Dekriminalizimi, PD: Kemi listën me 130 zyrtarë ish-të dënuar

May 25, 2016 10:39

Dekriminalizimi, PD: Kemi listën me 130 zyrtarë ish-të dënuar

Partia Demokratike ka bërë publike një listë me 130 emra zyrtarësh të cilët sipas saj rezultojnë me rekorde kriminale dhe që kanë qenë të dënuar në Shqipëri dhe jashtë saj. Për këtë PD i ka kërkuar ministrit të Brendshëm që të bëjë verifikimet.

“Materialet që disponon Ministria e Brendshme, apo Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit që vërtetojnë se shtetasit e përfshirë në listën e mëposhtme janë dënuar me vendim gjykate në Republikën e Shqipërisë apo të gjykatave të shteteve të tjera, duke specifikuar numrin e vendimit të gjykatës, gjykatën që ka marrë këtë vendim, llojin e veprës penale për të cilin është dënuar nga gjykata, koha kur është dënuar dhe masën e dënimit të shoqëruara me fotokopjen e vendimit të gjykatës”

Kërkesa e Komisionit Hetimor “Për verifikimin e emërimeve në administratën shtetërore”, i drejtuar nga Genc Pollo, i është drejtuar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe për dijeni drejtori të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, të cilëve u kërkon informacione të detajuara për listën me 130 emra.

May 25, 2016 10:39
Komento

1 Koment

  1. TJ May 25, 11:22

    Ne liste i pari te jete Berisha! Meta i dyti! Ministrat berishiane duhet te jene pas Metes duhet familja Berisha!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*