Dekriminalizimi, Meta: Nëse nuk arrihet konsensus do ndërhyjnë ndërkombëtarët

September 18, 2015 12:18

Dekriminalizimi, Meta: Nëse nuk arrihet konsensus do ndërhyjnë ndërkombëtarët

­ Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, njëherësh kryetar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka shprehur sot vlerësimin e tij mbi dy propozimet e paraqitura nga mazhoranca dhe opozita për dekriminalizimin.

Meta tha se në thelb të dyja propozimet kanë përputhshmëri, dhe sipas tij ka vetëm disa diferenca të cilat mund të zgjidhen me konsensus.

Nëse kjo nuk arrihet, atëherë kryetari i Kuvendit thotë se do të kërkohet ndërhyrja e ndërkombëtarëve për të bërë një vlerësim.

“Proces i dekriminalizimit është shumë pranë përmbylljes. Të gjitha palët janë të angazhuara, dhe synojmë të gjendet konsensusi.

Draftet e propozuara përputhen në thelb, kërkohet frymë bashkëpunimi. Marrëveshja pozitë opozitë e dhjetorit të kaluar u realizua edhe me angazhimin e eurodeputetëve Kukan dhe Fleckenstein.

Besoj se ato pak çështje për të cilat ka dallime apo gjykime të ndryshme, ne do ketë kemi mundësi t’u kërkojmë partnerëve tanë ndërkombëtarë një vlerësim, duke iu referuar edhe standardeve euroatlantike.

Ekziston e gjithë mundësia për të përmbyllur këtë proces. Sa i takon çështjes së procedurave, do të them se iniciativa e PD duhet të kishte kaluar përmes komisionit bipartizan që drejton vetë PD por ata insistuan për të ecur në mënyrë më të drejtpërdrejtë, për të mos thënë në mënyrë të njëanshme për të shfrytëzuar hapësirat që i jep rregullorja e Parlamentit.

Së fundmi edhe qeveria ka bërë publike nismën e saj që pretendon se është një nismë më e plotë, dhe e thellon debatin. Të dyja këto nisma kanë një përputhshmëri mjaft të gjerë, kanë disa diferenca që nuk zbehin thelbin e të dyjave iniciativave.

Këto diferenca s’mund të shërbejë si pretekst për të mbajtur gjallë një temë që nuk duhet të ekzistonte në politikën shqiptare, dhe që duhet të mbyllet sa më parë në mënyrë konsensuale. Edhe nëse nuk mbyllen me konsensus ne do t’i referohemi eksperiencave me demokratike euroatlantike”, tha Meta. Kreu i Kuvendit theksoi se kjo fazë e procesit të dekriminalizimit është afër përmbylljes, duke u shprehur se forcat politike nuk duhet të përdorin diferencat e vogla si pretekst për “të mbajtur gjallë” këtë çështje.

September 18, 2015 12:18
Komento

7 Komente

  1. boli September 18, 12:47

    Po pse more Like te nderhyjne nderkombetaret?, apo se e ruajte bythen tende, kur te pame ne Tv me figure dhe me ze.

    Reply to this comment
  2. sociologu September 18, 13:19

    Eshte e qarte poshtersite e kokave te politikes ne 23 vite,qe nga nano,saliu, meta,luli,fevziu,ballu,pellumbi,me bishtat e tyre, kuren e kures nuk mund ti zgithni, ju qe kini pushtet te grabitur me intriga.
    Keto poshtersi duan njeres me karakter dhe te drejte,ju ini shqiptare pa karakter,ju pate vetem frionin,pasurimin,egon tuaj, dhe jo nderin.

    Reply to this comment
  3. laz September 18, 14:06

    Meta nuk do t’ia prish as Sales e as Rames.
    Nuk e thot dot ate qe ka ndermend, se ka frike, aq e ka kutin, nga qe eshte I implikuar dukshem me drejtersien.
    Ndaj kerkon ndekombetaret qe te marrin komanden.

    Reply to this comment
  4. Hurma Arabie. September 18, 15:09

    Ore Ilir ore Kokekatror, keshtu te ka mesuar Kryemadhi (Kokemadhi), qe te mos jesh as mish e as peshk. Po kur vete ne hale , i pyet nderkomnetaret…..

    Reply to this comment
  5. luli September 18, 19:03

    ti te zhdukesh i pari qe te pastrohet pak ajo vatha e qelbur qe quhet parlament!!

    Reply to this comment
  6. KingBardhyl September 18, 19:08

    Hajde rrumpallistan hajde. Jep leksione dekriminalizimi hajduti qe u kap me video e figure duke vjedhur.

    Reply to this comment
  7. Arben September 21, 19:20

    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG
    BURG BURG BURG BURG

    DHE SEKUESTRIM PASURIE

    PER ILIR METEN DHE GJITHE LSI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*