Dekriminalizimi, arrihet pakti; testi i drogës nuk është pengesë
Qëkur Parlamenti u angazhua me votë se do të bëntë procesin e dekriminalizimit të politikës dhe administratës publike, kanë kaluar 11 muaj, por marrëveshja ende nuk është zbatuar. Megjithatë, kjo nuk do të zgjasë edhe shumë.
Ndërsa në Kuvend debatohej me një fjalor të ashpër akuzues për lidhjet e politikës me krimin, Ermonela Felaj e qeverise dhe Oerd Bylykbashi i opozites, rane dakord perfundimisht per te miratuar nje draft te perbashket per dekriminalizimin. Palet nuk kane rene dakord vetem ne nje pike-testin e droges.
Por, siç paralajmeroi Lulzim Basha te marten, pas takimit me ambasadorin amaerikan, kjo mesa duket nuk do te jete pengese per miratimin e ligjit.
“Për testin e drogës PD nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë tërheqje, por kjo nuk e pengon aspak ligjin që të shkojë në Parlament dhe të votohet me gjithë dispozitat e tjera të rëna tashmë dakord”, deklaronte Basha.
Dhe dakord kane rene per shume kerkesa te tjera te partise demokratike, perfshire edhe verifikimin e shenjave te gishterinjve, te cilin opozita e sheh si menyren e e vetme te sigurte per identifikimin e personave me te shkuar kriminale, qe kane e perdorur disa identitete – raporton kanali TCH.
Procesi i dekriminalizimit fut si koncept ndalimin e kandidimit per funksione publike te pesonave me te shkuar kriminale, duke e pershkallezuar masen sipas rendesise se krimit apo denimit. Ndalimi eshte i perjetshem per krimet e renda. Per here te pare, gjithashtu, u hiqet e drejta per te votuar te gjithe personave te denuar per krime te renda.
Qekur Partia Socialiste ka ardhur ne pushtet, marreveshja per dekriminalizimin eshte e vetmja qe qeveria dhe opozita kane bere mes tyre, duke patur si garante nje here Parlamentin Europian, nje here ambasadorin amerikan.
domethen le te jen te droguar ska gje vetem te mos ken nje te shkuar penale, hajde ligjvenes qe kemi hajde, ate vend e ka marr lumi, ka ren ne dore te ca maskarenjeve dhe ska shpetim, ljer ata qytetar te ndershem qe jetojne atje…
Po te jesh i pire dhe i droguar nuk lejohet te pajisesh me patenete dhe te ngasesh automjet e jo me te jesh Deputet dhe Udheheqes Shteti, vari caret. Po kur ben KRIME dhe nuk le shenja gishterinjsh si puna e Saliut & CO, si do te trajtohen keto raste ne Procesin e Dekriminalizimit te Politikes.
Dukesh se e ke barkun plot men.Shko e ruaj dhit atje ne mal.