Dekonspironte operacionet sekrete të policisë, pranga zv.shefit të komisariatit

June 3, 2015 13:52

Dekonspironte operacionet sekrete të policisë, pranga zv.shefit të komisariatit

Zv. Shefi i Komisariatit të Policisë së Elbasanit, njëkohësisht dhe shefi i krimeve, Abaz Lala është vënë në pranga nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg.

Ndërkaq, masa pezullim detyre është vendosur për Fatjon Susaj, oficer i policisë gjyqësore pranë policisë së Elbasanit, gjithashtu i akuzuar për shpërdorim detyre. Oficeri nën urdhërat e zv. Shefit të komisariatit, njëkohësisht dhe shefi i krimeve, nuk ka raportuar raste të shkeljes së ligjit.

Sipas burimeve zyrtare, akuzat ndaj Lalës, kanë të bëjnë me një ngjarje të ndodhur në shtator të vitit të kaluar në Elbasan. Një person u qëllua me thikë nga disa të tjerë, duke pasur dëmtime të rrezikshme për jetën. Të dyshuarit kryesor nuk u arrestuan, por u lanë të lirë të largohen dhe ngjarja nuk është referuar në prokurori. Pas verifikimeve të Shërbimit për çështjet e Brendshme, rezultoi se ngjarja është referuar thjesht për vlerësim, pa paraqitur gjendjen reale.

 

Abaz Lala, zv.shef i komisariatit te Elbasanit

Abaz Lala, zv.shef i komisariatit te Elbasanit

Fshehja e këtij fakti kriminal, moskryerja e veprimeve të kërkuara nga ligji, rezultojnë të jenë kryer nga oficeri i policisë gjyqësore Fatjon Susaj, nën urdhërat e zv/shefit të komisariatit Abaz Lala”, bën të ditur burimet zyrtare-raporton TCH.

Por ngjarja shkon edhe më tej. Vëllai i tij, Astrit Lala ka regjistruar një aktivitet bar kafe në qytetin e Elbasanit, lokal që në fakt menaxhohej nga vetë zv.shefi i komisariatit. Falë detyrës si zv/shef i komisariatit të Policisë Elbasan dhe shef i seksioneve të krimeve, ai i shmanget detyrimeve tatimore, nuk siguron të punësuarit në lokal, fsheh të ardhurat dhe nuk paguan taksat dhe tatimet, nëpërmjet manipulimit të të dhënave mbi të ardhurat e realizuara.

 

June 3, 2015 13:52
Komento

14 Komente

  1. arli June 3, 13:55

    Rrofte Rilindja

    Reply to this comment
  2. Lleshi June 3, 14:24

    Fene ia keni lujt ………. !

    Reply to this comment
  3. protesilahu June 3, 14:50

    Ti Abaz,mbush e zbraz,-ti agush zbraz e mbush,-ti like mos ki frike se ke miq ne amerike,-ju horra bejani fora,se per ju po punon ora,ju te poshter gjith sa ini,merrni brisqet e i mprini,posht’ e lart vendit i bini,gur mbi gur asgje mos lini,se ka vdekur ceco trimi !

    Reply to this comment
  4. tekniku June 3, 15:31

    Ne titull thuhet dicka tjeter…

    Reply to this comment
  5. fteri June 3, 16:18

    *****…..RRofte Riljndja kete dite kemi pritur te vendoset shteti ligjor .Ky oficeri I krimeve qe dekonspironte operacionet e policise eshte gangrene dhe qelbi me I madhe qe ka grryer punen e operacioneve te policise kunder kriminelve gjate 24 viteve te policise shtetit spiunimi thika mbas shpine te shokve dhe deshtimi I operacioneve .Arrestimi i z.v shefit te policise se Elbasanit eshte pa dyshim lajmi me I mire e shpres dhenes qe kam degjuar ,dhe kjo kerkone nje hetim te gjere dhe shume te kualifikuar, serjoz dhe me shume pergjegjesi , te gjithanshem per lidhjet e tjera ne krime tjera te merimanges se krimit qe ekziston ne polici .Tani puna qendron tek prokuroria dhe gjykata a’do ti denoje apo do ti liroi ,do te zbatoi ligjin apo maliqin ?..Uroi te zbatoi vetem Ligjin. Tahiri e beri punen i lumte populli e mbeshtet maksimalisht.~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
  6. ik ore pirdhu June 3, 18:28

    rrnofte ripjellja e monstrave 99-sha………….!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  7. tomorri June 3, 19:26

    Ti luajne dhembe dhe dhemballe e ka shume pak,por ta harrojne te tjeret si ky se te gjithe ne kthetrat e prangave do te vene,le te fshihen si te duane ,ne e dime se shpetim nuk kane,kjo eshte detyra qe do populli i drejte dhe i lodhur nga politika kurve.
    Keta vemje kane pire gjak njeriu te pafajshem,por kush me shume dhe kush me pake te gjithe babaezi jane mene krye Sali kreminelin qe e çoi kete vend ne kete derexhe,qe kurre mos pafte ne kete bote asnje gje te mire por vrere dhe maraz nga e gjithe familja se me injorancen maloksiane e çoi shqperine ne fund fare.

    Reply to this comment
  8. Baca Sali i pjerdhur nga trute. June 3, 19:37

    Te gjithe plehrst e Sali K…. kete fat do te kene.

    Reply to this comment
  9. aty June 3, 22:04

    Sekuestrim te te gjithe kapitalit te tij, biznes, shtepi e cfare ka, cojeni ne nivelin zero apsolute dhe ne fund cojeni me dhi andej nga ka ardhur, cojeni ne origjine, COBAN ME DHI.

    Reply to this comment
  10. peci June 3, 23:12

    denoheni nja 10 vjet coheni ne birucen me te thelle

    Reply to this comment
  11. LORA June 4, 08:02

    Ja pra qe zv.shefi I komisariatit te policise ne Elbasan qenka nje figure kriminale, e kompletuar me rekorde te plota dokumentare.
    Me gezon kjo nisje dhe pastrim I policise nga kjo fare e ndyre e pazarxhinjve me jeten e kolegeve te tyre,me autoritetin e shtetit dhe besimin e taksapaguesve shqiptare.Uroj qe kjo rruge e mbare te mos kete te sosur.

    Reply to this comment
  12. kadri June 4, 08:16

    Njerezve te tille tu tregohet vendi dhe deshiroj si dhumica e shqiptarve qe te marrin denimin e
    merituar ,por me falni ne se e kam gabim se ne shqiperi nul ka drejtesi .Drejtesi i thone kesaj kur nje person per nje vjedhje te vogel denohet me vite burg,ndersa ata qe vjedhin miljona dhe .vrasin jane te lire ose denohen me detyrim paraqitje

    Reply to this comment
  13. pse June 4, 09:38

    Ec perpara Saimir!

    Reply to this comment
  14. Anisa June 4, 17:31

    Eshte per te ardhur keq kur lexon komente te tilla pa arsye logjike dhe kaq ofenduese.Jam e sigurt se askush nuk e ka lexuar e kuptuar lajmin po sic e ka zakon shqiptari lexon titullin e kthen pergjigje me fjale te ndyra.Une kete person e njoh personalisht,ashtu edhe familjen e tij.Dhe sa per info per ju kokeshkrete vjen nga familje intelektualesh ,e thjeshte dhe per hir te se vertetes me te ardhura normale (se ku i dihet prisni qe te kete nja 500 biznese dhe vila etj etj ,por jo!) .Baba profesor,nena infermiere ,motra me titull prof.dr e punesuar ne Hungari dhe e mirenjohur ne rang nderkombetar .Ka punuar rreth 20 vjet ne ate profesion ne menyre te ndershme.Po ce do jetojme ne nje vend te felliqur dhe fatkeqesisht ishte radha e tij per te zbritur nga posti e te hipe ndonje tjeter “i pakorruptuar”.Kush ka pak logjike e inteligjence e kupton shume mire se cfare idiotesie jane ato akuza dhe se cfare fshihet ne te vertete pas kesaj ngjarjere.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim