Dekriminalizimi, PD dhe PS nuk gjejnë kompromis për raportin e ‘Venecias’

September 14, 2015 13:11

Dekriminalizimi, PD dhe PS nuk gjejnë kompromis për raportin e ‘Venecias’

Në Komisionin e posaçëm parlamentar për Dekriminalizimin, deputetët e maxhorancës dhe opozitës kanë debatuar për përfshirjen e raportit të Komisionit të Venecias në propozimin e projektligjit të PD-së.

Kryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se raporti i Komisionit të Venecia do të jetë udhërrëfyesi i këtij procesi dhe ka shtuar se çdo propozim i shumicës do të jetë i mirëpritur.

Nënkryetari socialist i komisionit, Taulant Balla propozoi që dy anëtarë të grupit të merren me përmbledhjen e raportit dhe që ndryshimet kushtetuese të përfshihen në reformën në drejtësi.

“Propozoj që dy anëtarë të komisionit të posaçëm, nga mazhoranca zonja Hysi dhe nga opozita njëri prej anëtarëve, brenda një kohe të shkurtër të na bëjnë një përmbledhje të raportit të ardhur nga komisioni i Venecias dhe pastaj gjetjet që do të bëjnë dy kolegët të jenë udhërrëfyesi për të shqyrtuar edhe propozimet që do të vijnë. Propozimet që kanë ardhur nga ana juaj dhe propozimet që do të bëjmë edhe ne”­ deklaroi Balla.

Ky i fundit ka hasur në kundërshtimin e kryetarit Bylykbashi, i cili ka theksuar se, punët e dy komisioneve, atij në drejtësi dhe atij të dekriminalizimit, duhet të jenë të ndara.

September 14, 2015 13:11
Komento

9 Komente

  1. METEH September 14, 13:28

    Ligji per ref.ne drejtesi nuk behet kurren e kurres me kete PD.Te dy palet ja kane me hile njera-tjetres.Ligji duhet te behet nga nd/kombetaret komplet dhe te miratohet ne kuvend,duke e mbajtur pergjegjesine ata dhe jo partit,ndryshe ne kete vend nuk behet drejtesia.

    Reply to this comment
  2. TROLLNA September 14, 13:55

    O”METEH”,nuk e peson PD me kete ligj,por PS.Dihet se kush eshte ne PD i Kriminalizuar dhe dihen sa shume ka PS-LSI.Po u zbatua ai qe ka dhene komisioni i Venecias,duhet te shkrihet parlamenti dhe 90% e ketyre deputeteve duhet te perfundojne ne burg,prandaj nuk do “RINGJALLJA” e se keqes,sipas eksperiences se Saliut. A ME KUPTOVE?????????……

    Reply to this comment
  3. Juglindori nga Korça September 14, 14:46

    Trollna , sikur maxhioranca te kete , fjala vjen (po ja fus kot) , edhe 20 deputete me te kaluar inkriminuese , prape se prape kjo nuk eshte asgje perpara akuzave qe bijen mbi opoziten , sepse ne baze te ketyre akuzave , nga rradhet e opozites , jane dirrekt te implikuar kryetari i opozites Basha dhe sekretari i saj Ristani . Per kete te fundit , tashme , dihet qe eshte denuar me vendim perfundimtar gjykate per korrupsion , madje ka qene edhe ne burg . Per Bashen . Maxhioranca do te fuse ne ligjin e dekriminalizimit , edhe perjashtimin nga çdo funksion i larte , edhe te personave qe i kane shpetuar denimit per tejkalim te afatit hetimor , siç eshte rasti i Lulezim Bashes , i akuzuar per zhdukjen e 240 milion dollareve ne rrugen e Kombit . Disa dosje te ish ministrave te opozites , sot deputete , ndodhen ne prokurori , dosja per krimet e pa numurta e te pa fundme , deri ne vrasje personi e grup personash , grusht shteti e te tjera krime te renda per Sali Berishen , eshte ne pergatitje e siper .
    Ne baze te ketyre fakteve , zoteri , je i lutur te besh bilancin e pasojave te dekriminalizimit : kush del me i demtuar nga ky ligj , maxhioranca qe humbet 20 deputete , te cilet zevendesohen nga lista zgjedhore dhe mbetet mbrapa vetem nje pasoje morale e politike , apo opozita , qe humbet kryesine e Partise Demokratike (kryetarin e sekretarin) , disa deputete ish ministra dhe burgosjen e themeluesit dhe shkaterruesit te saj Sali Berisha , prapa hekurave ? I bije qe , me aplikimin e ketij ligji , Partia Demokratike , te shperndahet plotesisht dhe te rikrijohet nga e para . Pse , si kujton ti zoteri e ca te tjere si ti , opozita na hengerka buke dhe mazhioranca , hengerka bar , me gjithe ate numur te pa llogaritur votash e 85 , a me shume deputete , qe ka ne dispozicion ? Mjere i dobeti – ka thene dikush para 75 vjetesh .

    Reply to this comment
  4. . September 14, 15:52

    —————————————————————–

    Urgjent reforma “rrenjesore” ne Drejtesi qe eshte kalbur ne korrupsion …

    e imagjinoni Shqiperine pa “Veriore” ?

    ——————————————————————————————-

    Reply to this comment
  5. SuloKapedani September 14, 18:47

    Dekriminalizimi duhet te filloje nga saleshi dhe lul persheshi bashke me lugetrit e tjere tru shplare.Fjalet e teperta nuk vlejne.

    Reply to this comment
  6. peoples September 14, 19:55

    Te kerkoj Strazimiri dekriminalizim do te thote qe prifti te predikoje ne xhami .Mjere Shqiperi qe pret nga Strazimiri….

    Reply to this comment
  7. Ligji. September 15, 01:15

    Te dy partite PS,PD kane te inkriminuar.Keta nuk pastrohen nga ky lloj parlamenti, vetem prokuroret nderkombetare e bejne kete pune sakte.
    Ata pushojne llallen,qe ka mbrojtur te inkriminuarit.Qe ketu fillon kjo pune,s’dihet ku mbaron.

    Reply to this comment
  8. emigranti September 15, 07:56

    Mafiozet nuk mund te bin dakord per nje ligj te tille prandaj do te sjellin nje ligj qe ata te kene mundesine qe te mos i Kap ky ligj

    Reply to this comment
  9. riti September 15, 09:45

    Propozimet e p,d, per dekriminalizimin ;1- Te dekorohen ngritesit e firmave piramidale ne kohen tone , 2- te dekorohen urdheruesit e armatosjes se sipatizanteve tane ,3-te dekorohen pjesemarresit ne grushtin e shtetit 1998 ,4 -te dekorohen drejtuesit e furnizuesit e fabrikes se Gerdecit ,5- te dekorohen urdheruesit , vrasesit e manipuluesit e vrasjeve te 21 janarit ,,6-te dekorohen te gjthe ish te denuarit tane qe sot kerkojne DEKRIMINALIZIM , Vetem keshtu do e miratojme ne dekriminalizimin shto dhe ; Te futen ne burg drejtuesit e p,s dhe bashke koalicionisteve qe parlamenti te mbese i paster vetem me ne te p,d, ku here pas here ne te te vije e te ligjeroje dhe mjaugullije dhe plaka Doris Pak aleatja jone me e madhe , Pa u permbush keto 6 pika ne dhe zonja Pak nuk do ta miratojme votimin e DEKRIMINALIZIMIT , RRofte Shqiperia ,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*