Dekriminalizimi, opozita depoziton në Kuvend një projektligj

September 4, 2015 12:18

Dekriminalizimi, opozita depoziton në Kuvend një projektligj

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj për dekriminalizimin.

Oerd Bylykbashi, deklaroi se vullneti i opozitës për dekriminalizimin nuk do të ndalet nga vullnesa e ulët e Edi Ramës dhe Ilir Metës.

“Është koha për Kuvendin të votojë këto ligje pa asnjë vonesë”, tha Bylykbashi.

Në fund të korrikut, Partia Demokratike bëri publike platformën e saj për dekriminalizimin, që bazohet në raportin e Komisionit të Venecias dhe mbi një proces të ngjashëm të ndodhur në Itali kundër mafias, një proces i njohur si ligji “severino”.

September 4, 2015 12:18
Komento

3 Komente

  1. petrit September 4, 12:52

    Nuk mar persiper qe ta komentoj kete projektligj te hartuar nga opozita, pa u njohur me permbajtjen e tij.
    Por nese qeveria e mazhorances socialiste ka kurrajon e dekriminalizimit te shtetit, eshte rasti qe se bashku me veprimin demokratik edhe te miratimit te nje projektligji te opozites, te tregoje se eshte edhe ajo e interesuar si gjithe votuesit e saj, qe ne Kuvend e ne gjithe administraten e shtetit te mos kete me vend per politikane e shtetare me te kaluar kriminale.
    Nje ligj kunder krimit, efektin e saj e jep tek te gjithe, si per politikanet ne pushtet, ashtu edhe ato ne opozite, dhe tek qytetaret nje kundershtim i ketij projektligji nga mazhoranca qeverisese, vec do ta shtonte dyshimin e perhapur ne opinion, se ajo mbeshtet njerezit e inkriminuar.
    Megjithate, per mendimin tim, nuk ka vuajtur demokracia shqiptare nga mungesa e ligjeve per te ndeshkuar te keqen, krimin e korrupsionin, por nuk kane funksionuar mekanizmat e venies ne zbatim te ligjeve, nuk ka funskionuar drejtesia e organet e rendit, ka caluar morali politik e qytetar.

    Reply to this comment
  2. nostradamus September 4, 18:23

    Akoma e di veten ne pushtet banda mafioze ,kriminele e hajne e te ashtuquajtyres PD. ?!
    Ceshte ky ”projekt dikriminalizimi” qe paraqit kjo bande ?! Projektin populli ia ka lene ne
    dore POZITES dhe prandaj i dha voten . Po keta kriminele c’projekt kane bere apo per te
    mbrojtur hajdutllekun e tyre dhe per te denuar fakiret ! Kjo bande duhet rrasur ,kreret, ne
    burgim te perjetshem ,duke perfshire kryekriminelin e Shqiperise : Sali Ram Shqere Beri-
    shovicin…..!!!

    Reply to this comment
  3. Alban Dega September 4, 18:57

    KUR KRYEKRIMINELET CIRREN PER DEKRIMINALIZIM

    …. DEKRIMINALIZMI FILLON NGA NDESHKIMI LIGJOR I KRYEKRIMINELEVE, KRYEPLACKITESVE E KRYETRAFIKANTEVE TE DROGAVE, NJEREZVE DHE PASURIVE TE SHQIPTAREVE
    1- SALI KADAF KARAXHICI,
    2- LULEZIM BASHIC MILLOSHEVICI,
    3- FATMIR MEDICI,
    4- RIDVAN BODICI,
    5- SHKELZEN E ARGITA SALICI
    6- JAMSERB MALTEZICI E CO

    PER ME SHUME HOLLESI LEXONI INTERVISTEN EE NJE PREJ ISH – LIDERVE TE DHJETORIT,ISH- DEPUTET E ISH- FUKSIONAR I LARTE SHTETEROR I PD-SE Z. ARBEN MECAJ ME GAZETEN “DITA” BOTUAR DJE

    INTERVISTA : HISTORIA E ERRET E ABUZIMEVE MILIARDESHE NE RRUGEN PER TE CILEN DO PAGUAJME AKOMA

    Postuar më: 2 Shtator, 2015 tek Aktualitet
    http://www.gazetadita.al/wp-content/uploads/2014/04/234.jpg
    Rruga Durrës Kukës u ka kushtuar shqiptarëve miliarda. Dhe tashmë do t’u kushtojë akoma sepse do paguajnë për çdo kalim në të. Kush është përgjegjës për këtë shpërdorim kaq të madh?

    DITA risjell një intervistë në 2014 mbi këtë pyetje.

    Arben Meçaj është ish-drejtori i Territorit që denoncoi skandalin e rrugës Rrëshen-Kalimash.

    Kur prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet në vitin 2007, të gjithë kuptuan se Arben Meçaj e kishte fituar betejën e tij.

    Skeptikët, që dikur shpreheshin se akuzat për abuzime disa qindra milionë euro ishin flluska, po shikonin “yllin në ngritje” të qeverisë, Lulzim Bashën, i cili po konvertohej në një të pandehur.

    Dosja me të cilën prokurori Ervin Karanxha punoi për disa muaj, ishte aq mirë e kopsitur, sa që çdo tentativë për të rrëzuar në gjyq pretendimet e akuzës do ishte mund i shkuar dëm. Ndaj dhe u zgjodh artifica, çështja u mbyll me procedurë.

    Kjo ishte dosja e cila i shërbeu Berishës për të shpallur luftën publike me ish-kryeprokurorin Theodhori Sollaku, por ishte dhe dosja që shënoi dobësinë e parë të kryeprokurores së re, Ina Ramës.

    Ajo ishte e sapoardhur në atë post, por prokurorët e drejtuar prej saj në Prokurorinë e Përgjithshme, një veprim që zgjaste vetëm 15 minuta, dorëzimi i dosjes në gjykatë, nuk e kryen dot për muaj të tërë.

    Kjo vonesë u përdor si artific që gjykata të pezullonte gjykimin me procedurë, për tejkalim afatesh nga organi i akuzës.

    Arben Meçaj, njeriu që inicioi gjithçka; me shumë këmbëngulje, pasi edhe mediat nuk pranonin t’i jepnin hapësirë denoncimit të tij në fillim, sot, vite më pas, flet edhe për një aspekt të kësaj çështje që ai gjithnjë e ka shmangur me takt në prononcimet e mëparshme: Implikimin dhe imponimin amerikan. Korrupsionin galopant që imponoi korporata dhe lobet amerikane…

    http://gazetadita.al/wp-content/uploads/2014/04/Beni1.jpg
    Arben Meçaj

    Zoti Meçaj ka një rikthim mediatik të vëmendjes ndaj çështjes së ndërtimit të “Rrugës së Kombit”. Ju jeni strumbullari kësaj historie, njeriu që i ra kambanave i pari, që vuri në lëvizje prokurorinë etj. Kjo intervistë vjen afro 8 vite më pas. Po e nis me pyetjen: Pse? Pse vendosët ta denonconit?

    Shumë e drejtpërdrejtë pyetja. Janë shumë njerëz që në këto vite më kanë thënë: “Ç’tu desh?!”, “Ishe mirë”, “S’ia del dot me këta”. Shumëkush bën pyetjen pse? Është një pyetje që vjen produkt e reminishencës 50-vjeçare të diktaturës dhe 20 vite pseudodemokraci. Sepse në sistemin hibrid që kemi ndërtuar formula është “Mbyll gojën dhe kap çfarë të kapësh”. “Inkriminohu dhe kap çfarë të kapësh”. Thënia e së vërtetës dhe denoncimi i korrupsionit është ‘shfaqje e huaj’. Në këtë kuadër, gjykoj që edhe duke marrë kosto përsipër qëndrimet e mia të mos i kem në asnjë rrethanë hibride.

    Ju ishit që prej viti 2006, Drejtor i Rregullimit të Territorit. Një person dhe funksionar me komunikim direkt me Berishën. Dua të di, itinerarin e denoncimit tuaj në këtë konjukturë më së pari, çfarë ndodhi? Pra denoncimin tuaj brenda radhëve të qeverisë, pa kaluar tek shpërthimi iu çështjes në media…

    Po, kam qenë drejtor për rreth 7 muaj, nga të cilat vetëm 3 muaj aktiv. Në fund të muajit të tretë kam dhënë dorëheqjen për tu larguar nga ai pozicion. Nuk po them çfarë kam bërë por vetëm përmbajtjen e sms-së që unë i kam dërguar Berishës si akt të dorëheqjes së parevokueshme. Teksti është ky: “Që në Ministrinë e Ndërtimit po vidhet në mënyrë të paskrupullt, kjo nuk ka më vend për diskutim. Zoti kryeministër, janë vetëm këta apo jeni dhe ju?”.

    Ky është momenti i largimit përfundimtar dhe ndërprerjes së marrëdhënies?

    Po. Por deri në këtë kohë ka pasur komunikime por që nuk dëshiroj të jenë objekt i kësaj interviste. Mesazhi i mësipërm flet për të tëra.

    Më intereson veçanërisht Bechtel. Ju personalisht, në ç’rrethanë e mësuat që Bechtel po vinte për të kapur një projekt të madh ndërtimi?

    Pas vitit 2007, në media ka pasur intervista e bashkëbisedime të shumta mbi këtë dinamikë. Nuk mendoj që ka interes kur e mora vesh unë. Dua të shpreh efektet që ka në ekonominë shqiptare ndërtimi i kësaj rruge në ato kushte.

    http://gazetadita.al/wp-content/uploads/2014/04/FAXI-HABILAJ-1.jpg
    Faksimile e dosjes hetimore të prokurorisë së Tiranës për rrugën Rrësheni-Kalimash
    http://gazetadita.al/wp-content/uploads/2014/04/Faksi-Faksi.jpg
    Faksimile e dosjes hetimore të prokurorisë së Tiranës për rrugën Rrëshen-Kalimash

    Përpara se të kalojmë tek efektet. Dua të di, atmosferën në zyrat e ministrisë së Transporteve, ndërsa Bechteli po kapte këtë projekt. Çfarë ndodhte aty, në ditët kur po gatuhej dhe konkretizohej projekti?

    Nuk ka pasur absolutisht atmosferë, sepse asgjë nuk është bërë në Ministrinë e Transportit. Nuk ka pasur atmosferë sepse askush nga administrata e ministrisë nuk është kontaktuar për këtë projekt. Marrëveshja për bërjen e asaj rruge në ato standarde nga Bechtel-Enka, është bërë në konspiracion të plotë, në mungesë absolute të dokumentacionit ligjor dhe pa dijeninë e askujt. Në mungesë të plotë të transparencës. Shqiptarët dhe administrata e ministrive të linjës dëgjuan mbi këtë projekt, vetëm kur unë bëra denoncimin publik të tij, nëpërmjet një pjesë shumë të vogël por të vendosur të medias së shkruar. Më tej, fillimet kryesisht mbi këtë denoncim, të procedimit penal, nga prokurori i Tiranës Ervin Karanxha. Pra këmbëngulja e një segmenti mediatik dhe vendosmëria e prokurorit Ervin Karanxha, së pari sollën në ambientin publik këtë kontratë, por akoma në treg nuk ishin ekspozuar në detaje argumentet mbi përmasat e aferës.

    Këtë moment e mbaj mend shumë mirë. Por është më interes të dihet, ju e mësuat projektin duke u informuar për shkak të pozicionit apo në të tjera rrethana?

    Të thashë, askush në administratën teknike shtetërore të ministrive të linjave nuk kishte dijeni mbi këtë aferë. Kjo aferë kishte vetëm një kontratë të nënshkruar vetëm nga tre vetë në konspiracion të plotë dhe disa të ashtuquajtura organe këshillimore apo tenderuese, të cilat përveçse kanë firmosur të ashtuquajtura procedura, asnjëherë nuk janë mbledhur. Ky problem u bë aq shqetësues sa edhe disa VKM që u hodhën në tregun mediatik për të provuar gjasme rregullsinë ligjore të procedurës, janë të gjitha VKM të tipit qarkullues. Janë vetëm 2 mbledhje të realizuara të Këshillit të Ministrave ku ka regjistrime dhe procesverbale mbi qëndrimin e ministrave, por VKM e tjera janë të pambuluara me regjistrime në sallën e Këshillit të Ministrave mbi procedurën e nxjerrjes së tyre. Po e sqaroj këtë moment për të kuptuar se sot e kësaj dite askush nuk mund të thotë që ka pasur dijeni për procedurat teknike apo ligjore. Sepse ato nuk ekzistonin. Edhe VKM-të që qarkulluan në fakt u fabrikuan, me defekte serioze, vetëm pasi plasi skandali. Këto dokumente kanë diçka të përbashkët, që vendimmarrjes së kulisës i dhanë karakterin e një vendimmarrje kolegjiale të Këshillit të Ministrave.

    Ndërkohë, në kuadër të pyetjes që më bëtë, ju sqaroj që në prokurori, denoncimi im nuk ka qenë për Kukës-Morinën, por ka qenë pa përjashtim, për të gjitha investimet që po realizoheshin në sektorin ujësjellës-kanalizime dhe rrugë nga ministria e Ndërtimit (MPPTT).

    Ju keni bërë daljen e parë publike për këtë çështje në vitin 2006 në ‘A1 TV’. Keni denoncuar kryesisht disa ndërtime ujësjellësish, por në prononcimin tuaj të parë e keni përmendur këtë projekt të Bechtelit shkarazi, por ama duke theksuar këtë fjali: “Kjo është gropa më e madhe e zezë e krijuar në buxhet. Do i shihni pasojat shumë shpejt”. Ju nga e dinit që ky projekt do krijonte këtë gropë të zezë, pa e parë projektin?

    Në momentin kur unë kam bërë denoncimin publik, natyrisht që kisha informacion tashmë të zbardhur në korridore teknike, sepse projekti kishte nisur të ekzekutohej në terren. Tre fakte serioze kisha konstatuar: Investimi po bëhej pa projekt dhe flitej për një investim ku është e pamundur të punohet pa projekt, pasi rruga kërkon detyrimisht projekt. E dyta, çmimet e punimeve tejkalonin disa herë çmimet e tregut. E treta, pagesa do të bëhej kundrejt faturave sipas orekseve të Bechtel-Enka.

    Shkurt, çfarë do sillte Bechtel-Enka shteti shqiptar do ishte i detyruar ta paguante. Nuk ekziston në botë asnjë kontratë që në parim të mundësonte “vjedhjen me ligj”. E thënë më shkurt, vetë kontrata është prova e kulluar e vjedhjes. Gjithë pjesa tjetër nuk është gjë tjetër veçse ekzekutimi ‘ligjor’ i vjedhjes. Pra po ju them, se unë personalisht, porsa më ka rënë kontrata në dorë, për mua u bë e qartë çdo gjë, sidomos përmasat e vjedhjes që ishte projektuar. Më tej, thjesht unë kam dhënë prova mbështetëse të cilat i gjeja kudo. Mjafton në mënyrë të përciptë të ndiqje elementë të zbatimit të projektit dhe situacionet që raportonin këtë realizim.

    Si me volumin e gërmimeve?

    Volumet e gërmimit të dherave ishin shumë arbitrare. Për ta risjellë dhe në këtë intervistë, volumet e gërmimeve të raportuara në këtë rrugë, ishin të njëjta me volumin e një kanali që vijonte gjatë gjithë gjatësisë së rrugës me përmasa 24 metra të thella dhe 22 metra të gjerë. Është pra sa një pallat 9 kate me dy shkallë me gjatësi që fillonte nga Rrësheni deri në dalje të tunelit të Kalimashit. Pra raportoheshin punime totalisht fiktive, me përmasa të paimagjinueshme, por ama nga ana tjetër për këto punime të parealizuara kurrë, dizbursoheshin milionat, që i vidheshin popullit shqiptar. Ky është vetëm një prej rasteve, të pa investiguara zyrtarisht që natyrisht në kushtet e reja, si filozofi vjedhje duhet të jetë pa kushte objekt i një investigimi profesional. Ju siguroj që do të dëgjoni çudira.

    Një nga momentet vendimtare në hetimin e kësaj çështje ishte raporti i KLSH-së, raporti i blindoi akuzat tuaja dhe hoqi çdo dyshim mbi faktin se ky projekt jo vetëm kishte abuzime, por dhe kosto të pa aplikuara ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. A ishte ky një tregues se shteti funksionoi pavarësisht presionit të qeverisë Berisha?

    Desha të theksoj, se vendosmëria e prokurorisë, profesionalizmi i prokurorit Ervin Karanxha, kurajo dhe guximi i tij, së bashku me kurajën dhe profesionalizmin e hartuesve dhe ekspertëve të KLSH-së kanë qenë dy ngjarje që për mua kanë lënë mbresa që më motivuan për të vazhduar këtë betejë, sepse nuk isha i vetëm. Problemi asnjëherë nuk ka qenë teknik, sepse përmasat e abuzimit ishin të tilla sa vetëm një regjim mund t’i mbulonte. Regjimi u përpoq të mbyllte gojën, por ja kur dolën disa persona të cilët nxorën në shesh një të vërtetë të madhe. Këtyre njerëzve ne duhet tu jemi mirënjohës. Jo thjesht që e provuan ligjërisht atë që kishte ndodhur, por sepse prodhuan një model që në Shqipëri ka njerëz që e duan këtë vend.

    Dakord, por prokurorët që e hetuan, çështjen, sot rezultojnë të izoluar nga organi i akuzës. Ndërsa të gjithë personat e implikuar në këtë dosje, u promovuan, zunë poste të larta administrative shtetërore. Mos është me kosto të mëdha patriotizmi në këtë vend zoti Meçaj?

    Edhe unë u përjashtova nga universiteti për paaftësi. Por megjithatë unë vazhdova betejën time. Edhe këta njerëz e vazhduan luftën e tyre dhe e di çfarë? Unë sot jam faqebardhë. Ashtu janë dhe ata prokurorë dhe ekspertë që e hetuan. Kjo është shumë për mua.

    A e fitoi Bechtel këtë betejë?

    Ata morën lekët, beteja quhet e fituar ose jo, nëse ajo vazhdon, kjo i mbetet organeve ligj-zbatuese ta gjykojnë. Personalisht, i përkas asaj pjese të shoqërisë shqiptare, që sot kam bindje që është në mazhorancë, që kërkojnë që shteti shqiptar të rihapë pa kushte hetimin mbi këtë aferë me pasoja jo thjesht korruptive, por me pasoja serioze mbi stabilitetin dhe sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

    Po si mundet që një korporatë amerikane, kompani e një shteti partner strategjik me ne, të na cenojë sigurinë kombëtare?

    Është një nga pyetjet që seriozisht më ka shqetësuar që prej momentin kur kam bërë denoncimin publik. Më erdhi keq që këtë tezë e konstatova në deklarime nga tribuna e parlamentit, shprehja e Berishës: “Do ndesheni me brirët e Bechtel-it” mbetet epike. Është një shprehje që certifikoi publikisht bashkëpronësinë në vjedhje. Aktualisht unë e kam të vështirë t’i jap përgjigje pyetjes suaj. Por ndërkohë, unë mund të argumentoj, pse pikërisht kjo aferë cenoi rëndë, sigurinë kombëtare të vendit tonë. Ndërkohë implikimin ose jo të demonstruar nga Berisha për “Bechtel-Enka” në këtë aferë mendoj që duhet ta japin organet kompetente. Unë sot kam bindje dhe argumente të plota, të vërtetoj që ky projekt ka qenë një aferë e madhe me pasojë dëme të mëdha në ekonominë shqiptare dhe duke qenë pjesë e shoqërisë shqiptare, kam mandat të mbaj qëndrim vetëm ndaj lidershipit të vendit tim.

    A mundet që lidershipi i një shteti të dobët si Shqipëria të përballojë korridoret nën ndikimin e korporatave si Bechteli apo të përballojë orekset e lobistëve të “Perandorisë Amerikane”?

    Do të desha që këtë çështje ta ezauroja me sa trajtova më sipër. Por meqenëse po këmbëngulni, do më lejosh të të jap një informacion, i cili deri më sot ka qenë konfidencial. Por po e bëj publik. Prej mbi dy vitesh, struktura të specializuara të shtetit amerikan, po investigojnë për këtë çështje. Pra duhet të jemi të bindur, se SHBA ka dhe përmasën e influencës së korporatave por ka dhe investigimin mbi shkeljet ligjore.

    Zoti Meçaj, këtu duhet t’iu ndërpres. Këto investigime që ju përmendni, kanë ndonjë efekt mbi Shqipërinë? Rezultati i investigimit i kthen gjë mbrapsht lekët e shpërdoruara të shqiptarëve? Apo lekët do i gëzojë Bechtel në çdo rast?

    Ju siguroj, se politika amerikane në Shqipëri, theksoj politika e shtetit amerikan, në 20 vitet e fundit ka dhënë efekte që nuk mund të maten me lekë. Edhe pse ato në një moment pretendojmë që janë marrë nga Bechteli, të jini të sigurt, që në një formë ose në një tjetër, mbas përfundimit të këtij investigimi të shtetit amerikan, ato do të rikthehen në Shqipëri. Në këtë kuadër personalisht do të doja të vlerësoja politikën e shtetit amerikan në Shqipëri, se sa aferat e mundshme edhe të kësaj përmase të korporatave ose individëve që përfaqësojnë shtetin amerikan. Që natyrisht në planin ligjor është problem i shtetit amerikan.

    Në këndvështrimin tuaj a e ka dëmtuar imazhin e SHBA në Shqipëri ky rast?

    Për të qenë transparent, vetë përqendrimi me tri pyetje për këtë çështje tregon që kemi të bëjmë me një fenomen që ka ngacmuar shumë ndërgjegjen e shqiptarëve. Këtij ngacmimi e theksova dhe më sipër ju shtua dhe deklarata e thënë publikisht në parlament që e ngatërroi akoma më tepër ndërgjegjen e shqiptarëve.

    Dua t’iu bëj një pyetje shumë konkrete. Dyshoni ndonjëherë se Berisha me këtë lëshim të fortë që i bëri Bechtel-it, në njëfarë mënyre, arriti të blejë me para konsensusin amerikan për një mandat 8 vjeçar të tij?

    Fatkeqësisht Po.

    Pra, korporatat në këtë rast fituan mbi shtetin i bie? Pse duhet të kemi besim tek investigimi i shtetit amerikan?

    Sepse keni parë në Shqipëri, në një moment të caktuar politik, një korporatë merr pushtet për të kapërcyer dhe parimet e organizimit të një shteti demokratik si SHBA. Theksova parimin, jo ligjin, ligjin po e po. Por, jeta nuk mbaron me kryerjen e aktit, jeta vazhdon me tezaurimin e tij, prandaj zbardha më sipër investigimin. Prandaj aktualisht opinioni shqiptar po ballafaqohet me afera të çuditshme të realizuara në 8-vjeçarin e fundit, që natyrisht po zbardhen dhe pritet të ndëshkohen. Mos kryerja e aktit të zbardhjes dhe ndëshkimit, na jep të drejtën që ne të themi: Korporatat fituan mbi shtetin.

    Përmendni termin ‘cenim i sigurisë kombëtare dhe stabilitetit’ kur komentoni kontratën me Bechtel-in. Mund të na detajoni ku është cenuar siguria sipas jush?

    Post 23 Qershori na nxori në pah një fenomen shumë serioz në stabilitetin e ekonomisë shqiptare. Së pari borxhe jashtëzakonisht të mëdha, e së dyti rënie drastike e fuqisë blerëse. Këto dy elementë që janë faktorët kryesorë të krizës ekonomike në Shqipëri, krizë e cila nëse nuk do të kishim përkrahjen e mekanizmave ekonomiko-politikë(natyrisht amerikan), Banka Botërore dhe FMN, do të bënte realitet ëndrrën e madhe të Berishës, skenarin grek. Kjo ishte një realitet, të cilin ne tashmë e kemi kapërcyer, por falë kësaj ndihme. Zanafilla e kësaj situate ka qenë viti 2007-2008-2009, kur një vend i vogël me një buxhet prej 3 miliardë dollarësh, merrte përsipër të realizonte me borxhe një investim me vlerë mbi 1.2 miliardë euro, me efiktivitet të rrugës gati zero. Për të mos thënë, me humbje. Kostot e mirëmbajtjes janë më të mëdha se fitimi që realizon ajo rrugë. Ajo që ka qenë më tepër shqetësuese, e që në analizën e çdo analisti të makro-ekonomisë, përbën zanafillën e një krize ekonomike, ishte rrëmbimi nga tregu shqiptar “cash” i një vlere mbi 600 milionë euro.

    Që për tregun shqiptar është një vlerë e rëndësishme apo jo?

    Për të kuptuar rëndësinë e tij, duhet kuptuar më së pari se çfarë është ky 600 milionë euro. Në studimet e mia, mbi abuzimet në segmentin Rrëshen-Kalimash, më rezulton se mbi 600 milionë euro janë pagesa për punë të pakryer. Pra janë lekë i thatë i dërguar jashtë Shqipërisë. Nuk janë lekë pagesë për punë që është kryer në terren. Të kuptohemi, nuk po flas për efektivitetin e investimit, por për kosto punimi. Këto lekë u paguan, e thënë shkurt, u morën nga buxheti i shtetit dhe ikën direkt jashtë. Kjo bëri, që për një punë të pakryer, Shqipërisë, tregut monetar ti iknin “cash” për 2 vite një sasi kolosale monedhe. Duke bërë që në dorë të qytetarit, të kishte sa më pak lekë. Duke bërë që gradualisht fuqia blerëse në Shqipëri të binte, me pasojë rënien e ekonomisë shqiptare. Ky vakum , për efekte politike në proces vazhdoi të mbushej me monedhë borxh duke sjellë atë efekt që ne e ndjejmë aktualisht sot. Borxhin drastik të shtetit shqiptar. Fundosjen në borxhe. Këtu konsiston cenimi i sigurisë kombëtare.

    Zoti Meçaj, ndërsa pasoja e kësaj kontrate dhe sidomos borxhi i shtetit shkonte thellë e më thellë, përgjegjësi kryesor i identifikuar nga prokuroria, ish-ministri Lulzim Basha, shkon lart e më lart me karrierën e tij. Si e vlerësoni këtë kontrast?

    Do të desha të përcillja qëndrimin dhe shqetësimin tim, problemi nuk është më tek Basha tashmë. Ajo që po penalizohet është Partia Demokratike. Basha është i kapur. Në mos sot, nesër kjo çështje, pa kushte do të hapet, jo se e kërkon politika, por e kërkojmë të gjithë ne. Ajo duhet zbardhur, sepse ajo çështje, ai hetim nuk është mbyllur asnjëherë, por thjesht është pezulluar. Për hir të së vërtetës, dosjen në prokurori, ka qenë aq e plotë dhe e saktë sa askush nuk mori kurajën të ndeshej me të për të mbyllur çështjen. E vetmja gjë që bënë “maestrot e jurisprudencës” ishte thjesht pezullimi për procedurë.

    Basha është pretendent për kryeministër. A mos vallë, kjo kosto që ai mori për këtë marrëveshje me Bechtelin, në një kuptim të caktuar përbën kolateral dhe mbështetje politike për të në korridoret amerikane nën influencën e Bechtel-it?

    Duhet të jesh naiv të mos kuptosh që Basha është kufoma më jetëshkurtër në politikën shqiptare. Projektet e lidershipit të PD-së, po fillojnë të ekspozohen, duke i hequr të drejtën të kandidojë për kryetar bashkie, sepse ai as më përpara e as sot e as nesër, nuk ka për të qenë ndonjëherë figurë konkurrente. Përkundrazi, ai do të jetë, mishi për top e do ti hidhet si kockë drejtësisë shqiptare për të shpëtuar lidershipi i vërtetë i PD-së. Por kjo gjë po mban realisht sot peng zhvillimet e brendshme në PD. Ky është problemi, jo e ardhmja politike e Bashës. Nuk e di sa e keni vënë re apo jo fytyrën e ngrysur të Bashës në këtë 10 ditëshin e fundit ku në eterin politik ka nisur të diskutohet rihapja e kësaj çështje. Ai nuk duhet t’ia faturojë këtë krim Partisë Demokratike, PD-ja është një vlerë kombëtare. Nuk mund të mbahet peng.

    Kam arsye ta dyshoj këtë që ju thoni. Kjo parti që ju e quani ‘vlerë’, arriti që Berishën ta mbante si ofertë dhe pasi ai shkaktoi kaosin me pasoja të rënda të vitit 1997. E çfarë problemi ka për PD-në mbajtja e Bashës, për më tepër me kaq pak implikim krahasuar me vitin 1997? Për më tepër, kur implikimin e ka bërë edhe për hir të “brirëve të Bechtelit”….

    Pyetja që ju bëni, e që përgjithësisht bëhet çiltër në ambiente publike, ngatërron konceptin institucional të PD-së, me konjukturën e momentit. Nuk është e vërtetë që e mbajti PD-ja Berishën, por është e vërtetë që Berisha ishte PD-ja. E natyrisht pagoi 8 vite në opozitë. Sot PD-ja përsëri nuk është parti e Bashës, ndërkohë që pas 8 vitesh qeverisje, ka vend fabula e bukur dhe e mençur popullore: “Kur më gënjen për herë të parë, faji është i yti, kur më gënjen për së dyti, përsëri faji është i joti, por për herë të tretë, faji është i imi”. Dhe ky popull nuk është budalla për tu gënjyer për herë të tretë. Këtë duhet të ketë parasysh demokrati shqiptar.

    Intervistoi: Habjon Hasani.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*