Deklaruan 9.3 mln dollarë/ 10 nga 17 anëtarë të Gjykatës së Lartë dështojnë në testin e justifikimit të pasurisë

September 13, 2017 18:33

Deklaruan 9.3 mln dollarë/ 10 nga 17 anëtarë të Gjykatës së Lartë dështojnë në testin e justifikimit të pasurisë

Anëtarët e Gjykatës së Lartë zotërojnë së bashku një total prej 9.3 milionë dollarësh pasuri, por dhjetë prej tyre dështojnë të paktën me një vit në testin e kontrollit aritmetik-logjik, duke mos justifikuar më shumë se 65 milionë lekë.

Dhjetë nga 17 anëtarët e Gjykatës së Lartë në Shqipëri dështojnë të justifikojnë pasurinë e tyre të paktën në një vit të deklarimit, zbulon një studim i BIRN i bazuar në praktikën e kontrollit aritmetik dhe logjik të deklaratave të pasurisë.

Shuma e pajustifikuar kap vlerën e më shumë se 65 milionë lekëve ose rreth 7 për qind të portofolit total prej 1 miliardë lekësh, që gjyqtarët e Gjykatës së Lartë zotëronin së bashku deri në fund të vitit 2015.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN analizoi deklaratat e pasurisë së 17 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pasi i administroi ato nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI përmes një kërkese të bazuar në ligjin për të drejtën e informimit.

Deklaratat e pasurisë i përkasin periudhës 2003-2015, ndërsa aktualisht Gjykata e Lartë ka mbetur me 10 anëtarë, pas largimit të gjashtë prej tyre për shkak të mbarimit të mandatit dhe dënimit për korrupsion të gjyqtares Majlinda Andrea.

Në analizë u përfshinë 207 deklarata pasurie gjithsej, të cilat u hodhën në një databazë dhe iu nënshtruan analizës aritmetike dhe logjike-një nga format e kontrollit të përdorura nga ILDKPKI për të hetuar pasurinë e zyrtarëve.

Deklaratat e analizuara reflektojnë pasuritë dhe detyrimet e gjyqtarëve si dhe të familjarëve të tyre, ashtu siç ata i kanë deklaruar në ILDKPKI.

Studimi i BIRN ka për qëllim të identifikojë trende transaksionesh të dyshimta, të cilat në praktikat më të mira ndërkombëtare identifikohen si ‘flamuj të kuq’-e që do të duhej të nxisnin ILDKPKI të kryente auditime të plota të pasurive të zyrtarëve.  Megjithatë, të dhënat e përftuara nga ky studim nuk ofrojnë fakte nëse pasuritë e këtyre gjyqtarëve janë shtuar apo jo në mënyrë të kundraligjshme.

Dështimi për të paktën 1 vit në kontrollin aritmetik dhe logjik i dhjetë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë  vjen si rezultat i krahasimit të aseteve neto me të ardhurat neto të subjekteve, duke përfshirë në llogaritje përkatësisht detyrimet apo shpenzimet.

Nga totali prej 190 deklaratash periodike/vjetore të analizuara, 14 prej tyre rezultojnë me probleme pasi diferenca mes “të ardhurave neto” dhe “rritjen e aseteve neto” del me vlerë negative.

TABELA-1-gjyqtare GJL

Problemet në justifikimin e pasurisë thellohen nëse këtyre deklaratave u shtohen edhe kostot e konsumit jetik të përcaktuara nga INSTATnë mungesë të deklarimit të shpenzimeve vjetore nga vetë gjyqtarët. Në këtë rast, numri i deklaratave të pasurisë me probleme dyfishohet.

Pasuria e gjyqtarëve
Ndryshe nga gjyqtarët e karrierës në Shqipëri, anëtarët e Gjykatës së Lartë-edhe për shkak të formulës së deritanishme të emërimit, ndajnë një historik të ndryshëm profesional dhe mundësi të ndryshme për të bërë pasuri me njëri-tjetrin. Nga 17 anëtarët e Gjykatës së Lartë që ishin në detyrë deri në fund të vitit 2015, trembëdhjetë ishin promovuar nga shkallë më të ulëta të gjyqësorit dhe 4 të tjerët erdhën nga avokatia.

Megjithatë, të dyja kategoritë i kanë shumëfishuar pasuritë e tyre gjatë mandatit si anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se nga analiza e deklaratave të vitit fillestar (jo të gjithë kishin detyrimin e deklarimit), pasuria në total kapte vlerën e rreth 381 milionë lekëve ose 3.4 milionë dollarë.

TABELA-2subjektet gjl

Ndërsa në fund të vitit 2015 rezulton se pasuria familjare e anëtarëve të Gjykatës së Lartë është rritur me 63 për qind në total, duke kapur vlerën e 1 miliardë lekëve ose 9.3 milionë dollarë.

Megjithatë, gjysma e këtij portofoli të Gjykatës së Lartë ndahet mes tre gjyqtareve Evelina Qirjako, Mirela Fana dhe Arjana Fullani.

Avokate e çështjeve civile prej vitit 1990, Qirjako rezulton gjyqtarja më e pasur me një portofol bruto prej 245 milionë lekësh në fund të vitit 2015. Ajo iu bashkua korpusit të Gjykatës së Lartë në vitin 2008 dhe e dorëzoi detyrën pas mbarimit të mandatit më 31 korrik 2017.

E dyta në listë renditet Mirela Fana, e cila zotëron një pasuri familjare prej rreth 219 milionë lekësh, e cila sipas deklaratave të saj të pasurisë e ka burimin kryesisht tek puna e bashkëshortit si avokat dhe sipërmarrës.

Ndërsa gjyqtarja Arjana Fullani, bashkëshorte e ish-guvernatorit Ardian Fullani ka deklaruar në fund të vitit 2015 një pasuri familjare prej rreth 117 milionë lekësh.

Fana ishte ndër të paktët gjyqtarë që dha dorëheqjen brenda afatit të përcaktuar nga ligji i vetingut në janar 2017, duke deklaruar se do të vazhdonte jetën akademike. Ndërsa Arjana Fullani dorëzoi detyrën pas mbarimit të mandatit në korrik 2017.

14 anëtarët e tjerë të Gjykatës së Lartë, pasuria e të cilëve është dy ose trefishuar përgjatë dekadës së fundit ndajnë mes tyre gjysmën e totalit të pasurisë.

Investimet në pasuri të paluajtshme
Njësoj si pjesa më e madhe e gjyqtarëve, edhe anëtarët e Gjykatës së Lartë kanë shenjestruar tregun e pasurive të paluajtshme për investimet e tyre. Deri në fund të vitit 2015, 17 anëtarët e Gjykatës së Lartë zotërojnë së bashku pasuri të paluajtshme me vlerë 704 milionë lekë [6.3 milionë dollarë]; ose 68 për qind të pasurisë totale të tyre.

Pesha e vërtetë e investimeve në tregun imobilar rezulton megjithatë më e lartë, pasi në llogari nuk janë përfshirë apartamente apo prona të përfituara nga trashëgimia, të dhuruara apo të përfituara nga privatizimi, -të cilat janë shënuar me vlerën zero nga deklaruesit.

Likujditetet-të ndara në llogari bankare dhe para cash përbëjnë zërin e dytë të rëndësishëm në pasurinë e gjyqtarëve të Lartë. Në fund të vitit 2015 rezulton që ata zotërojnë së bashku më shumë se 235 milionë lekë në llogari bankare dhe 55 milionë lekë në cash; të përfaqësuara respektivisht në 23% dhe 5% të vlerës së të gjithë aseteve të deklaruara.

pasurite e gjyqtareve GJL

Mbajtja e likuiditeteve cash është ende një praktikë e përdorur nga zyrtarët edhe pse në amendimet e fundit ligjore të ligjit nr.9049 datë 10.4.2003, në nenin 4/1 përcaktohet që limiti i lejuar për gjendje Cash në shtëpi është në shumën 1.5 milionë lekë dhe mbi këtë limit subjekti është i detyruar me ligj të bëjë depozitim në bankë.

Ky limit megjithatë është i diskutueshëm në zbatim, pasi mbetet i paqartë nëse kufizimi vlen vetëm për deklaruesit për herë të parë të interesave private apo për të gjithë subjektet që deklarojnë në mënyrë periodike.

Detyrimet e marra në analizë të 17 anëtarëve të Gjykatës së Lartë reflektojnë preferencën e tyre për investime në tregun e pasurive të paluajtshme. Të gjithë gjyqtarët së bashku deklarojnë një total prej 400 milionë lekësh detyrime, të cilat ndahen 53 për qind në kredi bankare dhe 43 për qind në borxhe ndaj shoqërive të ndërtimit.

Huamarrja tek të afërmit apo miqtë, një praktikë e cila haset shpesh në deklaratat e pasurive të gjyqtarëve, zë 5 për qind të totalit të detyrimeve që anëtarët e Gjykatës së Lartë zotërojnë. /BIRN/

September 13, 2017 18:33
Komento

9 Komente

  1. Merqez Katunari September 13, 18:50

    Sekuestrojani pasurine dhe kalbini ne burg keta plehra se kane 30 vjet qe e kane bere corbe kete vend me padrejtesine e tyre

    Reply to this comment
  2. Arben September 13, 19:05

    LITARI LITARI LITARI LITARI LITARI

    AI BEN PUNE NE SHQIPERI.

    Reply to this comment
  3. Presidenti i Repub...se KokePalareve September 13, 19:27

    JA PRA QE VJEDHJE NUK KA PATUR…!
    MJAFTE NA RROKANISET EDHE JU O POPULL….

    Reply to this comment
  4. Hajdut banke shoku i Full-hajnit. September 13, 21:21

    Ne burg Oktpodet e Keshillit te larte te Padrejtesise, shikoni fytyren e qelbur te Arjana Full-hanit nje mediokre dhe e paafte me keq se buuri i Saj ish Guvernatoru Ardian Full-hajni, hajdute profesioniste.
    T’u sekuestrohen pasurite te vena me djersen e bythes, ordinere dhe qelbanike, burg dhe me pune te detyruar ne GURORE te thyejne vetem gure ma vare.

    Reply to this comment
  5. Hajdut banke shoku i Full-hajnit. September 13, 21:25

    Ne burg Oktpodet e Keshillit te larte te Padrejtesise, shikoni fytyren e qelbur te Arjana Full-hanit nje mediokre dhe e paafte me keq se buuri i Saj ish Guvernatori Ardian Full-hajni, hajdute profesioniste.
    T’u sekuestrohen pasurite te vena me djersen e bythes, ordinere dhe qelbanike, burg dhe me pune te detyruar ne GURORE te thyejne vetem gure ma vare.

    Reply to this comment
  6. beni September 13, 21:48

    Duhet punuar e jo llafe e llogje!
    Ai ka ligj ku është fut ligji në portofol të këtyre?
    Ku është vetingu?
    Ku është drejtësia?
    Ku është kryeministri,kryeprokurori ministri drejtësia policia e të tjera e të tjera!

    Reply to this comment
  7. shqip September 13, 22:28

    Une vetem desha te bej nje paralelizem . I shikoni keta gjyqtare plepore , kristalas ? Por jo vetem . Ka edhe biznesmene , politikane , njerez te hurit e te litarit . Ne pak vite , dhe kane arritur te çvasin ç’te gjejne perpara . Ne menyre te ngjashme kane vepruar edhe mjafte tregtare , njerez me pushtet , afer Zogut , afer Italise se Duçes . Njerez qe u pasuruan nga lufta me metoda te kamufluara . Dhe Enveri beri pikerishte ate qe po ben sot vetingu . Me nje ndryshim . Ai e beri dhe nuk u mor me fjale e me terhiqe mos e keput . Po i morri ate qe ata i kishin marre shtetit Duke shfrytezuar luften dhe rrumpallen shqiptare .Keta te sotmit , me ne krye ate Fullanin , nuk eshte e sigurt nese do ti kthejne apo jo parate e pa justifikuara . Jo per gje , se bejne ca gjyqe , qe ne vend te paguajne ata , duhet ti paguajme ne . Flitet qe Fullan banka , ka kerkuar dem moral e financiar . Behet fjale per miliona leke nga xhepi yne . Kjo puna e reformes me le pak te dyshoj . Keto jane vetem para te deklaruara , pra ne siperfaqe . Kushedi sa eshte fatura e vertete . Ne gjithe boten ka korrupsion , ka vjedhje . Dhe behet kujdes te mbukohet sadopak . Kurse tek ne , zgjat doren e merr ç’te zere syri . Hapur fare , pa turp , e pa frike . Po si u trefishuaka pasuria ne nje hark kohor kaq te ngushte ? Do te thote qe korrupsioni tek ne eshte i pa sofistikuar . Mjafton nje punonjes i thjeshte i policise gjyqsore , dhe i zberthen ne kohe rekord shkeljet . Vetem nje investigim nga çfardo gazetar , duhej te hapte çeshtjen prokuroria . Ndersa dosjet flene aty me vite ne zyren e dh(ll)alles qe u be kos .

    Reply to this comment
  8. alphade September 14, 01:11

    Te 17 ,pa perjashtim, jane kriminele,hajna, e vrases te
    ndergjegjes se shqiotareve duke e shperfytyruar ate si
    popull. Ka nje shprehje popullore ne gjuhen shqipe qe
    tregon thelbin filosofik : Nje individ e pyet shokun : ” dini
    te vidhni ? e pyeti Ai shokun ? O i tha shoku di te vjedh
    qe c’ke me te ! Po a dini te fshihni ,jo u pergjigj shoku . Atehere individi tha : Me qe nuk dini te fshihni ,as dini te
    vidhni . Keta te 7 gjykatesit kane ditur te vjedhin por edhe
    te fshehin,ndersa dhjetshja ka vjedhur por nuk kane ditur
    te fshehin . Konkluzioni nuk ka gjyqtar e prokuror,avokat e noter qe nuk ka vjedhur jo me trajse por me thase, jo
    lrke ,por vetem euro, paund e dollare,valute te forte.
    Sepse keta i mesoi politika,i mesoi hajni i Vicidolit ,me
    qellim qe duke i komprometuar e korruptuar do t’ i
    kishte ne zap. Menyra me efikase per te neshtruar kedo
    eshte korrupsioni e komprometimi . Kete mafie ndertoi
    monstra e Vicidolit ! Kaq per sot ! Pune te mbare stafit te
    “DITES” !FLM.

    Reply to this comment
  9. perkthyesi September 14, 11:13

    Me duket se Vetingu eshte kthyer nje nje fjale goje! Populli zien nga padrejtesite dhe makuteria e ketyre horrave, nderkohe qe keta ende i gjejme neper zyra!!! Sekuestrim te pasurive monetare apo materiale, dhe degdisja ne burg me afat shume te gjate! Rruge tjeter nuk ka. Por, kur do realizohet? Jam skeptik, pasi jetojme ne nje vend ku e ka kapluar kaosi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*