Dekriminalizimi, Basha: Mora mbështetjen e SHBA-së për shqyrtimin e problemeve të zgjedhjeve

July 13, 2015 17:55

Dekriminalizimi, Basha: Mora mbështetjen e SHBA-së për shqyrtimin e problemeve të zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është rikthyer debatit për dekriminalizimin e politikës. Pas takimit me nën Sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe ato Euroaziatike, Victoria Nuland, kryetari i PD-së Basha në një prononcim për mediat tha se ka marrë mbështetjen e plotë të SHBA-ve për përpjekjet e PD-së në trajtimin e problemeve në vend.

Kryetari i PD-së Luzim Basha ripërsëriti qëndrimin e tij se zgjedhjet e 21 qershorit shënuan standardet më të ulëta demokratike. Pas humbjes së zgjedhjeve të 21 qershorit, Basha është ankuar në çdo takim me ndërkombëtarët për rezultatin e dobët të PD-së, duke akuzuar qeverinë.

Një mesazh për politikën shqiptare përçoi sot edhe Presidenti i PE-së, Martin Schulz, i cili tha se politikanët shqiptarë duhet t’i zgjidhin vetë çështjet e brendshme dhe jo të rendin dyerve të Strasburgut.

July 13, 2015 17:55
Komento

4 Komente

  1. Toni July 13, 18:29

    Bo-bo-booo sa care kyyy SHBA mbeshteska nje hajdut+vrases te llojit tend i faktuar kur keshtu ,ikore njeri pa identitet..

    Reply to this comment
  2. Toni July 13, 18:32

    Ore bohu pak ose nje minmale i moralshem jep doreheqje se je ZBYTHUR 2-zgjedhje rradhazi e ardhmja jote vetem deshtim rradhasi eshte..

    Reply to this comment
  3. METEH July 13, 20:11

    LULI nuk ka ku shkon,do thot ato qe i dikton Saliu,ndryshe shkon pas Olldashit,Pashkos,Hajdarit…of sa shume ka hequr qafe SB…!

    Reply to this comment
  4. Kopaçe July 13, 21:54

    O Lulezime . O kriminel qe vrave 4 vete. Ke fytyre e flet o surrat mut.-

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*