këtu tek ne kemi një gjë spesifike!
        taksat mund që mos rriteshin aspak!!
        ky është varianti i parë,por në këtë moment,sunduesit tanë(nuk kemi qeveritarë)duhet të vidhnin më pak!
        varianti i dytë është!taksat mund dhe të ulen edhe më shumë,e jo më të shtohen,por duhet një kusht i vockël fare!!
        që politikanët që kemi zgjedhur në krye të qeverisnin këtë vënd!!të mos vidhnin dhe të kujdeseshin për mbarvajtjen e tij!!
        ne jo vetëm që nuk kemi politikanë të tillë por dhe mbrojmë këta ndyrësira që na vjedhin,grabisin dhe në fund na vrasin kur nuk jemi më në gjëndje të paguajmë!!

        ps:o Pirdh pirdh se lirohesh,po pate mundësi ma shpjego më saktë këtë shkrim që unë dhe çeti nuk e kemi kuptuiar!!ndoshta në këtë kohë çeti i ka rënë në të,kurse unë akoma jo!

        Reply to this comment
  4. realisti November 19, 18:58

    Gazetari qe ka shkruar kete artikull ka pribleme me shembujt qe jep . Nuk ka shanc jo ketu tek ne po as edhe ne Amerike qe te taksohet ai qe punon nje muaj ne vit ne dy pune njekohesisht dhe te dyja punet i bekerka ne te njejtin muaj te vitit . Shembulli eshte shume i sajuar. Nese do te shashe qeverine beje por nuk eshre ky shembull qe vlen. Atehere ngelet vetem te themi se ky gazetar nuk kerkon te njofoje lajmin por te shaje qeverine. Dhe kur shan i paguar nga dikush nuk je me gazetae. Epo c’te bej i shkreti buka e gojes. Kot nuk thote populli “qni leh aty ku i japin per te ngrene”

    Reply to this comment
  5. Gzim Kulufi November 19, 19:06

    Ketu i nderuar Klodian nuk eshte problemi per te taksuar patjeter dhe direkt te varferin, por nje qe punon shume, per shkak te pages se ulet. Ose nje njeri qe ka nje pune te plote me letra e nje tjeter te pjesshme, -kjo e dyta me letra ose pa letra. Pra, edhe i varferi eshte i prekur nga ky ligj, por jo se ligji eshte eksplicit per ‘te. Ligji duhet pare se cfare pikash ka ne lidhje me madhesine e dy pagave pergjate nje viti. Pastaj mund te jepet nje mendim me i sakte!

    Reply to this comment
  6. Universitari me 8 vjecare November 19, 19:47

    Po mire qe nuk ben dallimin e takses nga tatimi po liigjin e tatimit progresiv mbi pagen dhe % perkatese , nuk i lexon dot para se te shkruash?
    Hidhi nje sy ligjit dhe pastaj kupto dhe llogjiken e drejtorise. Na mbyten mediokrit.

    Reply to this comment
  7. Arben November 20, 08:03

    Mos u merzisni o popull, partia po na e fut, se eshte keq plani me kocesionet.

    Reply to this comment
  8. Albi November 20, 10:42

    Eshte per te ardhur keq qe shumica e komentuesve as qe e kane kuptuar fare se si behet llogaritja e pages. Ndoshta ngaqe jane te gjithe te papune dhe s’paguajne tatime fare dhe merren me lloqe kavaje. Shembulli eshte shume i sakte dhe tregon se sa medioker jane ata qe bejne ligjet ne shqiperi. Ky rregullimi i fundit ka te beje direkt me shtresen e varfer sepse me se shumti impakton ata qe punojne 2 turne ne dite per page minimale te cilet deri sot nuk paguanin tatim dhe nga tani e tutje do paguajne. Po kur ta kuptojne keta mjerane s’do marrin vesh as se nga i erdhi. Mjere ne per popullin injorant qe kemi. Jo me kot jemi te fundit ne europe. Jemi me te paarsimuarit. % me e larte e injoranteve funksionale.

    Reply to this comment
  9. mirel November 20, 13:22

    Pagoni pagoni, se Ramutet me shoke i hane parate tuaja. Per qindra milionat e PPPve vene te gjitha.

    Reply to this comment
  10. Ehhh thuaj! November 20, 13:47

    Po Po, kjo eshte taksa e ndershme sipas tyre.
    Nje person mban 5 vete ne shtepi me nje rroge te mire, dhe tatohet 23%.
    Komshija jane 6 veta ne pune (pra koke dhe rroge) dhe paguajn 13%.
    Me drejt si drapëri nuk behet!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 20, 14:18

      o lali
      kjo që thua ti vlersohet me tattmin mbi rrogën dhe jo me tatimin vjetor!
      në tatimin vjetor ti shkruan dhe se sa persona je në familje!nëse je kryefamiliar!!
      nëse ti ke një rrogë dhe disa njerëz për të mbajtur atëherë bëhet përpjestimi dhe jo thjeshtë ke fituar kaq dhe mbetesh pa bukë!!
      ata që janë rrogë e kokë bëjnë deklarim të përbashkët o veç e veç!!

      Reply to this comment
  11. GT November 20, 14:25

    O KOMENTUSA LESHI JANE MANOVRA TE GJATOSHIT GJOJA LIGJORE TE TAKSOJE NJEREZIT E NDERSHEM QE TIA JAPE ZAGAREVE TE VET ME KONCESIONE EDHE KETA KONCESIONARE NUK PAGOJNE KORENTIN PO KETE KORENT E PAGUAN I VARFERI ME CMIM TE KRIPUR PO NUK E KENI MARE VESH SE CESHTE GJATOSHI MBAHENI NE PRAPANICE TE GJATIN E TIJ

    Reply to this comment
  12. Genti November 20, 15:03

    Ka dy lloje kategorish njerezish. Ata qe i japin parate e tyre ne taksa nje shteti te korruptuar dhe ata qe parate e tyre i mbajne per vete e per familjen e tyre.

    Kot shtrengoheni. Perpiquni te futeni te kategoria e dyte, pavaresisht ligjeve qe nxjerrin e tjerrin. Duhet ta kuptoni qe taksat jane per budallenjte dhe injorantet qe nuk dine se c’fare te bejne me parate e tyre.

    Reply to this comment
  13. Ehhh thuaj! November 20, 16:27

    Po sepse tek tatimi vjetor rrogen kemi skemi te ardhura te tjera. Nese ke bere ndonjehere deklarim te te ardhurave vjetore atehere duhet ta dish se nuk pjestohet aspak per personat e familjes “askush nuk i mer parasysh”! Dhe e dyta deklarimi eshte individual dhe jo familjar!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim