Dekretohen katër ministrat e rinj

March 20, 2017 10:17

Dekretohen katër ministrat e rinj

 

Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot katër ministrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama.

Bëhet fjalë për Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, i shumëdebatuar ditët e fundit, Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministrin e Pushtetit Vendor Eduard Shalsi dhe Ministren e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka.

Presidenti dekretoi dhe shkarkimin e Saimir Tahirit, nga p0sti i ministrit të Brendshëm, Ilir Beqajt nga posti i Ministrit të Shëndetësisë, Bledi Çuçin nga posti i Ministrit të Çështjeve Vendore.

Një ditë më parë kreu i shtetit Bujar Nishani ka konfirmuar se do t’i dekretojë të 4 propozimet e kryeministrit Rama për ministrat e rinj të qeverisë edhe pse ka shprehur rezervat e veta për njërin prej tyre, ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në një komunikim për mediat, Nishani tha se kandidatura e Xhafajt për ministër të brendshëm është e papërshtatshme, por kushtetuta nuk ia lejon presidentit ta refuzojë atë.

Presidenti i apeloi Kuvendin të ushtrojë të drejtën për ta refuzuar atë nisur nga disa akuza që e lidhin emrin e tij me hetimet dhe torturat në kohën e komunizmit.

March 20, 2017 10:17
Komento

4 Komente

  1. Lira March 20, 13:29

    O lum si ne, miresevini ne klubin e gallates!
    Pyetja pare: Edhe sa kohe do te hame buke me helme e me krimba?
    Pyetja Dyte: A ka per te vazhdu kursi i kualifikimit te vraserve per ministra?
    Pyetja Trete: Sa i keni djetat e rrenes?

    Reply to this comment
  2. Crusader March 20, 13:43

    Tani po qe ja vlen. Tani kemi Ripjellje te vertete. Moj kasolle ku i mblodhe keto xhevahire.

    Reply to this comment
  3. €piriiiiii March 20, 14:26

    Kujdes kur Ecni o Njerez se mos Shkelni si Kaposhi-Pulen Bashen. Hollandezi Bashe eshte ne pozicion per tu Shkelur

    Reply to this comment
  4. ledio March 20, 15:19

    Xhacka?! Po kjo s’ ka tru…kjo mendon me trurin e Rames..
    Kjo ska humor..kjo ka humorin e Rames..kjoms’ ka ide…ka idete e Rames…kjo dhe burrin e mori me urdherin e Rames..lol …edhe per sex merr urdher me sms nga Rama..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*