“Dekorimi i Berishës? Më shqetësojnë më shumë Piramidat, viktimat e ’97-s, Gërdeci, 21 janari…”

December 12, 2015 10:24

“Dekorimi i Berishës? Më shqetësojnë më shumë Piramidat, viktimat e ’97-s, Gërdeci, 21 janari…”

Kreu i shtetit i dha Berishes “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin: “Shpirtit liridashës që iu bashkua dhe përcolli që në momentet e para frymën e lëvizjes mbarëpopullore demokratike në vitin ’90 që solli përmbysjen e rregjimit më diktatorial e çnjerëzor komunist”.

Një prej Studentëve të Dhjetorit, Blendi Gonxhja shprehet se për rolet dhe ndikimin e tij në këto 25 vjet, Berisha mban përgjegjësinë kryesore nëse kjo periudhë vlerësohet me shumë probleme dhe shumë e kritikueshme për mos arritjen e qëllimit për një demokraci funksionale, për një ekonomi të hapur tregu, për shanse të barabarta, për administratë të depolitizuar e për prosperitet.

Sipas tij, nëse sot kemi një shtet të kërrusur, me borxh në nivele alarmante, me beteja të hapura me krimin e me abuzimet në shumë fusha, me territorin e copëtuar nga zhvillimet pa fre e pa plan, me burimet natyrore në mëshirë të fatit, pa perspektivë integrimi të qartë, Berisha do ishte ndër aktorët e parë që do thirrej të jepte shpjegime e që do duhej të jepte llogari politikisht.

“Unë e respektoj drejtësinë në princip, e përderisa ajo nuk ka folur nuk kam si i vesh përgjegjësi të tjera konkrete por nëse do isha në vend të tij do më shqetësonte shumë çështja e Piramidave, shtypja e opozitës që çoi në trazirat e 1996-97, çështja e Gerdecit, e 21 janarit (për reagimin e forcave të rendit), etj. Si protagonist i këtyre 25 viteve pluralizëm Berisha natyrisht do meritonte qortime pa fund. Ndërsa për angazhimin e tij që në fillesën e Lëvizjes së Dhjetorit ’90 ishte e drejtë e tij të provonte të merrte drejtimin e partisë së parë të opozitës, ishte mangësi e kohës që të ndodhur pa një disidencë të formësuar në liri kishte boshllëk të madh dhe vetë studentët nuk mund të merrnin në atë situatë frenat e betejës politike e parlamentare të vetëm”, thotë Gonxhja në një koment për gazetën “Sot”.

Gonxhja deklaron se ngjarjet që pasuan vërtetuan një fakt tjetër, që tek Berisha u shfaqën metoda e veprime tërësisht me mendësinë e vjetër, thuajse staliniste, më keq sesa sjelljet nga eksponentët e PPSH, dhunë, përjashtime e militantizëm agresiv, vënie e shtetit nën thundrën e partisë e nisjen e një krisjeje të re sociale.

“Di të them se aktiviteti i organizuar me rastin e përkujtimit të 25 vjetorit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90 e nderon Presidentin Nishani dhe se dekorimi i martirëve të diktaturës dhe i vetë Lëvizjes Studentore 1990-1991 ishte një akt mirënjohje i shtetit shqiptar që e ndaj dhe e falenderoj. Me aq, pa dekorimin e Sali Berishës, ky akt do ishte akoma më i paanshëm dhe akoma më solemn”, e mbyll komentin e tij Blendi Gonxhja.

 

blendi-gonxhe

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tiranë

 

Kontrolle në makina e lokale, 5 të arrestuar,

mes tyre edhe një britanik me drogë

 

Një operacion i befasishëm i nisur në të gjithë kryeqytetin mbrëmjen e së enjtes, ka çuar në “rrjetë” edhe disa persona të kërkuar, mes tyre edhe një shtetas anglez që u kap me drogë. Nuk ka pasur vetëm kontrolle mjetesh në postbllok, por edhe të lokaleve. Janë kryer 155 kontrolle makinash e 66 kontrolle lokalesh, bllokuar 3 mjete, 121 persona të kontrolluar, 136 të shoqëruar dhe 5 të arrestuar, mes tyre një në kërkim. Afër stadiumit “Selman Stërmasi” u kap dhe shtetasi anglez Mahmmed Mamon Ahmed, 21 vjeç, aktualisht banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit iu gjet një qese farmaceutike e mbushur me hashash. Po për drogë u ndalua edhe Anton Nokaj, 49 vjeç, si dhe me dy karta identiteti me emra të ndryshëm e fotografi të njëjtë. Të arrestuarit e tjerë janë J. M., 19 vjeç, që u kap me sasi të vogël hashashi dhe D. K, 20 vjeç, që iu gjet një radio policie. I kërkuari i kapur është Jetmir Turiçi, 21 vjeç, i dënuar më parë, pasi më 19 shtator ka marrë një makinë me qira, duke ndihmuar të kërkuarin V. G., duke e përkrahur atë.

 

 

 

 

 

 

Lushnjë

 

Vjedhje në seri dhe kultivim

droge, kapet i kërkuari

 

Një person i kërkuar për vjedhje, të cilit iu gjet edhe një sasi droge në banesë, është arrestuar dje nga policia e Lushnjës, pasi ishte shpallur në kërkim. Burime zyrtare nga kjo polici bënë me dije se prangosën të dyshuarin Juxhino Hila, 21 vjeç, banues në fshatin Pluk. Ndalimi është bërë sepse akuzohet si autor i dy vjedhjeve të ndodhura në fshatin Pluk ku edhe banon, ngjarje të ndodhura në datën 7 shtator, në banesën e K.M., dhe në datën 30 shtator, në banesën e G.L.

Gjithashtu Hila dyshohet dhe për kultivim të bimëve narkotike të gjetura më datën 29 maj 2015 pranë banesës së tij. Dosja hetimore i kaloi Prokurorisë së Rrethit, për akuzat “vjedhje” dhe “kultivim i bimëve narkotike”.

 

 

 

 

 

 

 

December 12, 2015 10:24
Komento

6 Komente

  1. specialisti December 12, 11:47

    mmmmm

    Reply to this comment
  2. ivani i madh December 12, 12:06

    Bledi tani i kane mbetur dhe tre dekorime Shpelar nderi ,Malok nderi e fshatar nderi dhe dy te fundit Kriminel nderi e Tradhetar nderi qe besoj keto te fundit me vone duhet tja jape drejtesia.

    Reply to this comment
  3. vasil December 12, 12:08

    Shtet-band paralel terroristesh dhe islamistesh,qe cuditerisht vazhdon te jete i ligjeruar,me financimin qe i behet nga shteti ligjor., me parat e marra nga shoqeri-bageti arnautase.

    Reply to this comment
  4. Henri December 12, 13:42

    koment shume i sakte dhe ne te njejten kohe dinjitoz e neutral po iu futur akuzave. me mungon nje ton i tille ne dialogjet (sidomos politike) ne shqiperi.

    Reply to this comment
  5. Dritoni December 13, 03:58

    Ne burg te gjithe ata qe kane abuzuar ne kuriz te popullit.Te gjithe xhelatet e “democracise”.Bushtra

    Reply to this comment
  6. aqo December 13, 04:58

    Ivani I maDH, KE HARRUAR DHE MEDALJEN E ARTE ME EMRIN:

    “MEDALJA E ARTE I JEPET Z. QEN BERISHA per krimet e bera ne dem te shtetit Shqiptar,ne krye te parties se Djallit sidomos : ne vitin 1997 me vjedhjen e tmerrshme me ane te PIRAMIDAVE financiare,,1997 nxites I luftes civile Veri-Jug. Viti 1998 “Grusht shteti”,1996 vjedhjen e votive,2011 ,21 Janar masakra para k/ministries ku vrrau 4 protestues te paarmatosur dhe krejtesisht te pafajshem,pa harruar 26 viktimat e vjedhjes se Gerdecit me ne krye Zenin e Qenit te Vici-dolit.

    dhe e fundit per shemdjen e BUNKERIT tek Min.Brendeshme me 8 dhjetor 2015.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*