Strazimiri që “duhej bërë nuse” dhe Luja që nuk flet

Arben Duka March 30, 2016 16:31

Strazimiri që “duhej bërë nuse” dhe Luja që nuk flet

Goxha njerëz te Liqeni,
në protestë ishin,
ca duan ta ngrënë Parkun,
ca duan ta prishin!.

Bashkia ngritjen e Parkut,
e kërkon me ngulm,
PD-ja që s’do të ngrihet,
është hedhur në sulm!.

Vajti dy muaj e ca,
që nuk ka pauzë,
te lodrat e kalamaqve,
u gjet një kauzë!.

Në çudi e në rrethim,
aty prapë punohet,
policia pa pushim,
aty provokohet!.

Shqupistët le të veprojnë,
si repart sulmes,
ndërsa Polici e Shtetit,
duhet të rrijë sus!.

Shqupistët le të rrëmbejnë,
gurin edhe hunë,
kur reagon policia,
i quhet si dhunë!.

Pa kur pamë dhe Strazimirin,
mes turmës në mes,
i dukej me sy të liré,
koburja në brez!.

Doli-Ristani e ndriti,
Ristan hokatari,
dhe tha se koburja qe,
këllëf celulari!.

Cilido gjendjen e SHQUPIT,
me mëndje e merr,
kur gënjen dyshi-pas Lulit,
si një ordiner!.

Kuptohet që ky aksion,
do plasi si flluckë,
gjithë kauza do të kthehet,
shpejt në një kazuckë!

Në fuqi ka hyrë këtu,
Dekriminalizimi,
ndaj duhej të qe prangosur,
aty Strazo trimi!.

Të prangosej në flagrancë,
jo s’e është idiot,
por se ligji në fuqi,
nuk hyri më kot!.

Është ligji që Lulashi,
nëpër botë mburet,
e tani si punë kullufesh,
i duken koburet!.

Gjersa SHQUPI po këmbngul,
fort në Kushtetuse,
Strazimiri-te liqeni,
duhej bërë “nuse”!.

Gjersa SHQUPI numuron,
ditë për ditë “skandalet”,
asnjë gram nga drejtësia,
nuk duhet të falet!.

Lulashi do bëjë rrëmujë,
le të bëjn’ ç’të munden,
po policia dhe shteti,
nuk duhet të tunden!.

Strazua sipas Ristanit,
është shembullor,
por duhej t’i kishin vënë,
byzylykë në dorë!.

Në duart e drejtësisë,
me urgjencë të jepet,
ndryshe ligj i shumëpërfolur,
një tallje do mbetet!.

Të qe një njeri i thjeshtë,
do qe në qeli,
po ne duam për të gjithë,
njëlloj drejtësi!

Armë e Strazos në tubim,
me ligj quhet krim,
maxhoranca për të sajtë,
s’ka bëré kurrë lëshim!

Në mënd më feksi papritur,
meqë jemi fiks këtu,
pse ende një fjalë s’ka qitur,
dhe ambasadori Lu?!.

Asnjë fjalë s’na ka thënë,
ndaj s’e dimë se ç’i thotë zigji,
meqë me Strazon ka qënë,
partizan i atij ligji!.

Pas “kullufit” të Ristanit,
ka një variant më të mirë,
se një “pistoletë-lodër”,
kishte mortja Strazimir!.

Edhe variante të tjera,
kemi nga bordeli blu,
po variantin kryesor,
s’e kemi nga zoti Lu?!

Arben Duka March 30, 2016 16:31
Komento

9 Komente

  1. vigan March 29, 16:48

    Fajin nuk e ka policia qe i rref, por Saliu qe i sjell aty.
    Apo jo?
    Nga Luja prisni kur ti thote edhe Lulit, burre shteti pasi ti terheqi katundaret nga Liqeni

    Reply to this comment
    • Claus March 30, 07:48

      Betonierat radhe-radhe,ne parkun e kalamaqeve…!
      Te shikosh keto dite baterdine e shkarashkrimeve te hyzmeqareve te pushtetit per pistoleten e Strazimirit,kupton sesa te paduruar paskeshin qene birbot per nje lajm qe te marrin hakun e Frrokeve,Prengeve ,deputetet e Edi Rames,fytyra e vertete fashistoide e Ringordhjes,qe kane vrare e prere,ne Europe e Shqiperi .
      A ka shkruar gje per ta bejtexhiu yne Arben?!-Jo,nuk ka shkruar.
      Po pse?- Sepse,deputetet trafikante droge e prostitutash, vrases e masakrues,jane deputete te Edi Rames, rilindjote,jane deputete te Partise Socialiste,jane socialista
      Qe do te thote se jane trafikante te mire,perdhunues te mire,vrases te mire…!!!
      Por,pse paska edhe vrases e mire?!! – Padyshim qe paska.Keto jane vrasesit e Edi Rames,vrasesit socialista,vrasesit e Ringordhjes.

      Reply to this comment
  2. Besoj March 29, 17:39

    Si gjithmone piken bi “i”. Te lume Arben dhe faleminderit

    Reply to this comment
  3. shqipe March 29, 19:01

    Mendo,te ish koh’ e Sales!
    Edhe Srazua i majte…
    Do kish shkuar ne te halles…
    Mbase,prapa malit “Dajt”

    O miq s’duhet t’u besoni
    Kurre me vraseve pushtet.
    Mos o Zot! Ne i votoni
    Me mire vrisni vehten,vet.

    M’a rrahen dje,nje mikun tim
    Naten vone do “Demokrat!”
    Me te vetmin pretendim,
    Pse flinte ne krah te majte!… (!)…

    Reply to this comment
  4. demo March 29, 21:57

    Pse ka dy standarte zbatimi ligjit.?Nje per rrugacet e PD dhe nje per te tjeret.

    Reply to this comment
  5. MH March 30, 00:33

    Persi jane shqiptaret duhet per cdo njeri nga nji kushtetut.
    Por te pakten nga nji kushtetut per cdo parti ose ne fund te fundit dy kushtetuta.Nji kushtetut per majtistet dhe nji kushtetut per djathtistet.Ato te qendres ta mbajne me dore.

    Reply to this comment
  6. Gjeka March 30, 15:31

    Strazimir – ne serbisht Straz i mir – do te thote Roje dhe paq. Ky sipas mbiemrit as qe ka rrenje Shqiptari por vjen nga Serbia ose Mali i Zi! Krejt kjo behet te shkaterrojne shtetin por kur PD eshte parti mafioze dhe seshte.

    Reply to this comment
  7. LABI March 30, 15:52

    Parku i femijeve!

    Bejne duele SHQUP-eria,
    per nje park vertete te rralle,
    atje ku do te argetoje,
    femijet e tyre cdo shqiptare!

    Bejne duele me femijet,
    duan tu kepusin koken,
    se e gjithe hordhi e huaj,
    me “ligje” po na zapton token!

    A mos valle Lulashi yne,
    ky seksere i stervitur,
    me projekte shume sekrete,
    ate toke ta kete shitur?

    Ta kete shitur s’eshte cudi,
    nuk e ka per here te pare,
    se dhe detin ky tradhetar,
    na e shiti ne pazar!!!

    Ja, kjo edhte drejtesia
    Reforma e Selise Blu,
    qe na suall demokracia
    dhe miku i Strazos, Lu!?

    Njgjeshur jatagane Sreazua,
    ne balle sec i prine protestes,
    ky hero i “dekriminalizimit”
    shoke i Lu-se e Bashe trimit!

    Gjithe qajne me lote e qure
    per ca peme e ca shkure,
    fare mire e kan te qarte,
    s’ka ketu “Children Rights”!

    S’ka ketu as nene, as babe,
    tu mbrojne lirine femise,
    ti tregojne vendin e duhur,
    Strazo pushkes e kusarise!

    Them askush si ka haruar,
    plantacionet me arrore,
    qe sharroje e shiti Sala,
    direkte me dollar ne dore!

    Dhe askushe si ka haruar,
    liqenet e Lures, turizmi i shtetit,
    qe dhurate ja bene Lin Prhetit,
    por nuk i gezoje dote i shkreti!

    Shume kush pyet sot ketu,
    ku eshte futur shoku Lu?
    te jet e vertete valle,
    policet te mos i ket pare?

    Ne kohen e Sale demokratit,
    policet me kallashnikov,
    derdhen gjake nen ata plepa,
    vrane fukarenje me duar ne xhepa!

    Kjo sot eshte tabllo tjeter,
    bande me Strazo koke qerosa,
    me komande e te vendosur,
    gjakosin police te pa armatosur!?

    Me te drejte thote njerezia,
    shtypje qenka edhe demokracia,
    jetojme kohet e hordhive,
    ngrejme arme kunder femijeve!!!

    Reply to this comment
  8. ZZZZZZZZZZZZZ...... March 30, 18:31

    ore me te vertete ku eshte LU……………??????????????????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*