Dekriminalizimi, 4 maji afati i fundit i dorëzimit të formularit nga funksionarët publikë

March 13, 2016 13:18

Dekriminalizimi, 4 maji afati i fundit i dorëzimit të formularit nga funksionarët publikë

Institucionet e administratës publike do të duhet që të nxitojnë për plotësimin e formularit të dekriminalizimit nga funksionarët, pasi ligji i ri nuk lë shumë kohë. Brenda 15 ditëve, këto institucione do të duhet që të ngrejnë strukturat e tyre për për administrimin e formularëve.

Tashmë formulari dhe mënyra e plotësimit të tij janë botuar në Fletore Zyrtare dhe data 4 maj pritet që të shënojë dhe nisjen e këtij procesi për verifikin e zyrtarëve të administratës apo të të zgjedhurve si kryebashkiakë, këshilltarë, deputetë, ministra etj.

Nëse konstatohet se formulari i vetëdeklarimit është i paplotësuar apo pjesë të caktuara të tij janë të paplotësuara, struktura apo personi përgjegjës njofton subjektin dhe ia kthen atë mbrapsht, duke i caktuar edhe afatin e ri 5-ditor, brenda të cilit duhet të dorëzohet pa të meta. Nëse subjekti nuk dorëzon formularin e vetëdeklarimit, të plotësuar sipas konstatimeve fillestare të strukturës apo personit përgjegjës, ai konsiderohet se nuk e ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit.

Organet përgjegjëse, brenda 15 ditëve nga skadimi i afatit, do të bëjnë publike listën e funksionarëve publikë që kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit pranë tyre.
Brenda 5 ditëve nga skadimi i afatit, sipas pikës 1 të këtij kreu, organi përgjegjës evidenton funksionarët publikë që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit.

Në këtë rast, organi përgjegjës e trajton këtë rast si refuzim për të deklaruar dhe personi trajtohet sikur të ketë rezultuar në një nga rrethanat që përbën kusht për ndalimin e zgjedhjes apo emërimit të tij në funksionin publik. Brenda 3 muajve nga skadimi i afatit, organi përgjegjës për administrimin e formularit të vetëdeklarimit është i detyruar të verifikojë të dhënat e deklaruara nga personi.

Brenda 10 ditëve nga përfundimi i rezultateve të verifikimit, nëse provohet se ekzistojnë rrethanat për ndalimin e zgjedhjes apo emërimit, organi përgjegjës zbaton procedurat e nevojshme kushtetuese apo ligjore për mbarimin e mandatit apo shkarkimin nga detyra. / DITA

March 13, 2016 13:18
Komento

1 Koment

  1. rifaka March 13, 15:32

    booooo mziu, ristani, luli etj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*