Dekriminalizimi-Vetëm 6 mijë nëpunës e kanë dorëzuar formularin

April 25, 2016 13:42

Dekriminalizimi-Vetëm 6 mijë nëpunës e kanë dorëzuar formularin

Nga 20 mijë nëpunës të administratës publike që e kanë detyrim plotësimin e formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, deri më sot këtë dokument e kanë plotësuar vetëm 6 mijë prej tyre.

Burime  nga DAP bënë të ditur për ATSH-në, se afati fundor për plotësimin e këtij detyrimi ligjor është data 4 maj, ndërsa më pas punonjësit e administratës do të përballen me masa të rënda, që shkojnë deri në largim nga puna.

Pak ditë më parë, ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito i bëri apel punonjësve të administratës që brenda datës 5 maj të kenë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit, në të kundërt do të penalizohen me largim nga puna.

Plotësimi i formularit të vetëdeklarimit është detyrim për nëpunësit e administratës publike, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit dhe akteve nënligjore, që i hapin rrugën zbatimit të ligjit.

April 25, 2016 13:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*