Dekriminalizimi/ 4 vjet burg për deklarim të dhënave të rreme

March 14, 2016 12:42

Dekriminalizimi/  4 vjet burg për deklarim të dhënave të rreme

Formulari i vetëdeklarimit menjëherë pas plotësimit të tij nga funksionarët publikë përbën një dokument zyrtar, i cili parashikon dhe penalitete në rast të deklarimit të të dhënave të rreme nga personat që i nënshtrohen këtij ligji.

Sipas vendimit të Kuvendit të publikuar tashmë edhe në Fletoren Zyrtare, pasqyrimi i të dhënave të rreme në këtë formular përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet, sipas nenit 190 të Kodit Penal.

Po sipas këtij neni, kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. “Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”, thuhet në nenin 190 të Kodit Penal që trajton veprat penale të falsifikimit të vulave, stampave ose të formularëve.

Nisur nga rëndësia që ka ky formular vetëdeklarimi, vendimi i Kuvendit parashikon që të dhënat e pasqyruara në të i nënshtrohen një verifikimi të plotë dhe të gjithanshëm, brenda dhe jashtë Shqipërisë, nga organet shtetërore dhe Prokuroria e Përgjithshme./H.M/ Dita

March 14, 2016 12:42
Komento

1 Koment

  1. rifaka March 14, 13:11

    Formular dhe deklarim ka patur edhe para ketij ligji. UNE Mendoj se sa me pergjegjesi do kontrollohet formulari per dike qe duam ta bejme deputet dhe per ate qe nuk e duam.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*