Dekriminalizimi duhet të fillojë me Bashën… Lu-ja nuk jep dot certifikata virgjërie!

Arben Duka October 8, 2015 15:02

Dekriminalizimi duhet të fillojë me Bashën…  Lu-ja nuk jep dot certifikata virgjërie!

Ty nuk t’i pastron dot krimet,
o Lulash-Lulash mavria,
Donald Lu-ja jo se jo,
por as vetë Perëndia!

Ambasadorët me radhë,
derën e SHQUP-it kaluan,
të takojnë atë që është,
dhe aspak atë që të duan!

Në mavrinë opozitë,
me dikë duhet të flasin,
dhe në këtë rutinë fikse,
kredite ata s’humbasin!

Po për LU-në është një problem,
kur takon me Lulëzimin,
a mund të jetë aleat,
për dekriminalizimin?

Me biseda krejt formale,
s’nxjerrin gjë ato takime,
se i pari i opozitës,
është i zhytur keq në krime!

Lu-ja nuk e pastron dot,
Lulin në Shtëpinë Qendrore,
se Luli këtu ka bërë,
kryevjedhjen shekullore!

Luli duhet të përgjigjet,
para kësaj drejtësie,
dhe Lu-ja nuk i jep dot,
certifikatë virgjërie!

Me takime kaq formale,
Luli leshi mburret kot,
Lu-ja është i detyruar,
nuk e anashkalon dot!

Saliu ia dinte vrimat,
shumë më shumë se ç’ka një burrë,
por e vuri kryetar,
se nuk do dënohej kurrë!

Dyqind milionë janë shumë,
që të bëjnë fare pis,
s’kalojnë me procedurë,
as dhe në Shtetin ISIS!

Luli duhet të na japi,
të gjithëve një qasje trimi,
të na thotë: “Nga Rrugë e Kombit,
fillon dekriminalizimi!”

Po ky s’është nga ata trima,
se raport në dosje futi,
ndaj fjalë e tij kundër krimit,
është thjeshtë një ngrënie m…ti!

Krimet që këtu kanë ndodhur,
një nga një i di Sovrani,
është e njëjta ngrënie m…ti,
nga Sala dhe nga Ristani!

Lu-ja mund të vejë sërish,
po s’do ketë asnjë kuptim,
pa gjykimin e këtyre,
s’ka dekriminalizim!

Ka disa ngjarje madhore,
që kanë prodhuar krim,
e pa gjykimin e tyre,
nuk ka dekriminalizim!

E këto ngjarje madhore,
S’e themi ne veç me “Ditën”,
lidhen me Shtëpinë Qendrore,
domethënë me opozitën!

Arben Duka October 8, 2015 15:02
Komento

16 Komente

  1. LOVE October 8, 17:04

    ahhahahhahhahaaha
    doli ky bejtexhiu i envorrit

    po ti mor i marre ,the e c’nuk le pa thene ,bashke me partine tende
    me ze e figure e pate bllokun
    me ze e figure degjuat me veshet e shurdher si shantazhohej nje kryetare gjykate
    e dogjet vendin ,e bete toke te djegur si ketu e 70 vjet
    dhe pa asnje pike pershtypje ,as u skuqet e as u zverdhet
    ju derra te kenaqur rrrrilindet …hengret ngjala e rrrrrilindet ,u harrua korrupsioni ,gjaku
    tani me LUne cfare ke ti ???
    cfare te bej LUja ,te sjelli politikane nga Marsi ???
    apo te eshte nxire fytyra se nuk i dha doren HALEatit tuaj …apo si lexon fare keto lajme ti
    degjon vetem radio Mosken …….

    ne pushtet jeni ,gjykoni , cojini ne burg
    dil atje ne bulevard ,se dhe janari po ju afrohet
    si beret ate masakren e te pafajshmeve ,dil atje dhe protesto kunder partise tende
    PROTESTO PER DREJTESINE ,JO PER PARTINE !!!
    bej thirrje per rivilicion kokepalareve ,flini atje te prokuroria
    vrisni dhe veten po deshet ,se kot e konsumoni oksigjenin ,
    po mos na caj kaptinen me keto llogjet

    nqs te ka zene frika me LUne ,ateher je dhe torollak qe ca gjera i kap …
    do ju dergojne me pushime kryetarin dhe bashke me te gjithe partine
    se ne fund te fundit ca piktore e pistoliere analfabet ngeleni 😛
    me ju fiton kur ju humb …kur na qerroheni nga syte ,ateher fiton !!!

    Reply to this comment
    • Lleshi October 8, 19:16

      Ti qenke tamom gati per zjarr motra ! Nji shoku im qe prodho qymyr druri , e ndizte drunin dhe e mbulote me dhe ! E linte ashtu te digjej permrena dhe pastaj e kontrollote se a u nxi apo jo ! Kur nxihej ishte gati per me ndez zjarr !

      Dikush ketu te ka thene bloze , por une kam besim se ti mund te digjesh dhe ndihmosh njerezimin me energjine tende , pavaresisht se je e zeze per mrena !

      Reply to this comment
    • shqipe October 8, 23:20

      E dini qysh me thoshte gjyshja mua: – O love,o love…. eeee… A, c’ me ha mun motra?!…

      Reply to this comment
    • Kariz Matik October 9, 11:02

      Ej, per ty kam porositur nje T-Shirt me logon “I Love Veronika”.

      Nqs. do t’a marresh, call 10 times my name, please!

      Reply to this comment
  2. luli October 8, 17:34

    ti paskan terhequr fort veshet per bejten e fundit para kesaj me duket!!!!

    Reply to this comment
  3. Lleshi October 8, 18:09

    Lu-ja mund ta mbroje
    sa kohe te doje
    nga Llallerat me shoke
    dhe palaçot me boje

    Por nga populli i vet
    s’e shpeton askush
    se mallkimi i tij
    eshte zjarr dhe eshte prush

    Eshte zjarri i ferrit
    ku te gjithe do kalojne
    te gjithe ata qe njerezit
    i bejne te lengojne

    ke genjen mendja
    gabon gjithe jeten
    se jo Lu-ja , por perendia
    s’e ndal dot te verteten

    Reply to this comment
  4. METEH October 8, 18:34

    Bravo-DUKA,Ky love qenka KOQE fare,po idhemp shume se nga sajesa DOSHI-CEZ nuk po fitojne gje.Ref.ne drejtesi po u be mire,do ju fusi koken te prapanica,ndaj po ulurijne si ujqerit.

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit October 8, 20:38

    politika nuk eshte sport per ty e per mua o komandant.Ja, shiko Love-n ti qe e di ne maje te gishtave dhe bravo i qofte se nuk thote kot ajo shprehja popullore qe politikes i ka vene emrin e duhur…Kur ka nje mal me $$$$ perpara edhe Lu-ja do shikoje nga qielli per yjet ne ngjitje.E ku shkuan 200 milione thua ti, nuk leu hic mustaqet macja me gjalp ta merr mendja? Hyri daci ne kos o komandant, mjere ky popull thuaj!

    Reply to this comment
  6. mira October 8, 23:39

    Shqipe me te kuqe, je personazh shume simpatik, mjafton nje rrjesht dhe e dhjet fare Loven qe nuk e di pse eshte me te kuqe.
    Sa te thone lovet “thane” Beni ka henger nje thes( me thana natyrisht). E perdornim si shprehje kur ishin femije.

    Beni gjuan shume bukur dhe drejt e ne porte. Bravo Ben Duka!

    Reply to this comment
    • LOVE October 9, 05:29

      uuua moj Mira
      po ju jeni te gjithe simpatike ,si ata majmunet e cirkut …
      e pra e , qysh kur keni qene femije e kemi problemin
      dhe kete difekt keni juve se i hani shpejt gjerat ,gelltisni cdo gje
      qe nga thana e deri te ngjala

      Mira ,po pse se dergove te Arena kur e dike qe gjuaka drejt ne porte 😛

      Reply to this comment
  7. a October 9, 00:57

    KY DO JU HAJE SHPIRTIN JU QENERISE SHQIPTARE QE RRONI PA PRINCIPE DHE MORAL !

    Reply to this comment
  8. Socialisti bythpambuk October 9, 03:21

    Lulin , Berishen e kompani qe kane vrare e vjedhur , i pari qe i mbron eshte Edi Rama .

    Reply to this comment
  9. "II" October 9, 08:13

    Ku jeton kjo LOVE? Nga vjen kjo xhadi?

    Reply to this comment
    • shqipe October 9, 15:11

      I nderuar ,”H”

      kjo Love, i dashur mik
      E ka emrin Veronike.
      Eshte nga Piluri i kenges,
      maj’ e malit,afer henes!…
      Mirpo kjo,per nga te bemat
      s’u vjen as tek thoj kembes,
      Pilurjoteve te rrenjes
      ka mbet ne sherbim te tenjes!
      ne sherbim te Sali gjemes….

      Reply to this comment
  10. petrika October 9, 09:39

    Love,o love,hajde ma ha edhe mua.O koqe kandari ,o bythlepires i berishovicit dhe i lulushes,qe vjedhin djersen tende dhe ti me ata tru prej gomari qe ke ,i mbron.Ti o je pjestar ne vjedhjet qe ka bere e djathta,ose je antishqiptar,sic eshte Berishovici dhe ajo prostituta jote,lulushe,qe i dhane detin grekut.

    Reply to this comment
  11. Kariz Matik October 9, 11:27

    Bejtexhi o mendjendritur,
    mos u merr me ca te krisur,
    mire me lulkat pa allate,
    Po me anonimatin c’dreqin pate?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*