DEL E VËRTETA / Pornostarja i ka paguar Trumpit 130 mijë USD që të mos flasë

January 22, 2018 10:00

DEL E VËRTETA / Pornostarja i ka paguar Trumpit 130 mijë USD që të mos flasë

Pas disa aludimesh, lajmesh të rreme dhe përgënjeshtrimesh nga shumë palë, dje ka dalë në shesh e vërteta mbi marrëdhënien e supozuar sekrete mes presidentit amerikan Donald Trump dhe pornostares së famshme Stormy Daniels.

Burime të nxehta konfirmojnë se kanë të dhëna që ylli i filmave të supershikuar mund të ketë paguar 130 mijë dollarë për të mbuluar faktin e një takimi intim me Donald Trumpin.

“Dokumente të reja ligjore dëshmojnë se zonja Daniels i ka paguar shifrën e majme Trumpit, që ky të mbajë heshtje të plotë mbi një takim të viteve më parë mes tyre. Duket se publikimi i këtij lajmi do shkatërronte karrierën dhe reputacionin tashmë të konsoliduar të zonjës Daniels”, deklaroi burimi për shtypin amerikan.

Më tej, rezulton se protagonistja e filmave kult të zhanrit, si “Në gjirin e shoqërisë”, “Mes 69-s dhe 96-s” apo “Cica që ndodhin”, ka qenë kaq e dëshpëruar në mosdaljen e këtij skandali, saqë edhe në dokumentet e marrëveshjes gjatë pagimit të parave për Trumpin, ka përdorur pseudonim për të ruajtur identitetin.

Por skandali nuk ngelet me kaq. Ndërkohë janë identifikuar edhe të paktën katër femra të tjera në porno-industri që kanë paguar secila mbi 100 mijë dollarë në kohë të ndryshme, për të varrosur historitë e tyre intime me Donald Trump.

“Është e qartë se publikimi i kësi lloj ngjarjeve me Trumpin në fokus, do shkatërronte karrierën e këtyre femrave, dinjitetin dhe personalitetin e tyre”, shtoi burimi.

Gjithsesi, ende avokatët e zonjës Daniels këmbëngulin se çdo insinuatë mbi një marrëdhënie seksuale mes pornostares dhe zotit Trump është “as më pak e as më shumë, një tentativë e turpshme dhe e urryer për të hedhur baltë mbi figurën e saj”.

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Por ndonjëherë, ngjarje të jetës reale janë shumë më satirike dhe ne nuk i sfidojmë dot.

January 22, 2018 10:00
Komento

1 Koment

  1. Arben January 22, 13:15

    Repuracionin e kane ngritur, duke i lejuar Trumpi qe “t’ja ngrene” atij me pare. Se i paguan ndonje dhurate te vogel, prape faleminderit t’ja dine.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*