Deklasifikimi i sekreteve shtetërore, strukturë e posaçme për çdo institucion

November 24, 2017 17:06

Deklasifikimi i sekreteve shtetërore, strukturë e posaçme për çdo institucion

Në çdo ministri apo institucion shtetëror që administron informacion të klasifikuar “sekret shtetëror”, do të krijohet një strukturë e posaçme e emërtuar “Komisioni i Deklasifikimit, Zhvlerësimit të Informacionit të Klasifikuar “Sekret shtetëror”( KDZH).

Vendimi i Këshillit të Ministrave është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon krijimin e kësaj strukture me urdhër të titullarit të ministrisë apo të institucionit.

“KDZH-ja përbëhet nga jo më pak se 7 (shtatë) anëtarë. Numri i anëtarëve të KDZH-së duhet të jetë, gjithmonë, numër tek. Anëtarët e KDZH-së duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie personeli të përshtatshme” përcaktohet në vendim.

Kryetar i kësaj strukture parashikohet të jetë titullari i ministrisë apo i institucionit shtetëror që ka në zotërim informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”. Ai drejton mbledhjet e KDZH-së.

Referuar rregullores së re, kërkesa për deklasifikimin e informacionit të klasifikuar “sekret shtetëror” i drejtohet KDZH-së dhe mund të paraqitet nga: fondkrijuesi, fondruajtësi, çdo punonjës apo strukturë e interesuar brenda ministrisë apo institucionit apo çdo person fizik apo juridik.

November 24, 2017 17:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*