Dekriminalizimi, sot afati i fundit për dorëzimin e formularëve

May 4, 2016 20:10

Dekriminalizimi, sot afati i fundit për dorëzimin e formularëve

Nëse  të zgjedhurit publik përfshirë edhe zyrtarët e administratës publike nuk do kenë dorëzuar formularin e dekrimanilizimit brenda orës 16:00 të ditës së sotme që përcaktohet si orar zyrtar ,rrezikojnë të humbasin vendin e punës.

Ndërkohë Departamenti i Administratës Publike  ka shtuar sportelet për të lehtësuar procesin e plotësimit të formularit, dhe shton se kush nuk e dorëzon, largohet nga detyra. Dorëzimet e formularëve  sipas KQZ vetëm disa orë para mbylljes së afatit zyrtar janë intensifikuar dhe se tashmë kanë mbetur edhe shunmë pak persona pa i dorëzuar ende.

Formulari për modelin e të cilit u deshën orë të gjatë negociatash mes palëve nis me plotësimin e gjeneraliteteve aktuale që mban personi në fjalë, vazhdon me deklarimin e gjeneraliteteve të tjera nëse ka, Pika e tretë është dëshmia penale ku pyetet nëse ndaj ti ka pasur ndonjë herë vendim gjyqësor të prerë nga drejtesia shqioptare apo e huaj,  dënim me burgim me vendim gjyqësor jopërfundimtar nga një autoritet shqiptare dhe te  huaj; hetim ose gjykim nga ndonjë autoritet shqiptar apo i huaj nëse   është lëshuar ndonjëherë urdhër kërkimi ndërkombëtar ndaj tij për ndonjë vepër penale; është dëbuar nga ndonjë shtet i huaj;  dhe nese ka jetuar më shumë se një muaj në ndonjë shtet të huaj. Otret e fundit te vetedeklarimit kane qene vendimtare edhe per 9 ministra dhe 40 deputete qe deri te premten e javes se shkuaer nuk i kishin dorezuar formularet, pasi kishin ne dispozicion vetem te marten dhe te merkuren deri ne oren 16.

May 4, 2016 20:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*