Dekretimi i ministrave, Nishani: Rama nuk e njeh Kushtetutën

February 19, 2016 16:15

Dekretimi i ministrave, Nishani: Rama nuk e njeh Kushtetutën

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e ka të prerë qëndrimin kur pyetet se kur do t’i dekretojë ministrat Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi. Për të vënë firmën mbi kërkesën e Kryeministrit, do të respektojë vetëm kushtetutën dhe ligjet.

I pyetur mbi deklaratat e bëra nga Kryeministri për dekretimin vetëm të shkarkimit të ministrave Cani e Ahmetaj, por jo të dekretimit të dy emërimeve të reja, presidenti Nishani i kujton kreut qeverisë se është ai, që e ka shkelur disa herë kushtetutën.

Bujar Nishani, Presidenti i Republikës: “Një Kryeministër, i cili ka shkelur në mënyrë të përsëritur Kushtetutën e vendit, kjo e konfirmuar përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri. Nuk besoj se e njeh mirë Kushtetutën e vendit. Natyrisht që detyra e Presidentit është që të konsultohet me Kushtetutën, është që të kërkojë interpretimin e Kushtetutës dhe unë këtë do të bëj dhe po bëj, sepse unë i përkas atij grupi njerëzish, të cilët e konsiderojnë punë e shtetit, punë serioze. Gjithçka do të bëhet në bazë të ligjeve, në bazë të Kushtetutës se vendi dhe në bazë të seriozitetit, që meritojnë qytetarët shqiptarë dhe shteti shqiptar.”

Kryeministri Rama u shpreh një ditë më parë se nuk ishte e nevojshme që ai të bisedonte me Presidentin për dekretimin e ministrave, duke thënë se Presidenti bisedon me kushtetutën, kushtetuta me presidentin dhe pasi merren vesh bëhet dekretimi.

Parlamenti nuk i hodhi në votim dy dekretet e kreut të shtetit për shkarkimin nga detyra te Canit dhe Ahmetajt. Ata pritet të votohen njëkohesisht me dekretet për emërimet e Ahmetajt tek Financa dhe Ekonomit, tek Ekonomia.

February 19, 2016 16:15
Komento

8 Komente

  1. E po kjo pune! February 19, 16:29

    po cfare etike moj gazeta te kesh ne komente me kete gjymtyrym qe tall trapin dhe e telekomandojne…

    Reply to this comment
  2. metlaj February 19, 16:41

    ketu duket qarte injoranca eRAMES dhe edhira ePRESIDENTIT pr ti sherbyer te keqes dhe riktupmimit te SALES

    Reply to this comment
  3. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. February 19, 16:50

    Shoku Kapter Jari hallall garuzhdet qe ngrene me groshe ne Shkollen e Bashkuar duke pasur perpara bustin e e diktatorit Enver, po per Saliun kur nxirrje dekretet kishe KUSHTETUTE tjeter ore njeri gjysmak. Me mire thuaj qe nuk me jep leje tutori, Krimineli Sali se sa na permend Kushtetuten, tru tallash.

    Reply to this comment
  4. Samiu February 19, 17:04

    Po ne rregull paska thene edhe Rama …po bisedon me kushtetuten… kete qe thote edhe Jari….

    Reply to this comment
  5. Besoj February 19, 18:41

    Turpi i inteligjences! Gomar ti dhe gomar ai qe te vuni.

    Reply to this comment
  6. SMERLAPI I SHQUPIT February 19, 20:35

    ik o qurrash shqupi

    Reply to this comment
  7. demo February 19, 22:17

    Zoti president Jari nuk eshte president fallco si mendojne disa.Ai eshte president tamam.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*