Dekreti i Papës për martirët, Rama: Krenari dhe përulje

April 27, 2016 13:51

Dekreti i Papës për martirët, Rama: Krenari dhe përulje

Kryeministri Edi Rama e cilësoi krenari kombëtare dekretimin e Papa Françeksut për martirizimin e 38 klerikëve shqiptarë të Kishës Katolike, të cilët u dënuan dhe u persekutuan padrejtësisht nga sistemi diktatorial.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama shprehet: “krenari kombëtare për martirët dhe përulje me respekt të thellë për Papa Françeskun”.

“Papa Françesku dekreton martirizimin e 38 dëshmorëve të Kishës Katolike shqiptare, të vrarë në rrugët e ferrit komunist në Shqipëri, përgjatë viteve 1945-1974″”, shprehet Rama.

Papa Françesku firmosi sot martirizimin e 38 martirëve shqiptarë, që u dënuan dhe u persekutuan padrejtësisht nga sistemi diktatorial, pasi me besim në Zot sfiduan ideologjinë komuniste që e bëri Shqipërinë vendin “më ateist në botë.

April 27, 2016 13:51
Komento

1 Koment

  1. fshatari pafshat April 27, 15:07

    Lame nje ideologji koti, dhe zume nje tjeter ideologji po kot na si koti.
    Ideali i shqiptarit mbetet shqiptaria.
    Dilini per zot Agonise perndryshe Shqiperise.
    Deklarate-Bythhapje pakufi per pushtet vetiak !?.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*