Dekreti i Nishanit për “Nëpunësin Civil” rrëzohet edhe në Parlament

Redaksia Online November 14, 2013 13:10

Dekreti i Nishanit për “Nëpunësin Civil” rrëzohet edhe në Parlament

Seanca e punimeve të Kuvendit ka hyrë në rrjedhën normale rreth 2 orë pas nisjes së saj. Pas ndërprerjeve të njëpasnjëshme nga opozita, e cila kërkoi ardhjen në sallë të kryeministrit Rama (pavarësisht se ai ndodhet sot në një vizitë zyrtare jashtë vendit), rreth orës 13:00 seanca vijoi me rendin e ditës. Me shumicë votash, maxhoranca ka rrëzuar dekretin e Presidentit Nishani, I cili riktheu disa ditë më parë në Kuvend për rishyrtim aktin normative të qeverisë “Rama” për shtyrjen e hyrjes në fuqi të Ligjit për Nëpunësin Civil.

75 deputetë votuan kundër dekretit të Nishanit, i cili gjithashu nuk pati gjetur as miratimin e Komisionit të Ligjeve 3 ditë më parë.

Mbledhja e datës 11 nëntor në  Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate e fyerje mes deputetëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës.

Debatet më të ashpra kanë qenë ato mes deputetit socialist, Pirro Lutaj, dhe atij demokrat, Arben Ristani.

Lutaj-Ristanit: Jeni palaço, keni damkën e përdhosjes së institucionit.
Ristani-Lutajt: Keni shije të çuditshme si puna e kreut Rama.

Deputeti Bashkim Fino është kreu i komisionit, Fatmir Xhafaj, duhej të kishte marrë masa ndaj deputetit Ristani.

 

 

 

 

Redaksia Online November 14, 2013 13:10
Komento

8 Komente

  1. Tani November 11, 14:26

    Rrezoni ulokun,gaveten e vjeter te Saliut.

    Reply to this comment
    • raimondi Vlonjati November 12, 03:33

      Ore mos shani tjetrin per fatkeqsine qe ka se treogheni primitive, por ajo dekreti qe u rezua u be shume mire, se ishte komplet i parsyetueshem refuzimi i presidentit

      Reply to this comment
  2. petro November 11, 15:44

    QEROJENI SALIUN SE ESHTE TURPI I SHQIPERISE

    Reply to this comment
  3. Billi USA November 11, 17:53

    Nuk meritojne Shqipetaret president me te meta…..sidomos te meta mendore.Mire eshte te shkoje tek shpellari Srbi,te lozin bashke me letra apo domino

    Reply to this comment
  4. skaran November 11, 18:34

    Ua sa foto e bukur.

    JARIIIIIIII, O JARI

    Reply to this comment
  5. skaran November 14, 18:20

    JARIIIIIIII, O JARIIII

    NGELE SI MENDER SHIT….

    Reply to this comment
  6. niku November 14, 23:30

    Po ky cpati xhanem? Me ulok se kaq helmet nuk e bejne. Te rri urte dhe ti gezohet atyre dy privilegjeve dhe kaq.

    Reply to this comment
  7. Salep i ngrohte November 15, 05:45

    Nuk ra dekreti i Nishan Mustaqelliut, se atij nuk i behet vone se Kapter ka pasur graden me te larte dhe kaq kupton, por u rrezua Dekreti i Saliut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim